Politikë

Dhuna në Zvërnec! Figurat politike të PS dënojnë aktin: Krim! Forca nuk buron nga 'maska'

Pamjet e ndara nga ZËRI, ku banori tërhiqet zvarrë nga rojet private të sigurisë 'Major Security', gurët e hedhur drejt pritestuesëve dhe spraj me piper, i cili nuk kurseu as forcat e rendit, janë dënuar ashpër edhe nga figurat politike. 

F.I
Dhuna në Zvërnec! Figurat politike të PS dënojnë aktin:
figurat politike

VLORË-Dhuna ndaj banorëve në protestën e zhvilluar një ditë më parë kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka nxitur debat të gjerë publik. Pamjet e ndara nga ZËRI, ku banori tërhiqet zvarrë nga rojet private të sigurisë 'Major Security', gurët e hedhur drejt protestuesëve dhe spraj me piper, i cili nuk kurseu as forcat e rendit, janë dënuar ashpër edhe nga figurat politike të qarkut të Vlorës dhe jo vetëm. 

Deputetja e Partisë Socialiste në Vlorë, Briseida Çakërri, me anë të një reagimi në rrjete sociale, krahas pamjeve ku banori u tërhoq zvarrë, shprehet se këro imazhe nuk përfaqësojnë standardet dhe vlerat e një shoqërie demokratike. Ajo nënvizon se autoriteti i ligjit nuk mund të zëvendësohet nga askush dhe se rendi publik duhet të garantohet nga institucionet përgjegjëse. Deputetja e Vlorës shkruan se reagimi i institucioneve dhe procedimi i personave të përfshirë në ngjarje janë një sinjal se askush nuk mund të veprojë përtej kufijve që përcakton ligji. Çakërri thekson se në një demokraci të vërtetë, forca nuk buron nga intimidimi apo dhuna, por nga besimi i qytetarëve te ligji dhe barazia para tij.

"Ajo që pamë sot nuk pasqyron standardet dhe vlerat që duhet të karakterizojnë një shoqëri demokratike.Pamjet e personave të maskuar që përplasen dhe ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve janë një hije e rëndë mbi parimet e shtetit të së drejtës. Autoriteti i ligjit nuk mund të zëvendësohet nga askush dhe rendi publik nuk mund të delegohet jashtë institucioneve që e kanë këtë përgjegjësi. Shqipëria ka nevojë për investime, zhvillim dhe projekte që krijojnë mirëqenie. Çdo investim në përputhje me ligjin duhet të realizohet. Por po aq e rëndësishme është që ligji të mbetet busulla që orienton çdo proces dhe çdo vendimmarrje. Reagimi i Policisë së Shtetit dhe procedimi i rojeve private të përfshira në ngjarje janë një sinjal se askush nuk mund të veprojë përtej kufijve që vendos ligji. Në një demokraci të vërtetë, forca nuk buron nga maska apo intimidimi, por nga besimi i qytetarëve te ligji, i cili duhet të jetë i barabartë për të gjithë."

Dhuna në Zvërnec! Figurat politike të PS dënojnë aktin:

Një reagim ka ardhur edhe nga ish-deputeti i Partisë Socialiste i qarkut të Fierit, lindur në Vlorë, Petro Koçi. Ish-deputeti ka ndarë në rrjet momentin ku banori tërhiqet zvarrë nga me mbishkrimin 'Polici private qe na kujton policine gangstere te Berishes ne vitet '90.'

Dhuna në Zvërnec! Figurat politike të PS dënojnë aktin:

Po ashtu një reagim ka ardhur edhe nga deputeti socialist, Erion Braçe. Ai e ka cilësuar situatën si krim, ndërsa ka akuzuar policinë se ka tentuar të fshehë ngjarjen. Sipas tij, drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, i cili u shkarkua me pretendimin se dha informacion të gabuar mbi rrëmbimin e një protestuesi, Braçe thotë se ka tentuar të fshehë një fakt penal që duhet dënuar.

"Per ngjarjen ne Vlore! Edhe dhune, e eger madje; e papranueshme, e patolerueshme! Si e tille eshte krim! 1.E vleresoj vendimin e drejtorit te Pergjithshem te Policise per te pezulluar drejtorin e Policise ne Vlore; Por nuk mjafton! Aty eshte rrembyer nje protestues paqesor e qe thjeshte po fliste, ne sy te policise, ne krah te policeve, eshte goditur, eshte terhequr zvarre nga persona te pautorizuar e te pa njohur nga ligji!

Drejtori i Policise nuk ka gabuar ne informacion, por ka tentuar te fshehe nje fakt penal, te rende madje; Per kete duhet te mbaje pergjegjesi! 2.Ne plazhin e Dajlanit ishte lajmeruar ne polici se do te zhvillohej nje tubim, proteste etj. Kur merr nje njoftim te tille Policia e Shtetit, merr masa te garantoje tubimin, protesten etj. drejtori i policise dhe trupat ne territor, nuk kane garantuar gje!

Kane bere edhe ne keq-kane lejuar qe ne vendin e protestes te kete njerez me maska, pa asnje shenje identifikuese si element kyc per ti mbajtur pergjegjes ne rast te shkeljes se ligjit; per me keq, keta njerez jane shfaqur agresive, fyes e kercenues, te dhunshem deri ne acarim te situates-shihini pamjet se nuk eshte vec nje, por disa te tille. Prezenca e tyre dhe aktet e tyre ndaj protestuesve, mosveprimi i policise ndaj tyre, cuan konfliktin ne konfrontim!

Pra, drejtori i Policise ne Vlore dhe trupat ne vendngjarje, jo vetem nuk garantuan tubimin, por lejuan nje pershkallezim te protestes per shkak te dhunes se njerezve me e pa maska. E drejta e protestes paqesore eshte e drejte e fituar qe ne vitin 1990 ne kete vend dhe policia eshte nje prej garanteve te saj. *Nderkohe qe po shkruaj, mesoj qe personi qe qelloi protestuesin eshte arrestuar; ne fakt ne aktin e rrembimit te tij ishin tre, u bene kater me kete qe qelloi, mbeten dy per ta terhequr zvarre-po keta ku jane? Nderkohe, zinxhiri komandues i Policise ne Vlore eshte vene nen hetim disiplinor; akt i duhur edhe ky. Por nese me Policine ndodh kjo, po ky grupi i njerezve me te zeza a po hetohet? nese jane roje sigurie te nje kompanie te licensuar nga shteti, a mund ta gezojne me kete privilegj? dje i pane te gjithe se nuk sollen siguri, por dhune!"

Edhe deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Ardit Bido dënoi ngjarjen e ndodhur në Zvërnec ku banorët e zonës gjatë protestës u dhunuan nga roje private të Major Security. Bido u shpreh pro investimeve por theksoi se duhet të jenë në përputhje me ligjin. Deputeti deklaron se konfliktet e pronave qofshin apo private nuk duhet të zgjidhen me forcë.

Dhuna në Zvërnec! Figurat politike të PS dënojnë aktin:

Lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia ka arrestuar Geraldo Bibën, rojen private të Major Security, ndërsa për dy punonjësit e tjerë të kompanisë së sigurisë ka nisur një hetim. Po ashtu Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka nisur një hetim disiplinor për zinxhirin komandues të Policisë së Vlorës. Kreu i policisë së shtetit Skënder Hitaj ka pezulluar nga detyra drejtorin e policisë së Vlorës, Elidon Çela, pas një raportimi të gabuar ku u tha se banori hyri me forcë në perimetrin e rrethuar të kantierit. Ndërkohë kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila po ndërton resortin në zonën e mbrojtur në Vlorë ka shkëputur kontratën me shoqërinë e sigurisë 'Major Security'.

Poll

MOS HUMB