
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bonusi për pensionistët do të shpërndahet gjatë pranverës, por pa specifikuar një datë të saktë. Kreu i qeverisë bëri të ditur se fondet për bonusin tashmë janë depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe do të lëvrohen në periudhën e pranverës.
Edi Rama: Unë nuk kam thënë kurrë që bonusi i pensionistëve jepet në shkurt, kam thënë kemi një bonus pranvere. Nuk ka nevojë të ta them unë se pranvera ka ardhur në shkurti, bonusi do të jepet në Pranverë. Është depozituar në BSH dhe do të lëvrohet në pranverë. Kur fillon pranvera? Pyet se ta thonë. Dhe pastaj nuk e di ku lidhet bonusi me spiun, armikun dhe tradhtarin. Sikur të gjithë spiunët, armiqtë, e tradhtarët të ishin si unë do kishin shpëtuar nga armiqtë, tradhtarët dhe spiunët.
Sa i përket bonusit të pranverës, pensionistët me pensione nën 20,000 lekë do të përfitojnë 10,000 lekë, ndërsa ata mbi këtë shumë do të marrin 5,000 lekë./ZËRI