
TIRANË-Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama si çdo javë, edhe këtë të mërkurë iu është përgjigjur kritikave të ndjekësve në lidhje rritjen e turizmit në Shqipëri. Një komentues i shkruan se Shqipëria po shfrytëzohet nga turistët për çmimet e lira krahasuar me vendet si Greqia dhe Kroacia të cilat janë kthyer në destinacione shumë të shtrenjta.
Rama u shpreh se sa i përket shifrave, ato nuk janë në terma absolutë, por se sa është rritur numri i tyre gjatë viteve të fundit. Kreu i qeverisë theksoi se Partia Socialiste do të jetë dhe disa vite në pushtet, të paktën derisa Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Edi Rama: Postova tabelën e UN Turizëm ku janë vendet e OKB dhe disa miq kishin disa gjerë ndryshe për të thënë. Këtu flitet për rritje krahasimisht me vitet e mëparshme. Nuk mund të krahasohemi me Francë dhe Turqi. Këtu flitet se kush është rritur më shumë me vitin që lamë pas. Duhet të gëzoheni për këtë rritje për turizmin. Qeveritë venë e vinë edhe pse kjo e PS do të rrijë për të paktën dhe ca vite deri sa ta fusim vendin në BE. Këtu flitet se cili vend është zhvilluar më shumë në krahasim me vitin që lamë pas, që është rritur në raport me vetveten. Pavarësisht se ti të mos e duash këtë qeverinë time të poshtër, nuk duhet të pengojë që të gëzohesh për Shqipërinë. Qeveritë venë e vinë, por kjo e PS do jetë dhe ca vite këtu, sa të fusim Shqipërinë në Bashkimin Evropian, të paktën. Por tek e fundit Shqipëria mbetet përjetë dhe kur Shqipëria shkëlqen në një drejtim si ky i turizmit s’ke pse ia kursen vetën një buzëqeshje mor Paulin (komentuesi).