Politikë

2 javë-2 qëndrime! Berisha "zbutet": Shkrirja e SPAK? Interpretim jashtë konteksti

Sot në një dalje nga selia blu, kryedemokrati Berisha tha se nëse Partia Demokratike vjen në pushtet nuk do të lejojë që Shqipëria të ketë një prokurori politike.

k.m.

2 javë-2 qëndrime! Berisha "zbutet": Shkrirja e SPAK?

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha duket se ka ndryshuar qëndrimin e tij në lidhje me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ose të paktën e ka "zbutur" retorikën e tij ndaj SPAK. Sot në një dalje nga selia blu, kryedemokrati Berisha tha se nëse Partia Demokratike vjen në pushtet nuk do të lejojë që Shqipëria të ketë një prokurori politike. Duke lënë kështu të kuptohet se "shuarja/shkrirja" e SPAK janë fjali të nxjerra nga konteksti. 

"Tani, nuk duhet, mendoj unë, të bëjmë interpretime jashtë kontekstit. Ajo që kam deklaruar dhe deklaroj unë, se kurrë në qeverisjen e PD, Shqipëria nuk do të ketë prokurori politike. Këtë ta ketë të qartë çdo qytetar shqiptar. Prokuroritë politike janë prokurori diktaturash. Por, unë ftoj qytetarët, meqënëse është një gjeneratë e tërë që nuk ka jetuar diktaturën dhe më shumë, të mos harrojnë se gjatë diktaturës prokuroria staliniste e pushtetit të Enver Hoxhës, krahas dënimeve politike, jepte me dhjetëra, qindra dhe mijëra dënime për krime jopolitike ordinere. Për ata që e riujtojnë atë kohë, Skapi sot bën të njëjtën gjë krahas dënimeve politike për llogari të Edi Ramës jep dhe dënime të tjera. Por, e para ishte prokurori politike, dhe e dyta është po kështu kaq politike. Dhe kështu, Shqipëria një vend i lirë, sovran i pavarur nuk mund të ketë kurrë, dhe nuk do ketë kurrë prokurori politike. Kjo është përgjigja ime për qytetarët shqiptarë,"-tha Berisha sot nga selia blu.

Por po këtë muaj, më datë 17 shkurt, kur shkoi në SPAK për të respektuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje", Berisha e tha hapur se qëllimi i tij është shkrirja e SPAK. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme nuk do të ekzistojë më për shkak se ëshët një institucion i dalë nga kontrolli, ndaj edhe duhet "shuar me çdo kusht".

"Të njëjtin fat me bandat do kenë prokurorët që janë të lidhur me bandat. Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Unë ndjej keqardhje se rrëmbeheni nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli, është një institucion për t’u shuar me çdo kusht. Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që ky kontrollon telefonat e gjykatësve speciale, ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hitleri nuk e kanë pasur ndryshe. Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjet? Merr fund që këtu,"-tha Berisha jashtë SPAK.


Por ç'ka ndodhur? Pse krejt papritur kryedemokrati zbuti qëndrimin e tij? Pse pikërisht tani kur prej disa ditësh replikon në distancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e shkrirjes së SPAK? Rama disa herë i ka kthyer përgjigje duke u shprehur se PD nuk i ka votat për "zhdukjen" e SPAK, e Berisha nuk e ka korrigjuar kurrë se e kishte nxjerrë nga konteksti. Pse pikërisht tani?/ZËRI

Poll

MOS HUMB