LIVE UPDATES

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje: Kanë 48 orë besë

➤Vrasja e Liridona Murselit dhe mënyra si është kryer ka tronditur mbarë opinionin publik. ➤Ngjarja mori kthesë tjetër me arrestimin e bashkëshortit të saj, Naim Murseli i cili akuzohet se ka porositur vrasjen. ➤Në pranga është vendosur edhe Granit Plava, ekzekutori i cili u pagua 30 mijë euro. ➤Kushtrim Kallaku, nipi i Naimit është arrestuar gjithashtu me akuzën bashkëpunim në krim.➤ Të tre të arrestuarit janë lënë në paraburgim për 30 ditë. ➤Policia ka sekuestruar pistoletën që u përdor për vrasjen e Liridona Murselit, 10 fishekë dhe automjetin në të cilën e vranë ekzekutorët. ➤Gjithashtu është zbuluar se Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019. ➤Ndërkohë familja kërkon hakmarrje dhe zhvarrimin e kufomës duke i lënë afat familjes së Murselit 48 orë kohë.

12 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

“Tragjedia më ka prekur”/ Pacolli reagon sërish për vrasjen e Liridonës: Naimin e njoh

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:
Behgjet Pacolli dhe Naim Murseli

PRISHTINË- Kryetari i "Aleanca Kosova e Re" dhe biznesmeni Behgjet Pacolli sërish ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerës Liridona Ademajt. Në fillim u tha bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili edhe porositi vrasjen, për një kohë kishte qenë edhe këshilltar i Pacollit, por ky i fundit ka sqaruar vetë sot gjithçka. Nga ana tjetër ai shprehet se ka qëndruar në heshtje në respekt të familjes së Liridonës së ndjerë, duke përsëritur se çdo individ është përgjegjës për veprimet e tij. Por sërish i bëri thirrje drejtësisë që të ndëshkojë autorët e ngjarjes.

Shkrimi i Pacollit:

Edhe një herë, shpreh ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e Liridonës me këtë ngjarje të trishtueshme. Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m'u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019. Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri. Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona kishte miqësi me familjen time. Tragjedia e fundit më ka prekur thellë, dhe bashkëndjejmë në dhimbjen e familjes së Liridonës dhe fëmijëve. Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues. Kam mbajtur heshtje këto ditë si shenjë respekti për vuajtjet e familjes së Liridonës. Gjithashtu, dua të përsëris se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t’u tregojë secilit vendin e merituar.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri

1 VITE ME PARE

Familja e Liridona Ademajt: Kriminelët duhet të kalben në burg

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:
Liridona Ademaj

PRISHTINË- Vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, Leonard Ademaj, përmes një reagimi në Facebook ka falënderuar të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe mbështetjen publike për motrën e tij, e cila u vra nga bashkëshorti i saj. Në postimin e tij, ai shkruan disa fjalë zemrë për të motrën, duke përsëritur edhe njëherë thirrjen publike për drejtësi. Mesazhi ka qenë i drejtpërdrejtë për kunatin e tij: duhet që të dënohet me burg përjetë. 

Reagimi i familjes të së ndjerës:

Përshëndetje, unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore. Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë. Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur. Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj. Me respekt,

Familja Ademaj

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri

1 VITE ME PARE

“Mamin e harruam në veturë”/ Vëllai i Liridonës zbulon çfarë i thanë dy fëmijët e motrës

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:
Leonard Ademaj

PRISHTINË- Vrasja e Liridona Murselit (Ademajt) është kuptuar së pari nga familjarët e saj. Njëri nga vëllezërit e Liridonës, Leonard Ademaj në një intervistë të dhënë për "RTK", ai tha se kunati i tij, Naim Murseli e kishte njoftuar për vdekjen e të motrës. Ditën e varrimit e ka thirrur në të njëjtin numër, të cilin një ditë më herët Naimi i kishte thënë se ia ka vjedhur grabitësi, por të nesërmen nuk ia hapi. 

Dyshime të tjera nisën kur kunati nuk donte që Leonardi ta shihte kufomën e të motrës, ndërsa në morg i kishin dhënë florinjtë e të motrës, të cilat duhet t'ja kishin marrë grabitësit nëse donin vërtetë që ta zhvasnin. 

“Edhe Naimin e kem marrë edhe shkuam me pa. Po tha mundësinë me pa Liriodnën veç nëse keni probleme shëndetësore mos e këqyrni. Thash jo more unë jam rritë me të, dua me pa. Ai nuk dëshironte me hi me pa. Aty filluan edhe dyshimet tjera. I tha djali i mixhës ec Naim se s’bon kështu ke jetu 13 vjet me të. Kur shkova në mjekësin Ligjore ne i thanë Naimit, arin edhe gjerat me vlerë çka ka pas Liridona i ke brenda. Nëse hajnat e kanë vjedh, Liridona ka pasur ari shumë, ia kishin marrë arin. Por, jo arin tha e ke këtu. Nuk e dimë pse e ka vrarë. Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Ose mund me kon që ka mundur me mbet pa pare, me pas borxhe edhe me privuar nga jeta motrën tonë me ja marrë paret e sigurimit,”-tha ai.

Leonardi tregon se çfarë i kishin thënë fëmijët në momentin e vrasjes së inskenuar përmes grabitësve.

“Atë ditë ka ndodhur krejt rasti. Djali e kish pas shtrënguar dorën shumë. Kur jam shkuar në polici mu ka ofruar më ka përqaf, dajë tha hajni mi ka lyp paret po unë s’ia kom dhënë e ka qel dorën i kish pas paret aty. Pastaj më tha se mamin e kishin harruar në veturë,"- rrëfen ai.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri

1 VITE ME PARE

'Na preu në besë'/ Babai i Liridona Murselit: Ja ku fillova të dyshoja tek Naimi

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:
Naim dhe Liridona Murseli dhe Hajdar Ademaj

PRISHTINË- Babai i Liridona Murselit (Ademaj), 33-vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj në Kosovë ka zbuluar se kur ka nisur të dyshojë se bashkëshorti i saj kishte gisht në humbjen e të bijës. Hajdar Ademaj në një intervistë për "News24" tha se dhëndri e kishte marrë në telefon dhe i kishte treguar të gjithë ngjarjen. Por e vetmja gjë që e bëri të dyshonte ishte fakti që dhëndri ia kishte lënë të bijën pa jetë në makinë. Po ashtu, tregoi se aktualisht dy djemtë e çiftit ndodheshin në banesën e të bijës së ndjerë, ndërsa shtoi se janë prindërit e autorit të vrasjes ata që po kujdesen për të miturit. 

"Patën lajmëruar, Naimi, se çika është e vrarë. Jena shku, me gjet çikën se ku është, milici e në tana anët jena shkuar, dhe e zbuluam. Nesër edh Naimi te na dhe e kam pyetur fort mirë. Naimi na kishte pas prerë në besë, kur hetova unë mas pari. Dyshova se kurrnifar fjale nuk ma tha mirë këtu kur e pyeta. E pyeta Naim si qe puna, më kallxo. Ia nisi me tregue. Naimi bleu shtëpi në Kosovë dhe i tha cikës hajde dhe ti këtu. Edhe as një javë nuk ka nejt. Më shumë rrite te ne. Atë ditën që e vranë tha bab do shkoj. U cua e shkoi, kur ka mbërritur në Prishtinë, e ka pyetur burrin e vetë për t’i bërë befasi fëmijëve një darkë. Kur u bë 8:20 minuta, u ni se u vra cupa. Kemi kërkuar zhvarrosjen e cikës sepse nuk ka çfarë ka me lyp atje, kur burri e ka bërë krimin. Naimi ka bërë krim të madh. Këto vjet i kam bërë, e kurrë s'kam dëgjuar për këtë lloj krimi. Falënderoj policinë se janë ka ecin me hapa të sigurt. E kërkojmë drejtësinë deri në pikën e fundit, mos me ndodh më kështu senesh. Ne dyshojmë se ky ka pasur jetë luksi shumë të madhe, dhe për atë që ta vras unë dhe t’ja marr pensionin e këto që i takojnë. Nuk ka gjë tjetër. Nuk ka pasur konflikte mes tyre. E kemi pritur si më mirë. Fëmijët janë në shtëpinë e Liridonës, janë prindërit e tij atje,"- tha ai.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri

1 VITE ME PARE

Vrau gruan! Blendi Fevziu: E njihja Naim Murselin, doja t’i gjeja numrin e telefonit për ta ngushëlluar

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:
Blendi Fevziu, Naim dhe Liridona Murseli

TIRANË- Moderatori Blendi Fevziu ka zbuluar se ka takuar disa vite më parë vrasësin e Liridona Murselit. Pikërisht bashkëshortin e saj, Naimin. Fevziu tregoi se fillimisht mbeti i trishtuar kur lexoi raportimet e ngjarjes. Ndaj edhe kishte nisur që të kërkonte një numër telefoni për t'i shprehur ngushëllimet e tij duke qenë se e ka njohur edhe më parë. Por zbuloi se kishte mbetur i shokuar kur zbuloi se Policia e arrestoi dje atë për vrasjen e bashkëshortes. Ndërsa më tej, vazhdon edhe komenton ngjarjen që ka shokuar Kosovën. 

FJALA E PLOTË E FEVZIUT: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Pak ditë më parë lexova në mediat online një lajm që ishte tejet i trishtë; një grua e re kishte humbur jetën në sy të bashkëshortit të saj dhe dy fëmijëve në një tentativë grabitje. Mu duk një lajm i çuditshëm për Prishtinën, e cila sigurinë e ka në nivele shumë të larta. Pashë fotografinë e bashkëshortit, i cili ishte një personazh me të cilin jam përshëndetur dikur në një nga hotelet e Prishtinës disa kohë më parë. Më kishtë lënë përshtypjen e një personi të kulturuar, të sjellshëm që më tregoi se ishte emigrant në Suedi dhe se donte shumë Kosovën dhe se e njihte gjithë elitën e Kosovës. Kur pashë fotografinë e djalit, ndjeva trishtim tejet të madh. Tentova ti gjeja numrin e telefonit për t'i dhënë një ngushëllim, për t'i thënë që të bëhej i fortë për të rritur dy fëmijët e mbetur jetim që të kishin sa më pak trauma. Por dje lexova që Policia kishte identifikuar si autor bashkëshortin Mbeta tejet i tronditur në radhë të parë sepse njerëz të tillë që duken normalë, por që kanë ndjenja të tilla kriminale janë kaq pranë nesh. Edhe pse policia dhe drejtësia nuk kanë thënë përfundimisht fjalën e tyre ka shumë mundësi që versioni real të jetë ky. Ndaj pyeta veten. Çfarë mund ta bënte një burrë që të vriste bashkëshorten e tij në sy të dy fëmijëve, t’i linte ata me një traumë kaq të madhe, t’i largonte nga jeta një grua, një vajzë të re, e cila kishte menduar të kalonte jetën me të, e cila ishte bashkëshortja e tij, që kishin kaluar ditë të gëzuara dhe të trishtueshme padyshim, që i kishte sjellë në jetë dy fëmijë dhe që shpresonin t’i rrisnin së bashku? Ka shumë pse. Është padyshim e vështirë të gjesh një arsye, por një gjë është e sigurt. Çdo njeri që kryen një akt të tillë nuk meriton asnjë fjalë tjetër përveçse kriminel. U prehtë në paqe gruaja e re dhe shpresoj që fëmijët ta kalojnë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja këtë dramë”, thotë Fevziu.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri

1 VITE ME PARE

Vrasja e Liridonës nuk ishte "femicid"!

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:
Naim dhe Liridona Murseli

- Burri nuk e vret gruan pse është grua, por e vret pse është gruaja e tij.
- Termi 'femicid' po përdoret vend e pa vend nga gratë shqiptare, sidomos nga ato në pushtet, si presidentja,
sepse presidentja po e krijon përshtypjen dramatike thuajse burrat shqiptarë kanë dalë me shpata në duar e po vrasin gra ku po i gjejnë
(veç për shkak të gjinisë (femicid - vrasje në bazë të
gjinisë), që janë gra, kështu po thotë presidentja).
- Nuk po ndodh mizogjinia masive dhe as urrejtja kolektive ndaj grave që të flas presidentja me absolutizëm.
- Po, gruaja shqiptare është e nënshtruar dhe e pushtuar, por me vullnetin e saj:
të jesh kokëulur është mënyra e mbijetesës e shumë
grave...
(nuk kam kohë e as vullnet të
shkruaj më gjatë për këtë temë në një shoqëri ku Liria e femrës është
Vetmia).
- Të gjithë kanë nevojë të çmësohen nga këto dashuri,
gjithmonë të sëmura e në fund të përgjakura gjithësesi
(me gjakun që shihet apo me gjakun që nuk shihet), në fund, zemrën ta plas se ta plas ai që e ke më së
afërmi....e që ke kujtuar se është 'i joti'
.....dhe duhet mësuar mësimin e ri:
Njeriu nuk mund të jetë e as të
bëhet i joti.
- Kurrë, kurrë, në daç çmendu, në daç merre malin, në daç jepi zor e flutuo, se nuk bën...
nuk mund të ndodh ta 'privatizosh' mendjen, shpirtin a quaje ti si të duash, të
njeriut.
- Këtu, bash tek kjo ideja e prapambetur se njeriu mund të pronësohet, këtu e gjen bazën e tragjedisë, sepse gjithmonë del se je mashtruar se njeriu s'paska qenë kurrë i joti dhe s'është i joti...
- I keni parë se si njerëzit vdesin, sikur ju rrëshqasin nga dora...zhduken...
As vetja jote s'është e jotja....apo qysh thotë katundaria: I huaji i joti s'bëhet'!
- Ti e pranon që
jeta është e përkohshme por nuk e pranon se dashuria është e përkohshme.
- Është.
Në fillim bën yrysh tek dashuria...e pastaj, prap e çon kokën vetmia, sepse s'ka dashuri që deri sot nuk u harxhua.
- Presidentja foli edhe për fajin kolektiv dhe ndërgjegjen kolektive të popullit.
Nuk mund ta ndajmë ne
fajin me vrasësin, ndaje vet nëse mendon se ekziston 'faji kolektiv'.
- Më lehtë bashkohen toka me qiell se sa që bëhen një, dy njerëz të
bashkuar.
Sepse, dashuria është shkalla më e lartë e mençurisë dhe e lirisë.
Si mund të jetë i dashuruar thellë njeriu i cekët dhe si mund të kuptoj çka është liria njeriu që kërkon ta robërojë dashurinë.
Ti kujton se ia vë edhe prangat dashurisë, por pastaj...i keni parë ata pleqtë që kur ishin të rinj ishin të
rrezikshëm...
Kur i lodh mosha, por nuk ua lodh egon, ata prap vazhdojnë të paraqiten si të rrezikshëm, ama zëri i lodhur nuk u dëgjohet, që u tingëllon si maces kur ia zë bishtin.
- Me gra e me burra duhet të çmësohen nga mësimet e vjetra mbi pronësinë e njeriut, derisa të binden se njeriiu është
i lirë, edhe i vdekur prap mbetet i lirë.
Se ti ia vret trupin por shpirtin nuk ia merr, dashurinë nuk ia merr, mendjen nuk ia ndryshon, kurrë.
- Prandaj, më përpara mund të bashkohen toka me qiell, se sa që mund të bashkohen e të bëhen NJË dy veta që janë bashkë.
P.S. S'dua t'i them krejt bindjet e mia se hy n'gjynah, i bie thuajse po iu ftoh prej kësaj dynjaje (të rreme)...
Komplet duhet të rishkruhet kjo
mënyrë primitive e jetës!
Nuk mund të jesh njeri normal derisa mendon se dikush (që ke qejf ti), duhet të jetë 'prona' jote!
- Ti mund të mendosh se dikush është 'i joti', por kjo është sëmundje mentale, siç është edhe dashuria,
sipas Platos 'sëmundja më e rëndë nervore'!

*Titulli është redaksional

1 VITE ME PARE

20 mln euro në lojë/ Pse Naim Murseli e vrau Liridonën

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:
Naim Murseli dhe Liridona

KOSOVË- Shkaku i vrasjes së Liridonës që tronditi Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar, kanë qenë 20 milionë euro. Indeksonline shkruan se Naim Murseli i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze. Sigurimi jetësor, sipas të njëjtit burim, garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro. Përfituesi i vetëm i kësaj tragjedie ishte Naim Murseli, i cili gjithashtu ka qenë në dijeni për vlerën e majme që mund të merrte.

Për rrjedhojë, organizoi fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij, duke inskenuar një grabitje. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Njerëz të ‘pajtuar’ nga Naim Murseli i zunë pritë mjetit në të cilin udhëtonte 33-vjeçari, Liridona dhe dy djemtë e çiftit. Në dëshminë e parë të dhënë në polici, Murseli rrëfeu se kishte marrë fëmijët e ishte larguar ngamakina, duke lënë pas të shoqen, të cilën e kishin vrarë grabitësit. Por, kamerat e sigurisë dhe bisedat  telefonike zbuluan se nuk bëhet fjalë për një grabitje.

Në pranga u vu Granit Plava, i cili rrëfeu se e kishte ekzekutuar Liridonën pasi e kishte ‘pajtuar’ Naim Murseli dhe i kishte premtuar 30 mijë euro. Kushtrim Kallaku, nipi i Naimit është arrestuar gjithashtu me akuzën bashkëpunim në krim.

1 VITE ME PARE

"Kujton me mall burri dhe fëmijët", kurora që la Murseli te varri i Liridonës

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:
kurora

KOSOVË- Liridona Ademaj Murseli, 30-vjeçarja që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, është varrosur dje në varrezat e fshatit Cërmjan. Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli, i cili porositi vrasjen e saj, përveçse mori pjesë në funeralin e saj duke e përcjellë në banesën e fundit, mbi varr ai la edhe një kurorë me lule. 

“Të kujtojnë me mall burri Naimi, si dhe djemtë” -shkruhet në mbishkrimin e kurorës me lule.

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Vrasja e Liridona Murselit, si u zbulua brenda 48 orëve skenari makabër

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:
Naim Murseli dhe Liridona Murseli

KOSOVË- Vrasja tragjike e Liridona Murselit, tronditi Prishtinën. Teksa pothuajse të gjithë besuan se 33-vjeçarja u vra nga grabitësit, ai që fshihej mbrapa ekzekutimit ishte bashkëshortii saj, Naim Murseli ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli.

Ai inskenoi grabitjen në mënyrë që t'i merrte jetën gruas së tij teksa udhëtonin me makinë, në sy të dy djemve të mitur.

Persona të 'pajtuar' nga Naimi u zunë pritë dhe në momentin që 33-vjeçari u largua nga mjeti me fëmijët, Liridona u qëllua me armë zjarri për vdekje. Naimi gjithashtu ishte në funeralin e saj duke e përcjellë në banesën e fundit. Po ashtu, ka pritur edhe të gjithë miqtë dhe dashamirët që kishin ardhur për t'i bërë nderimet e fundit viktimës.

Por dy ditë mëvonë, e vërteta doli në dritë.

Naim Murseli, së bashku me Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, u arrestuan nga Policia, të cilët janë lënë në paraburgim për 30 ditë. Autoritet në vijim të hetimeve, kanë gjetur dhe sekuestruar pistoletën që u përdor për vrasjen e Liridona Murselit, 10 fishekë dhe automjetin në të cilën e vranë ekzekutorët. Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, ku 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur vrasjen, ndërsa edhe ky i fundit raportohet ta ketë pranuar fajësinë.

Në pranga ëshë vënë edhe Kushtrim Kokalla, nipi i Naim Murselit, i cili është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas arrestimit të tij një reagim erdhi edhe nga vëllai i tij, Kanon Kokolla. Kanoni deklaroi se vëllai i tij është i pafajshëm dhe natën e ngjarjes ka qenë në shtëpi.

Dinamika

Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019. Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin. Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

Teka hetimet vijonë dhe Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, familjarët e Liridona Mursliut kanë thënë se do të zhvarrosin trupin e familjares së tyre, e cila dje u varros në varrezat e familjes Murseli. Ka qene vëllai i Liridonës, Liridon Ademaj, i cili ka dhënë dy ditë besë familjes Murseli. Nga ana tjeter mësohet se prindërit e Naim Mursliut janë larguar në Zvicër.

Si ndodhi ngjarja?

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si “Grabitje me pasoja të vrasjes”, bazuar në rrëfimin e Naim Murselit. Policia tha se viktima ka qenë në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri. Por me arrestimin e bashkëshortit të viktimës, ngjarja merr kthesë të madhe dhe detaje të reja priten të zbulohen./ZËRI

1 VITE ME PARE

“Familja e Naimit kanë 2 ditë besë”, a po paralajmëron hakmarrje vëllai i Liridonës?

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:

Vëllai i Liridona Murselit ka deklaruar se trupi i motrës së tij do të zhvarroset nga varreza në Cërmjan të Gjakovës, në fshatin e bashkëshortit të saj, pasi Naim Murseli u arrestua si porositës i vrasjes së 30-vjeçares për 30 mijë euro.

Liridon Ademaj deklaroi se mes motrës së tij dhe kunatit nuk ka pasur asnjëherë probleme. Ndërsa shtoi se i kanë dhënë 2 ditë besë familjes Murseli dhe më pas do të marrin hak për vrasjen e 30-vjeçares, krim që tronditi opinionin publik. Ndërkohë mësohet se prindërit e Naim Murselit janë larguar drejt Suedisë.

“S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, tregoi Lirion Ademaj për Gazetën Insajderi.

Ndërsa shtoi: “I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë.”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje pas zbardhjes së vrasjes së Liridona Murseli, mbrëmjen e së mërkurës (29 nëntor) pranë banesës së saj në rrugën Dalip Alshiqi, Prishtinë.

Uniformat blu kanë informuar se në pranga janë vendosour 3 autorët e dyshuar të krimit të rëndë, ndërsa janë sekuestruar pistoleta me 19 fishekë që dyshohet se u përdor për vrasjen e Liridona Mursdeli dhe makina e përdorur nga autorët. Naim Murseli kishte premtuar Granit Plavës se do ti paguante 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa i kishte parapaguar 15 mijë euro.

/ Zëri

1 VITE ME PARE

DETAJE/ Liridona u vra nga bashkëshorti, çifti kishte aplikuar për divorc

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:
Liridona dhe Naim Murseli

KOSOVË- Detaje të reja janë zbuluar pras vrasjes që tronditi Kosovën, ku Liridona Murseli u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019, sipas Gazeta Express.

Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin. Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

Autoritet po vijojnë hetimet për shkakun dhe rrethanat e ngjarjes dhe deri më tani janë arrestuar tre persona, mes tyre bashkëshorti i viktimës,Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. 

Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, ku 15 mijë i kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do i jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur vrasjen, ndërsa edhe ky i fundit raportohet ta ketë pranuar fajësinë.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Arrestimi i nipit të Naim Murselit, vëllai i policit: I pafajshëm! Ka qenë në shtëpi

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:
Liridona Murseli dhe Kushtrim Kokolla

KOSOVË- Kanon Kokolla, vëllai i pjesëtarit të FSK-së, Kushtrim Kokolla, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit ka reaguar në lidhje me dyshimet për përfshirjen e tij në ngjarje. Kanon Kokolla ka deklaruar se vëllai i tij është i pafajshëm dhe sipas tij, Kushtrim Kokolla natën e ngjarjes ka qenë në shtëpi.

“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di,” – ka deklaruar ai.

Më herët, Kanon Kokolla kishte reaguar në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e rëndë: “Zoti e mallkoftë autorin”.

Liridona u vra për 20 mln euro/ Vëllai paralajmëron hakmarrje:
postimi i Kanon Kokolla

Arrestimi i pjesëtarit të FSK-së është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes.

“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” – thuhet në komunikatë.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB