TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas protestave të zhvilluara kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Paloka është i vetmi demokrat i cili ka reaguar lidhur me protestën, por në deklaratën e tij nuk dënon aktin e dhunës ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet privatë të Major Security.
Paloka i quan protestuesit ‘spurdhjakë’ që votojnë kreun e qeverisë Edi Rama dhe kërkojnë llogari nga opozita. Opozita ka rolin kryesor në demokraci, ku supozohet të monitorojë atë çfarë ndodh brenda një qeverisjeje dhe të denoncojë shkeljet duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve, por në rastin e Zvërnecit, Paloka e ka hequr përgjegjësinë e demokratëve dhe bën fajtor qytetarët, për votat që i kanë dhënë qeverisë.
"Vite e vite që ju bëjmë thirrje të reagojnë, të mos presin derisa e keqja t’ju shkojë tek dera, po spurdhjakët votën ja japin Ramës dhe llogari i kërkojnë opozitës!"
