Politikë

Nesër në Kushtetuese, Ahmetaj kërkon heqjen e sekuestros së SPAK

Ish-zyrtari i lartë ka kërkuar që të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i GJKKO-së për vebndosjen e sekuestros ndaj pronave dhe llogarive bankare të tij.

k.m.
Nesër në Kushtetuese, Ahmetaj kërkon heqjen e sekuestros së
Arben Ahmetaj

TIRANË- Nesër në Gjykatën Kushtetuese pritet që të shqyrtohet kërkesa e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Ish-zyrtari i lartë ka kërkuar që të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i GJKKO-së për vebndosjen e sekuestros ndaj pronave dhe llogarive bankare të tij. Po ashtu, Ahmetaj nga arratia kërkon që çështja e tij të rikthehet për gjykim në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme.

Më parë Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e familjarëve të Ahmetajt për kthimin e pronave të sekuestruara, duke argumentuar se sekuestrimi është kryer në përputhje me ligjin dhe nuk ka shkelur të drejtat e tyre kushtetuese. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, personave që kanë lidhje familjare me të, Brunilda Mena, motra e Ahmetaj, Flamur dhe Teuta Hoxhës dhe Eljona Hoxhës përkatësisht prindërit e bashkëjetueses së Ahmetaj dhe kunatës së saj, iu sekuestruan telefona, USB çelësa makinash dhe pajisje kompjuterikë.

Kushtetusja njoftoi se telefoni i kunatës së bashkëjetueses së Ahmetaj u sekuestrua pasi ajo është autorizuar nga personi nën hetim për të kryer transaksione bankare në emër të tij, ndaj ekziston dyshimi për transferimin e parave në destinacione të ndryshme.

Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar, teksa mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsion pasiv”, “Fshehje pasurie” dhe “Pastrim parash”. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka./ZËRI

Poll

MOS HUMB