Opinione

Nuk e ka fajin media!

Merrni ligjin e propozuar nga Saimir Tahiri në 2020 (mos gaboj) dhe kthejeni në vrasje

Arsen Rusta
Nuk e ka fajin media!
autori i aksidentit Nikoll Radaçi

Nuk e ka fajin media ❗️❗️❗️

Edhe sikur media të mos i publikonte pamjet e rënda, s’ka celular shqiptari anembanë botës që s’i pa e s’i ka.

Unë s’i publikova. Disa kolegë po. Sërish nuk kanë bërë krim as kolegët, as media.

Atëherë:

Merrni ligjin e propozuar nga Saimir Tahiri në 2020 (mos gaboj) dhe kthejeni në vrasje.

Lironi trotuarët nga makinat anembanë vendit. Në Tiranë, trotuari është kthyer në parkim normal.

U thua shoferëve që është për këmbësorët, përgjigjja: “Ik mos na ça k… paguaj gjobën”.

Trotuari në shitje me gjobë.

Merruni me të droguarit në timon, me të dehurit.

Lini gjobat si ha—kujt i paguajnë me pordhë dhe për pordhë.

Hetim pasuror.

Të papunë e milionerë në makina luksi.

Nxirrni policinë nga zyrat. Futeni në rrugica, në lagje, në geto.

Ngjarja e Durrësit do harrohet si ajo e Levanit në Vlorë e shumë të tjera.

Por fajin s’e ka media. E ka kriminalizimi i bashkëjetesës.

Ky mostër pi e jeton në luks, familja e viktimave endet rrugëve të Europës për të kuruar tumorin. E di shteti këtë?
❗️

Poll

MOS HUMB