
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një fluturim të "British Airways" nga Londra për në Tiranë. Avioni i nisur nga aeroporti i Heathrow, në bordin e të cilit ndodheshin shtetas shqiptarë dhe të huaj, ka ndërprerë fluturimin për shkak të një defekti në ajër.
Mes udhëtarëve ishte edhe pastori Paulin Vilajeti, i cili përmes një reagimi në rrjete sociale, ka rrëfyer dëtajet e këtij udhëtimi. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur rreth një orë pas ngritjes së avionit, kur pasagjerët janë njoftuar nga ekuipazhi për një problem teknik dhe vendimin për t'u kthyer në Londër.
'DEFEKT NË AVIONIN E BRITISH AIRWAYS!
FALEMINDERIT ZOTI JEZUS QË NA MBROJTE!
Pas një ore fluturim me British Airways, nga Londra për në Tiranë, avioni pësoi defekt në ajër dhe u detyruam të kthehemi sërish në Heathroë.
Falë Zotit Jezus, çdo gjë përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Zbritëm shëndoshë e mirë në tokë!
Nganjëherë, dhurata më e bukur e jetës nuk është arritja e një destinacioni...
Është thjesht hiri për të qenë përsëri me këmbë në tokë.
Sot nuk mbërrita në Tiranë në orar, por mbërrita më afër qiellit. Kuptova edhe një herë se jeta jonë është tërësisht në duart e Tij.
Faleminderit Jezus për mbrojtjen Tënde!
Faleminderit për engjëjt e Tu rreth avionit!
Çdo frymëmarrje është dhuratë. Mos e harroni kurrë!", shkruan pastori në postimin e tij.