
TIRANË- Napoli triumfoi kundër Lecce-s në transfertë me rezultatin 4-0 në takimin e javës së shtatë të Serie A. Kampionët e Italisë gjetën avantazhin pas 16 minutash me Ostigard, që realizoi golin e parë me të kaltrit.
Pjesa e parë u mbyll me avanazhin e të kaltërve. 45 minutat e dyta nisën me ritëm për miqtë, që gjetën golin me Osimhen në të 51.
Gaetano i sapofutur në lojë shënoi golin e tretë dy minuta nga fundi i kohës së rregullt. Ramadani ndërhyri keq brenda zones kundër Gaetano-s në shtesë dhe për arbitrin Pairetto është penallti.
Politano nga pika e bardhë e 11 metërshit nuk gaboi kundër Falcone-s. Me fitoren e arritur, të kaltrit shkojnë në kuotën e 14 pikëve, kurse puljezët ngelen me 11 pikë.