Politikë

Hapen 218 kuti! Dita e 3-të e rinumërimit të votave të Tiranës, si ndryshon rezultati

Deri më tani PD ka humbur 107 vota, ndërsa PS 105.

F.I
Hapen 218 kuti! Dita e 3-të e rinumërimit të votave të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Deri më tani janë hapur 218 kuti nga 1282 në total, ku janë konstatuar disa gabime, duke rezultuar se dy partitë kryesore PS dhe PD po humbasin vota. Nga ky proces, deri më tani PD ka humbur 107 vota, ndërsa PS 105. Lëvizjet për partitë e tjera kanë qenë minimale.

Hapen 218 kuti! Dita e 3-të e rinumërimit të votave të
TABELA

Ende nuk ka ndikim te ndarja e mandateve të partive politike apo te renditja e kandidatëve fitues në listën e hapur. Procesi i numërimit bëhet nga punonjësit e KQZ-së dhe parashikohet të mbyllet brenda tetë ditëve. Rinumërimi i kutive u bë pas kërkesës së opozitës e mbështetur nga dy anëtarët e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), Elvis Çefa dhe Ledio Braho.

Poll

MOS HUMB