Më shumë

Temperatura deri në -2 gradë Celsius, si do të jetë moti këtë të dielë

Nuk do të ketë reshje shiu, por ulen ndjeshëm temperaturat

E.K
Temperatura deri në -2 gradë Celsius, si do të jetë moti
Moti i ftohte

TIRANË- Edhe këtë të diel në vendin tonë do të vijojë ndikimi i situatës polare, me mot të kthjellët por me temperatura të ulëta, në disa zona edhe poshtë zeroi gradëve.

Për pasojë; moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat malore përgjatë shtrijes Lindore por nuk do të ketë reshje.

Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm sërish në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 17°C.

Edhe gjatë të hënës moti pritet të jetë i kthjellët, ndërkohë që të martën dhe të mërkurën pritet të rikthehen rreshjet në të gjithë vendin.

 

Poll

MOS HUMB