TIRANË- Kryeminstri Edi Rama reagoi sërish për arrestimin e ish-deputetit Ervin Salianji ku tha se është një lajm shumë i mirë pasi një mashtrues u arrestua. Rama tha se ai është në burg për një kallëzim të rremë, pasi mashtroi për të goditur kundërshtarin e tij politik.
"Unë nuk përjashtoj asnjë njeri, por nëse do të mbledhësh një Kuvend, ku deputetët të djegin karriget e Kuvendit dhe askush të mos marrë masa? Nëse ke një shembull nga Bashkimi Evropian ma ço. Këto janë standarte minimale, është njësoj si të thuash a funksjonon dot një familje nëse dikush arrestohet? Jo, por ai që arrestohet është për një arsye. Ervin Salianji është në burg për një arsye shumë të rëndë, dhe këtë do ta komentoj. Të gjithë rrugeçërit e ditës, të gjithë sharlatanët, të gjithë palaçot në fund të ditës kanë 2 orë dhe kanë emisionet televizive ku flasin, e në darkë shafqen si heronj, si viktima dhe bëjnë si njerëz që do shpëtojnë Shqipërinë nga regjimi. Ai nuk është në burg për deklaratat por për kallëzim të rremë që për një muaj të tërë me një telenovelë të stisur për të goditur kundërshtarin politk për ta degjeneruar publikisht. Por çrëndësi ka gjyqet që fitoj unë sot për shpifjet që bëhen para 3-4 vjetësh? Ai vendim është lajmi më i mirë që kam dëgjuar. Që futet në burg një mashtrues. Do doja që ai dënim të bëhet mësim për të tjerët, por kjo nuk ndodh", tha Rama. /ZËRI