Më shumë

Kthjellime dhe temperatura deri në 26 gradë celsius, si do të jetë moti sot

Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk priten reshje.

I.F
Kthjellime dhe temperatura deri në 26 gradë celsius, si do të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Orët e paradites do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi, kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do te gjenerohet dallgëzim i ulët./ZËRI

Poll

MOS HUMB