
TIRANË- Opozita e ka një plan për nesër, por nuk e ka ndarë me gazetarët. Mesditën e sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mbledhur kolegët për të dhënë "instruksionet e fundit" për atë që do të ndodhë në seancën e nesërme plenare. Në dy seancat e fundit parlamentare deputetët e PD-së, shumica prej tyre tashmë të përjashtuar, kanë shkaktuar tensione dhe përplasje në Kuvend, madje kanë djegur edhe karriget e Kuvendit.
Por se çfarë do të ndodhë nesër, Bardhi nuk e ka zbuluar detaje.
“PD e konsideron veprimin e mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës si akt provokimi të papranueshëm. Askush nga deputetët tanë nuk i nënshtrohet vendimeve personale të Ramës. Akt anti-kushtetues që kemi vendosur të mos t’i nënshtrohemi. Të gjithë nesër do të jemi në seancë plenare,”- tha ai.
PJESË NGA KONFERENCA:
Bardhi: PD e konsideron veprimin e mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës si akt provokimi të papranueshëm. Askush nga deputetët tanë nuk i nënshtrohet vendimeve personale të Ramës. Akt anti-kushtetues që kemi vendosur të mos t’i nënshtrohemi. Të gjithë nesër do të jemi në seancë plenare Të na detyrojnë që për 2 muaj të mos ushtrojmë mandatin e deputetit është një akt anti-kushtetues, pra edhe njëherë ne do të jemi nesër në Kuvend.
Që në mëngjes, që në orën 9?
Bardhi: Këto janë detaje që nuk përbëjnë interes për qytetarët. Grupi i PD do të paraqitet nesër. Edi Rama mund të na vërë para Policinë dhe ushtrinë.
Dy ditë më parë, opozita organizoi edhe një protestë në Tiranë, aksione të cilat vijnë pas dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji, për kallëzim të rremë. Deri më tani, janë njoftuar edhe protesta të tjera, e po ashtu kryedemokrati Sali Berisha foli edhe për greva urie dhe nguijme. Megjithatë edhe ai u treguar "hermetik" në dhënien e detajeve për mediat./ZËRI