
TIRANË- Qeveria europiane e futbollit UEFA ka bërë me dije këtë të dielë se ka nisur procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Kështu, të gjithë të interesuarit mjafton të futen në faqen e UEFA-s ( https://ëëë.uefa.com/euro2024/ticketing/) për të marrë biletat.
Të gjithë tifozët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, kudo që jetojnë mund të marrin biletën për të ndjekur ndeshjet live në stadium. Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar tifozët kuqezi se nuk do të shesë asnjë biletë për ndeshjet. Tifozëve u kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta deri më datë 12 dhjetor.
Kombëtarja është pjesë e Grupit B. Në këtë grup që për shumë kënd është etiketuar si "grupi i zjarrit", Kombëtares i duhet të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë./ZËRI