KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndoshur mbrëmjen e sotme në fshatin Neviçisht të Korçës.
Sipas njoftimit të Policisë, i plagosur ka mbetur një 30-vjeçar, i cili është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.
"Rreth orës 18:30, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. B., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës, në rrethana ende të paqarta, gjatë një konflikti të çastit, në rrugë, në fshatin Neviçisht", njoftoi sot policia.
Sipas raportimeve, 30-vjeçari Anxhelo Brisku, ka deklaruar se ka qenë duke ecur nga fshati Neviçsht drejt Dishnicës kur është sulmuar nga disa persona, por nuk i njeh.
Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./ZËRI