
Fordi
SHBA- Një mjet tip "Ford XY Falcon GT" i vitit 1970, është shitur së fundmi në një ankand për afro 230,000 dollarë (rreth 210,000 euro), edhe pse ende i mbuluar nga pluhuri dhe papastërtia.
Makina qëndori në garazhin e një shtëpie për 50 vjet dhe për gjetjen e këtij Falcon ultra të veçantë, u kujdes shtëpia e ankandeve Grays.com.
Ky model është i pajisur me një motor 5.8 litërsh, që në atë kohë u vlerësua si 300 kuaj fuqi. Por si shumë makina të epokës klasike, edhe kjo besohet se është e nënvlerësuar. Pjesa e brendshme e tij është në gjendje të mirë, ndërsa pjesa e jashtme ka disa dëmtime dhe pika ndryshku.
Poll