
TIRANË- Sfida e javës së tetë të La Liga Rajo Vallecano-Mallorca u mbyll me rezultatin 2-2. Për vendasit nga minuta e parë e nisi mbrojtësi i Shqipërisë Ivan Balliu, ndërsa për miqtë luajti sulmuesi i “Dardanëve” Vedat Muriqi.
Ndeshja u mbyll pas 102 minutash lojë dhe dhuroi mjaft emocione. Vendasit gjetën avantazhin pas 4 minutash lojë falë Garsias. Muriqi barazoi shifrat në stadiumin “Vallecas” në të 44.
Për sulmuesin e Kosovës ky është goli i katërt radhazi në La Liga. Miqtë gjetën golin e dytë në të 59 me Sanchez. Në minutën e 12 shtesë, Falkao mposhti Rajkovic dhe shmangu humbjen për Vallecano-n që shkon në kuotën e 12 pikëve. Ndërkohë Mallorca ka grumbulluar 7 pikë.