Politikë

"Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal tokën", Rama: Akti i policisë private i neveritshëm

Nga mbledhja e Grupit të PS-, Rama iu drejtua qytetarëve, duke deklaruar se e kupton zemërimin e tyre dhe se do të kishte reaguar njësoj nëse do të ishte në vendin e tyre.

zh.ll
"Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen mbi zhvillimet e fundit pas protestave dhe incidenteve të dhunshme në Zvërnec. Nga mbledhja e Grupit të PS-, Rama iu drejtua qytetarëve, duke deklaruar se e kupton zemërimin e tyre dhe se do të kishte reaguar njësoj nëse do të ishte në vendin e tyre.

Sa i përket incidenteve të dhunshme, Rama e dënoi tërheqjen zvarrë të protestuesit nga rojet private, duke e cilësuar këtë akt si të neveritshëm.

"Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejte për ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht, pas aktit të neveritshëm të tërheqjes zvarrë të protestuesit në Zvërnec. Ju kam lexuar e dëgjuar, madje iu siguroj që edhe unë do revoltohesha e rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryesisht ndaj kryeministrit.

Sepse do më dukej e tmerrshme që dosa rojë private në sytë e policisë, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin si kafshë nga jashtë Brenda, një njeri, ta tërhiqnin zvarrë e më pas policia të thoshte që u fut vetë, në vend që ti kishte arrestuar në vend ata.

Ju mirëkuptoj dhe mbase duke patur parasysh se çfarë kam bërë kur isha në anën tjetër të barrikadës, do kisha bërë dhe më keq se ju. PO të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se shteti po i’ua fal të huajve.

Sjellja e kompanisë së sigurisë ishte e neveritshme dhe jo më pak e neveritshme ishte sjellja e drejtuesve të sigurisë vendore, gjë për të cilën ka pasur reagim të menjëhershëm nga ana e lidershipit të Policisë së Shtetit, qoftë me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Vlorës dhe vendosjen nën hetim të gjithë zinxhirit, heqjen e licencës së kompanisë, arrestimin dhe ndjekjen penale të sigurisë. Nuk di se çfarë tjetër mund të bëjë shteti. Nuk ka asnjë relativizim të dhunës, edhe për atë relativizim, u kërkua ndjesë, u bë edhe shkarkimi dhe vendosja nën hetim e gjithë zinxhirit”, shprehet Rama.

Poll

MOS HUMB