Politikë

'Do të shkrijnë SPAK', Rama: S’ka njeri që vjen nga Amerika me makiazh trampist, të na marrë fitoren

Sipas tij ardhja e këshilltarit të ri të fushatës së PD-së Christopher Joseph LaCivita nuk do të ndryshonte asgjë. 

F.I
'Do të shkrijnë SPAK', Rama: S’ka njeri që vjen
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka komentuar edhe deklaratat e Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit. Rama komentoi sërish deklaratën e opoztës për shkrirjen e institucioneve të drejtësisë, por këtë herë ironizoi edhe pjesëmarrjen e Chris LaCivita. Sipas tij ardhja e këshilltarit të ri të fushatës së PD-së Christopher Joseph LaCivita nuk do të ndryshonte asgjë. 

Edi Rama: Interesi ynë është shumë i madh për t’u lënë në drejtim të paditur dhe në këto momente, qoftë sa i përket BE qoftë sa i përket NATO-s, zëri ynë dhe siguria jonë e brendshme, i vendosur stabël dhe i palëkundër nga kuak kuak kuak, është themelor. Kur ne të bëhemi anëtar të BE-së do të jetë e rëndësishme se kush qeverisë, për ata. Ka shumë rëndësi se kush qeverisë në Shqipëri për të ardhmen e shqipërisë dhe reformën në drejtësi. Ne jemi garancia sepse të tjerët do e shkrijnë SPAK. Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i kanë më të mëdha sesa lidhjet e tyre me intersat kombëtare dhe interesin publik. Këto forca i njeh gjithë shqipëria dhe gjithë bota. Nuk ka turistë që vjen me kushedi çfarë page nga amerika për të bërë një makiazh trampist të votave që ndryshon atë thelb. Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes tyre dhe nesh. Ne nuk jemi Bosnjë Hercegovina. Por duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë që kemi patur ndonjëherë.

Chris LaCivita do të drejtojë fushatën zgjedhore të PD-së në zgjedhjet e 11 majit. Ai shërbeu si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë./ZËRI

Poll

MOS HUMB