
TIRANË-Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do të japë dorëheqjen pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se “duhet ta harroni”.
Edi Rama: Jo o Ermal, dorëheqjen do e harrosh, ma keni kërkuar qysh kur kam hyrë në politikë. Për të më larguar mua nga politika ka vetëm dy rrugë, ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshmërisht që të më zgjojë të parin në mëngjes dhe të mos më lërë të fle, dhe aty them stop, ose më largon populli i Shqipërisë. Më 11 maj voton edhe populli që është jashtë, jam shumë kurioz si do votojnë ata që thuhet se i dëbova unë nga Shqipëria që sot është me mirë se çka qenë në historinë vet. Të shohim ça mendimi kanë ata, nëse do votojnë masivisht si dëbues i tyre, ndërkohë që të gjitha shifrat tregojnë se largimi është konstant, atëherë unë do mbaj shënim. Nuk jam unë i kapur pas pushtetit, jam i kapur pas punës.