
TIRANË- Gushti fillon, por me vështirësi për tre shenja specifike të zodiakut. Mërkuri retrogradë tek Virgjëresha nuk i favorizon, ndaj edhe nuk mungojnë ulje-ngritjet dhe pengesat.
Vigjëresha
Ju jeni ose të nxehtë ose të ftohtë këtë muaj me Mërkurin retrograd. Në vend të pushimit dhe relaksimit, duhet të punoni shumë për çdo gjë – qoftë edhe më të voglin detaj. Nga ana tjetër, diçka e mirë ndodh nga ana profesionale, por duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që ju vjen, pa hezitim.
Akrepi
Pesë ditët e para të muajit janë më të rëndësishmet. Jini të durueshëm, sepse tensionet në punë dhe ankesat në shtëpi nuk do të mungojnë. Nga fundi i muajit qetësoheni dhe do shihni dritën në fund të tunelit. Deri atëherë… jini të durueshëm.
Bricjapi
Gushti sjell shpenzime, privime, tensione dhe keqkuptime – sidomos nga data 19 e në vazhdim, kur ndodh Hëna e Plotë. Më pas mund të merrni një ofertë që e keni pritur prej kohësh, por kini kujdes! Mund të rezultojë një mashtrim! Në çdo rast, mos u zhgënjeni. Gjërat nuk janë të qarta. Humbjet dhe fitoret shfaqen nga hiçi./ZËRI