Më shumë

"Puthja" që bëri Armand Dukën zv.president të UEFA

Ish-presidenti i federatës spanjolle të futbollit ishte caktuar që ta mbante këtë vend në qeverinë europiane të futbollit deri në fund të vitit 2027. Por ai u pezullua nga UEFA, e më pas dha dorëheqjen nga detyrat e tij për shkak të një skandali ku u përfshi që solli reagime të mëdha.

i.h.
"Puthja" që bëri Armand Dukën zv.president të UEFA
Armando Duka dhe Luis Rubiales

QIPRO- Armando Duka është përzgjedhur si zëvendëspresident i UEFA-s. Vendimi për kreun e federatës shqiptare të futbollit u mor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv në Qipro. Ai do të zëvendësojë Luis Rubiales që dha dorëheqjen më 10 shtator 2023.

Ish-presidenti i federatës spanjolle të futbollit ishte caktuar që ta mbante këtë vend në qeverinë europiane të futbollit deri në fund të vitit 2027. Por ai u pezullua nga UEFA, e më pas dha dorëheqjen nga detyrat e tij për shkak të një skandali ku u përfshi që solli reagime të mëdha. Në ceremoninë e dhënies së medaljeve në përfundim të finales të kupës së botës për femra më 20 gusht në Sidnej të Australisë ku Spanja u shpall kampione, Rubiales puthi futbollisten Xheni Hermoso.

Një veprim i tillë u quajt skandaloz, me Rubiales që u mbrojt e tha se futbollistja e kishte miratuar puthjen. Por Hermoso reagoi e u shpreh se puthja u bë pa dëshirën e saj. Protesta të shumta pati, si edhe reagime si në Spanjë, ashtu edhe jashtë saj, që e detyruan ish-kreun e federatës të jepte dorëheqjen nga funksionet e tij.

Ndërkohë gjykata spanjolle e ndaloi ish-presidentin e federatës që t’i afrohet në një distance 200 metra futbollistes pas kërkesës së prokurorëve spanjollë. Ndaj Rubiales ka nisur hetimi për sulm seksual për puthjen ndaj futbollistes në buzë.

Veprimi i ish-kreut të institucionit të futbollit spanjoll ka shkaktuar debat në lidhje me seksizmin në sportin dhe shoqërinë spanjolle dhe ka nxitur protesta. Gjithashtu në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv vendosi që organizimi i takimit të ardhshëm vjetor të organit qeverisës evropian të mos mbahet në Spanjë. Madridi do të priste Kongresin e UEFA-s 2024, me 55 federata anëtare më 8 shkurt dhe gjithashtu do të zhvillonte shortin e fazës së grupeve për kompeticionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve për meshkuj.

Por UEFA vendosi që t’ia hiqte këtë të drejtë federatës spanjolle, nisur nga skandali i fundit, që ia ka dëmtuar imazhin futbollit. Të dyja këto evente të rëndësishme do të zhvillohen në Paris./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB