
TIRANË- Wolves ndali nisjen perfekte të Manchester City në Premier League. Ekipi i Pep Guardiolës kishte fituar 6 ndeshje radhazi në kampionat. Por në stadiumin “Molineux”, “Citysens” pësuan dështimin e dytë pas humbes 1-0 në Carabao Cup në mesjavë kundër Newcastle.
Takimi u zhbllokua pas 13 minutave, ku Ruen Diaz shkaktoi autogol për miqtë. Alvarez barazoi për “Cityzens”, ndërsa Hee-Chan reazlioi golin e fitores për “ujqërit” në të 66’. Edhe United dështoi në sfidën e javës së 7 të kampioantit.
“Djajtë e kuq” kanë humbur 4 nga 7 sfidat e para sezonale për herë të parë në histori. Goditja e Joachim Andersen në të 25 vendosi takimin në “Old Trafford”. Kristal Palas ngjitet në renditje mbi Untied.
Arsenal triumfoi 4-0 kundër Bornemouth në transfertë dhe tani është vetëm 1 pikë larg City që kryeson në renditje. Newcastle fitoi në shtëpi kundër Burnley 2-0, ndërsa Aston Vila shkatërroi Brighton 6-1.