
KOSOVË – Reperi i njohur Gramoz Aliu, njohur me emrin e arrtit Mozzik, ka rënë pre e një vjedhjejee. Këngëtari ka bërë me dije rastin, përmes një postimi në “Facebook”.
Mozzik shprehet se hajdutët i kanë marrë 100 mijë euro cash, sende me vlerë, si dhe 15 armë me leje.
Postimi i Mozzikut:
Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajdutëve). Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kanë hyrë brenda dhe kanë thyer kasafortën fillimisht dhe kanë marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj ka 6/7 vite.
Nuk paskan lënë orë , unaza , zinxhira , ar, pa marrë, edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura.
Rreth 15/16 armë me leje, të gjitha i kanë vjedhë.
Dmth i kanë vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)
Dhe kanë vjedhur komplet sistemin e DVR (camera)
Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet.
Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqiptare e për to, është njohur Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave)
Na marrshin t'ligat. Nëse kanë qenë në vështirësi, të ksihin lyp bre se do i kisha ndihmuar. Sa kanë vjedhur këta hajdutë, unë në 1 vjet i shpërndaj nëpër njerë,z pasha të madhin Zot .
Shnet Paçi !”, shkruan ai.
Lidhur me rastin, edhe policia e Kosovës ka bërë me dije se autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa kanë nisur hetimet mbi ngjarjen.
“Shtetasi i Kosovës ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe ar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./Zëri.ai/