Politikë

Çfarë ndodhi në Napoli? Rama kap të riun nga qafa teksa zbret nga avioni, shoqërohet nga Policia italiane…

Burimet për ZËRI-n bëjnë të ditur si i riu i është drejtuar kryeministrit duke i thënë “Mos u kthe më, o burrë, se boll dëm ke bërë” gjatë momentit të zbritjes nga avioni.

M.K.

 

Çfarë ndodhi në Napoli? Rama kap të riun nga qafa teksa
EDI RAMA

NAPOLI- Pasditen e së hënës në Aeroportin e Napolit kryeministri Edi Rama është filmuar duke zbritur nga avioni së bashku me një të ri i cili pak çaste më vonë është marrë në shoqërim nga policia italiane. Pamjet të siguruara nga një qytetar që ndodhej në avion tregojnë Ramën dhe të riun teksa zbresin nga shkallët e avionit. Në video kryeministri duket se e mban të riun nga pjesa e qafës, ndërsa pranë tyre ndodhen efektivë të policisë italiane.

Në pamjet e ndara nga JOQ, shihet një icident që është përfshirë kryeministri i vendit Edi Rama. Burimet për ZËRI-n bëjnë të ditur si i riu i është drejtuar kryeministrit duke i thënë “Mos u kthe më, o burrë, se boll dëm ke bërë” gjatë momentit të zbritjes nga avioni. "Të zhduka", i ka thënë Rama, ku mësohet se i riu i është drejtuar "Më rr* le*t".

Rama ia dorëzon të riun efektivëve italianë të cilët e shoqërojnë drejt një automjeti policie. ku i riu futet më pas në automjet dhe largohet nga zona.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me arsyen e saktë të shoqërimit të të riut. Nuk është e qartë nëse ndërhyrja e policisë ka ardhur si pasojë e fjalëve fyese të pretenduara apo nëse ka pasur një incident tjetër përpara momentit të regjistruar në video.Rrethanat e plota të episodit mbeten të paqarta.

Çfarë ndodhi në Napoli? Rama kap të riun nga qafa teksa/ZËRI

Poll

MOS HUMB