GREQI- Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë ka reaguar pas protestës së djeshme të banorëve të Pishë-Poro Nartës të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik në këtë zonë. Banorë, aktivistë dhe qytetarë u përballën me dhunë nga policia private që ndodhej pas zonës së rrethuar.
Ministria greke në deklartën e saj shprehet në mes të lënduarve është edhe një shtetas grek. Ndër të tjera Ambasada Greke në Shqipëri kërkon zbardhjen e plotë të incidentit dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës, ndërkohë që thekson se duhet vënë theksi edhe te mbrojtja e të drejtave të të anëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek në Shqipëri
“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet e ndodhura më 30 maj 2026 në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë protestës së banorëve për të drejtat e tyre pronësore, mes të cilëve ndodhej edhe një shtetas grek që mbeti i plagosur”, thuhet në reagimin zyrtar.
Bëhet me dije se Ambasada e Greqisë në Tiranë i ka ardhur në ndihmë shtetasit grek me asistencë konsullore dhe mjekësore./ZËRI