
TIRANË- Për disa shenja java që ka nisur dje dhe do të zgjasë deri më 1 tetor mund të jetë jashtëzakonisht negative, por për të tjera gjërat po zhvillohen më pozitivisht – veçanërisht në fushën personale. Hëna e plotë tek Dashi më 29 shtator i favorizon ata dhe i ndihmon të përjetojnë momente të bukura me partnerin.
VIRGJËRESHA
Faza e jetës në të cilën jeni tani është ajo e pranimit pasi mësoni se mund të arrini dhe të krijoni atë që dëshironi më shumë. Kjo nuk do të thotë që ju do të jeni në kontroll të çdo aspekti të jetës suaj, madje as në aspektin romantik. Në të kaluarën, këto papërsosmëri të vogla ju dukeshin si një mal. Por tani, sigurohuni që t'i lejoni vetes të shijoni momentin.
SHIGJETARI
Duhet të merreni seriozisht me atë që ju sjell lumturi dhe gëzim, sepse nëse nuk jeni të sigurt, do të vazhdoni të tërhiqni situata që sjellin vetëm konfuzion. Ndiheni të lodhur në jetën tuaj të dashurisë, sepse gjërat nuk po shkojnë ashtu siç dëshironi, sepse i lini të tjerët të drejtojnë lumturinë tuaj.
BRICJAPI
Askush nuk mund t'ju "shërojë" përveç vetes. Nuk ka rëndësi se sa e mrekullueshme është një marrëdhënie apo sa i prirur shpirtërisht mund të jetë partneri juaj, sepse çelësat e shërimit dhe paqes do të jenë gjithmonë në duart tuaja. Hëna e Plotë tek Dashi lind në fushën e jetës suaj që rregullon marrëdhëniet familjare, duke ju frymëzuar të përqafoni më shumë autonomi, vetëbesim dhe pranim të gjërave që nuk mund t'i ndryshoni. Gëzimi dhe dashuria po ju rrethojnë. E tëra çfarë ju duhet të bëni është ta shijoni atë dhe të mos e lini veten të bini në errësirën e keqardhjes dhe të rikujtimit./Zëri.ai