Politikë

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me dosjen.

F.I
Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Seanca në GJKKO për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë për në orën 13:30. Avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me dosjen.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB