Politikë

FOTOLAJM- Kush janë politikanët që iu bashkuan trendit "Ghibli"

Me trendin janë përshtatur kryedemokrati Sali Berisha, por edhe disa socialistë, mes tyre: Belinda Balluku dhe Erion Braçe.

k.m.
FOTOLAJM- Kush janë politikanët që iu bashkuan trendit
Foto ilustruese

TIRANË- "OpenAI" ka prezantuar një veçori të re në "ChatGPT", e cila u lejon përdoruesve të transformojnë memet e internetit dhe fotot personale në stilin e famshëm të Studio Ghibli. Në këtë trend janë përfshirë edhe shumë politikanë, të huaj, por së fundmi edhe shqiptarë.

Me trendin janë përshtatur kryedemokrati Sali Berisha, por edhe disa socialistë, mes tyre: Belinda Balluku dhe Erion Braçe. Ndërsa për politikanët e huaj, më i preferuari për t'u kthyer në një "anime" është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Këtë të fundit e kanë konvertuar në një anime në shumë momente epike të tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Por përdorimi i këtij opsioni të AI ka shkaktuar edhe "probleme". Aq saqë kompania është detyruar të vendosë kufizime të përkohshme për shkak të ngarkesës.

“Është kënaqësi të shohim entuziazmin e njerëzve për imazhet e gjeneruara në ChatGPT, por GPU-të tona po mbingarkohen,”- tha CEO i OpenAI, Sam Altman, pa dhënë detaje mbi kufizimet specifike.

Studio Ghibli është një studio japoneze animacioni me qendër në Koganei, Tokio. 4 nga filmat e studios janë ndër dhjetë filmat artistikë japonezë me fitimet më të larta ; Spirited Away është i treti, duke fituar 31.68 miliardë jen në Japoni dhe mbi 380 milionë dollarë në mbarë botën.

Nën shkëlqimin e regjisorëve vizionarë të animacionit Hayao Miyazaki dhe i ndjeri Isao Takahata, dhe producentit Toshio Suzuki, filmat e studios janë të njohur për klasikët e përjetshëm si My Neighbor Totoro, Kiki's Delivery Service dhe Ponyo ; dhe kanë fituar çmime të panumërta ndërkombëtare, duke përfshirë një Academy Award për Animacionin më të Mirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB