Më shumë

Vranësira dhe reshje shiu, si do të jetë moti sot

Moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu të herëpashershme

I.F
Vranësira dhe reshje shiu, si do të jetë moti sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin, e lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era ka fryrë me drejtim verilindje, veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës fitoi shpejtësi deri në 21m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-4 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB