
TEL AVIV- Një ministër i qeverisë izraelite nuk u lejua të futej në spital. Truprojat e tij u lanë në kafen që iu derdhi një qytetar, ndërsa një tjetër ministre u quajt "tradhtare" dhe "imbecile" kur shkoi për të ngushëlluar familjet e evakuuara gjatë tmerrit. Masakra e kryer nga Hamasi më 7 tetor i afroi izraelitët.
"Por ka akuza ndaj qeverisë se i hoqi qëllimisht rojet nga kufiri dhe çoi vendin në luftën e Gazës që po trondit rajonin,"- shkruan Reuters. Zemërimi i publikut për 1,400 viktimat u nxit më tej nga vetë Netanyahu si një udhëheqës strategjik. Një kontekst tjetër është ndarja në shoqëri për nismën e koalicionit të tij fetar-nacionalist për të reformuar drejtësinë, e cila ka ngjallur protesta nga disa rezervistë të ushtrisë dhe ka ngritur dyshime për gatishmërinë luftarake.
Duke kujtuar dështimin e Izraelit për të parashikuar ofensivën egjiptio-siriane në tetor 1973, e cila përfundimisht bëri që kryeministrja e atëhershme Golda Meir të jepte dorëheqjen, ndaj dhe Amoz Asa-El i Institutit Shalom Hartman në Jerusalem parashikon një fat të ngjashëm për Netanyahun.
“Nuk ka rëndësi nëse ka apo jo komision hetimor; nëse e pranon fajin apo jo. E vetmja gjë që ka rëndësi është se çfarë mendon 'izraeliti mesatar' – që është se ky është një fiasko dhe se kryeministri është përgjegjës,”- tha Asa-El për Reuters.
“Ai do të largohet dhe bashkë me të gjithë struktura e tij”.
Një sondazh në gazetën Mariv tregoi se 21 për qind e izraelitëve duan që Netanyahu të mbetet kryeministër pas luftës. 66 për qind e tyre thanë se donin “dikë tjetër”, dhe 13 për qind ishin të pavendosur. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Likud do të humbiste një të tretën e përfaqësuesëve, ndërsa rivali kryesor i tij, Partia e Unitetit Kombëtar të Benny Gantz, do të fitonte një të tretën.
Megjithatë, izraelitët nuk duan zgjedhje tani. Ata duan veprim, dhe ndërsa një kundërsulm rritet në një pushtim të mundshëm tokësor, Gantz, ish-shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, i ka lënë mënjanë dallimet politike dhe i është bashkuar Netanyahut në një qeveri emergjente.
Reuters raporton se Netanyahu është i zënë me takime me zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të dërguar të huaj, kështu që ai ka kufizuar takimet e tij me publikun. Ai u takua me familjarët e rreth 200 pengjeve të marra në Gaza, pa praninë e kamerave. Izraeli ka marrë mbështetje të hapur perëndimore për kundërsulmin, por ajo mund të dobësohet nëse pushtimi tokësor në Gaza ngec me viktima në rritje palestineze.
Netanyahu ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë të përgjegjësisë personale edhe pse gjenerali i tij i lartë, ministri i mbrojtjes, këshilltari i sigurisë kombëtare, ministri i jashtëm, ministri i financave dhe shefat e inteligjencës kanë pranuar të gjithë se nuk kanë mundur të parashikojnë dhe parandalojnë sulmin më të keq ndaj civilëve në historinë e Izraelit.
Izraeli ka marrë mbështetje të hapur perëndimore për kundërsulmin, por ajo mund të dobësohet nëse pushtimi tokësor në Gaza ngec me rritje të viktimave palestineze. Lufta gjithashtu mund të minojë dy shtylla të politikës së jashtme të Netanyahut: paqen me Arabinë Saudite, e cila tani është në akull, dhe kontrollin e Iranit, i cili përshëndet mini-pushtimin e Hamasit si një fitore dhe është zotuar të shkatërrojë Izraelin.
Planifikuesit ushtarakë thonë se lufta në Gaza, qëllimi i deklaruar i së cilës është të shkatërrojë Hamasin, mund të zgjasë me muaj. Çështja e pengjeve është bërë një pikë qendrore e kritikave ndaj reagimit të Netanyahut ndaj krizës së fundit. Familjet e izraelitëve të rrëmbyer po protestojnë, duke kërkuar që qeveria të marrë masa për lirimin e tyre, duke përfshirë një shkëmbim të mundshëm për mijëra palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.
Qeveria izraelite deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm idenë e negociatave me Hamasin për lirimin e pengjeve.
Disa protestues që u mblodhën jashtë selisë ushtarake të Izraelit në Tel Aviv të martën thanë se vendimi i kryeministrit për t'i dhënë përparësi goditjes së Hamasit në vend të lirimit të pengjeve ishte shenja më e fundit se ai duhet të tërhiqej.
"Shumë njerëz thonë se nuk është koha për një udhëheqës të ri dhe ne themi se është,"-tha për The Guardian Zvija Shmuelvich, e cila shërbeu në ushtrinë izraelite gjatë luftës së vitit 1973.
Kritikave iu bashkuan edhe veteranë të tjerë të ushtrisë izraelite./Zëri.ai