Politikë

Nën hetim nga SPAK/ Rama për Bushkën: E mori vesh akuzën nga televizori

Rama e cilëson të papranueshëm faktin që ndaj kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është ngritur akt-akuzë, pa e thirrur asnjëherë në prokurori.

F.I
Nën hetim nga SPAK/ Rama për Bushkën: E mori vesh akuzën nga
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama e cilëson të papranueshëm faktin që ndaj kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është ngritur akt-akuzë, pa e thirrur asnjëherë në prokurori.

Edi Rama: Për mua është e pakonceptueshme që kryetarja e Komisionit të Ligjeve, pa diskutuar fare se a ka, apo s’ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman thuajse 400 faqe, e merr vesh nga televizori dhe duke dëgjuar gazetarët specialë. Se ne kemi edhe gazetarë specialë, që disponojnë sekrete hetimore, ushqim që u vjen nga stacioni i trenit për t’u hedhur në pazarin e madh të gjësë së gjallë. Kjo është e papranueshme! As dje, as sot, as nesër, kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi, por ama kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdoqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar tashmë të pavarësisë. Se vetëm një idiot apo maskara mund të thotë tani se ne kontrollojmë drejtësinë. Kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg drejtësisë, ama ne nuk jemi këtu hu gardhi dhe të most hemi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky. Minimalisht kryetarja e Komisionit duhej thirrur dhe duhej pyetur. Ku jemi këtu?!

Deputetja socialiste Klotilda Bushka është nën lupën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bushka po hetohet nga SPAK për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Bushka ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024. 

'Deri në këtë fazë kontatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, K.B ka kryer veprime aktive të kundraligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues…,” -thuhet në njoftimin e SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB