Aktualitet

Zjarr në një lokal në qendër të Shkodrës, flakët përfshijnë biznesin në katin e 11-të (VIDEO)

Zjarri ka përfshirë ambientet e biznesit ndërsa era e fortë po e vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e tij.

M.K.
Zjarr në një lokal në qendër të Shkodrës,
FOTO

SHKODËR- Një lokal në katin e 11-të të një godine në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Zjarri ka përfshirë ambientet e biznesit ndërsa era e fortë po e vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në ambientet përreth.

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pas përfundimit të ndërhyrjes pritet të vlerësohen dëmet materiale./ZËRI

MOS HUMB