Gjithë ditën dje duke folur mbi eksperiencën si prind i një fëmije të spektrit të autizmit. Të them të drejtën është diçka që nuk më shqetëson ta flasë, por as e preferoj veçanërisht se më duket sikur po qahem publikisht për hallet e mia. E bëj si dikush që, duke pasur disa persona me aftësi të kufizuara në familje, i njoh problemet jashtë e brenda. Kthehem në mbrëmje në shtëpi, ndez televizorin, e çoj te Syri TV dhe dëgjoj Ylli Manjanin teksa denigron dikë duke e quajtur "autike".
Kërkoi falje pastaj sepse kuptoi që nuk po i funksiononte filtri tru-gojë live në TV. Do të duhej një falje pak më e gjatë e pak më serioze z.Manjani Një nutricioniste me nam, Anila Kalleshi, dizinformoi dje publikun dhe më qan zemra për këdo që i ka ngjallur shpresa të rreme, se spektri i autizmi shërohet me dietë. Kjo është barbare!
Jo më mirë se videot e tik-tokut që premtojnë shërim përmes detoksifikimit me Zeolite, vetëm me qëllim përfitimin. Ushqimi dhe një dietë e mirë munden ta ndihmojnë një person të spektrit duke frenuar disa impulse të tij, por kurrsesi nuk është kurëkurëhet pastaj vështirësia që personat e spektrit kanë në përshtatjen ndaj ushqimeve dhe dietave.
Im bir ha 5 ushqime gjithsej. I ndërron kur do si, heq një, shton një. Nuk kemi mundur ta kushtëzojmë dot me asnjë teknik për të provuar ushqime të reja. Ka terapist të dedikuar ndaj teknikave të ushqyerjes së personave të spektrit të autizmit në botë, në Shqipëri jo. Disa muaj më parë kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke folur për sikletet e drejtorëve të vetë me drejtësinë, nënkuptoi se personat me aftësi të kufizuara të punësuar në institucione nuk mbanin përgjegjësi ligjore ( Sokol, me Ligjin e Punës që kam bërë unë vetë 1 në 24 persona në bashki apo cdo institucion të administratës është me aftësi të kufizuara. Dikush mund të thotë "More, aftësia ime mendore e tillë ishte dhe aq ma priti mendja" Pra, është shumë evazive kjo pjesa).
Veç konotacionit negativ, fakti është që bashkia ka deklaruar jo më shumë se 5 PAK të punësuar dhe ata duhet të caktohen në detyra që iu përshtaten aftësive të tyre. Pra, përkundër sa aludoi Veliaj, nuk të detyron dot ligji të vendosësh një person me aftësi të kufizuar intelektuale në pozicion përgjegjësie ligjore, por ama, një person me aftësi të kufizuara fizike e kryen atë funksion mrekullisht.