Politikë

Arrestimi i kryebashkiakut/ Rama: Veliaj nuk vesh fustane e bizhu, SPAK të tregojë provat

Rama preku një nga pikat e dosjes, ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku SPAK thotë se kjo e fundit ka bërë mbi 800 mijë euro blerje online për bizhuteri dhe rroba.

F.I
Arrestimi i kryebashkiakut/ Rama: Veliaj nuk vesh fustane e bizhu, SPAK të
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama edhe sot gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama preku një nga pikat e dosjes, ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku SPAK thotë se kjo e fundit ka bërë mbi 800 mijë euro blerje online për bizhuteri dhe rroba. Kreu i qeverisë deklaroi tha se në momentin që ka prova, nuk ka më çfarë të diskutohet.

Edi Rama: Është shumë e rëndësishme të jemi shumë të rëndësishme të mos harrojmë se jemi garancia e pavarësisë së SPAK dhe GJKKO. Kjo dëgjesë duhej bërë sepse nuk ka një hapësirë tjetër për të thënë qetësisht të vërtetën tënde, në një mjedis kur vërteta shkelmohet pa pushim dhe ku media të kërkojnë dhe të tregojnë ka prova apo jo. Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustanë kur kryetari i baskisë nuk vesh bizhu dhe fustane, të marrë një njeri që ka një kontratë me qytetarët, duhet të tregosh minimalisht fustanët dhe bizhutë, provat. Dhe nuk kemi më ne as ça diskutojmë, as ça vëmë në dyshim, provat, është shumë e thjeshtë dhe prandaj i kërkoj edhe njëherë mediave që të bëjnë mundësisht hulumtimin për provat. Në atë roman 400 faqësh nuk ka prova, por ka një tregim shumë të ngarkuar dhe të ndërlikuar me gjithë ato personazhe, shkak-pasojë, por nuk ka prova.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB