Aktualitet

Pas marshimit në rrugët e kryeqytetit, studentët rikthehen para Kryeministrisë

Gjatë marshimit, të rinjtë kanë kaluar në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit  ku nuk kanë munguar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesat për dorëheqjen e tij.

M.K.
Pas marshimit në rrugët e kryeqytetit, studentët rikthehen para
FOTO

TIRANË- Pas disa orësh lëvizje në rrugët e Tiranës, studentët protestues janë mbledhur sërish përpara Kryeministrisë duke vijuar tubimin kundër qeverisë.

Gjatë marshimit, të rinjtë kanë kaluar në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit  ku nuk kanë munguar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesat për dorëheqjen e tij.

Në përfundim të marshimit, protesta është zhvendosur sërish në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' përpara godinës së Kryeministrisë, ku studentët kanë vijuar qëndrimin e tyre./ZËRI

MOS HUMB