Politikë

Berisha paralajmëroi bojkot të Komisioneve të Posaçme, zbulohet porosia e Ramës për deputetët e tij

Në mbledhjen e sotme, që po mbahet në ambientet e Kryesisë, është i pranishëm kryeministri Edi Rama, ndonëse ai nuk merr pjesë gjithmonë në takimet e grupit parlamentar

E.K
Berisha paralajmëroi bojkot të Komisioneve të Posaçme,
sali berisha dhe edi rama

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi dje tërheqjen e bashkëpunimit me Partinë Socialiste në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, pas zgjedhje së njëanshme të mazhorancës për Avokatin e Popullit.

Megjithë qëndrimin e mbajtur nga Berisha, deputetët socialistë kanë marrë mesazhe të qartë, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar. Atyre iu është kërkuar që të vijojnë punën në dy komisionet e posaçme, pavarësisht bojkotit të paralajmëruar nga opozita.

Deputetëve u është dhënë argumenti se maxhoranca duhet të zbatojë agjendën që ka Shqipëria në raport me procesin e integrimit europian dhe nuk ka asnjë minutë për të humbur.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, që është duke u zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit, ka marrë pjesë dhe Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e rikthyer së fundmi në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që pezullonte masën e sigurisë dhënë ndaj saj “pezullim nga detyra”, nga Gjykata e Posaçme.  

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka në mbledhjen e sotme në fokus jo vetem agjendën e zakonshme të maxhorancës, por edhe me disa zhvillime të veçanta politike dhe institucionale. Kryeministri iu ka kërkuar gjithashtu deputetëve që të jenë aktiv në zonat e tyre elektorale, si dhe të ndërmarrin iniciativa ligjore, me fokus integrimin e vendit.

Kjo është praktikisht mbledhja e fundit e grupit socialist përpara seancës së fundit plenare të planifikuar më 18 dhjetor./ZËRI 

Poll

MOS HUMB