Opinione

Sky ecc dhe encrochat: dy vendime të rëndësishme nga drejtësia europiane! Çfarë ndryshon për dosjen “aruba” në shqipëri? Çfarë pritet nga seanca e 19 nëntorit në ecj!

talia dhe Austria mbajnë qëndrime të ndryshme, duke rikthyer në qendër të debatit të drejtën e mbrojtjes dhe ligjshmërinë e provave të siguruara në Francë.

Eduard Halimi
Sky ecc dhe encrochat: dy vendime të rëndësishme nga
Eduard Halimi

Dy zhvillime të rëndësishme në drejtësinë europiane mbi përdorimin e komunikimeve të enkriptuara si prova penale. Italia dhe Austria mbajnë qëndrime të ndryshme, duke rikthyer në qendër të debatit të drejtën e mbrojtjes dhe ligjshmërinë e provave të siguruara në Francë.
ITALI – CATANZARO: SKY ECC PËRJASHTOHET SI PROVË
Në procesin e shkurtuar të dosjes “Ostro”, gjyqtarja Gilda Danila Romano vendosi sot të shpallë të papërdorshme komunikimet Sky ECC të ardhura nga Franca.
Cosimo Damiano Gallace dhe Cesare Antonio Arcorace u liruan nga akuzat për trafik droge te mbështetura në këto komunikime.
Në qendër të vendimit qëndron pamundësia e mbrojtjes për të ushtruar një kundërshtim efektiv ndaj provave në Francë, vendi ku ato u siguruan.
Pas vendimit të Gjykatës së Kasacionit në qershor, që la të hapur verifikimin e ligjshmërisë së provave në Francë, gjykata italiane arrin në përjashtimin e tyre, duke i dhënë peshë parimit të barazisë së armëve. Vendimi nuk është përfundimtar.
AUSTRI – GJYKATA KUSHTETUESE: PROVAT E SIGURUARA NË FRANCË NUK PËRJASHTOHEN AUTOMATIKISHT
Me tri vendime të datës 29 shtator 2026 të publikuara sot:
* G 123-124/2025
* G 132-133/2025
* G 180/2025
Gjykata Kushtetuese e Austrisë rrëzoi kërkesat e tre personave të dënuar për trafik droge.
Sipas qëndrimit të saj, fakti që metoda e përdorur për sigurimin e provave në Francë mund të ishte e paligjshme sipas legjislacionit austriak, nuk mjafton për t’i shpallur ato automatikisht të papërdorshme.
PO SHQIPËRIA? ÇFARË NDODH ME DOSJEN “ARUBA”?
Asnjëri prej këtyre vendimeve nuk e rrëzon automatikisht Operacionin “Vanilla” apo procedimet shqiptare të bazuara në Sky ECC.
Por ato rikthejnë një pyetje thelbësore juridike:
A mjafton transferimi ndërkombëtar i provës për ta bërë atë të përdorshme, apo mbrojtjes duhet t’i garantohet mundësia reale për ta kundërshtuar në shtetin ku është siguruar?
Kjo çështje ka rëndësi të drejtpërdrejtë për procedimet penale në Shqipëri, përfshirë superdosjen “Aruba”.
Nesër do të publikoj një analizë më të plotë juridike të këtyre zhvillimeve, në prag të seancës së 19 nëntorit në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian (GJDBE).
Debati për Sky ECC nuk ka përfunduar. Ai po zhvendoset gjithnjë e më shumë nga përmbajtja e komunikimeve te ligjshmëria e sigurimit të tyre dhe garancitë e mbrojtjes.

Poll

MOS HUMB