"Hape derën, jemi Policia"/ Vrasja në Kurbin, kriminelët e kishin vjedhur "Range" në Laç

KURBIN- Detaje të treja janë bërë me dije nga atentati që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ku viktimë ka mbetur Selman Mihana. Pronari i firmës së inerteve, Ardjan Gjeloshi ka dhënë dëshminë e tij pranë Policisë së Kurbinit. Në rrëfimin e tij, sipas "Top Channel", Gjeloshi ka deklaruar se autorët e vrasjes janë prezantuar si efektivë të Policisë së Shtetit, ndaj edhe u është lejuar hyrja. Në momentin që kanë hyrë brenda kanë qëlluar drejt tij dhe ekonomistit 70-vjeçar, i cili mbeti viktimë e atentatit.
Për këtë ngjarje nga autorët janë përdorur dy makina, njëra një "Range Rover", e cila rezulton se ishte e vjedhur disa kohë më parë në një karburant në autostradën Lezhë-Laç.
Dyshohet se në krim kanë marrë pjesë dy persona.
Për Policinë, pistë kryesore e hetimeve është ajo e hasmërisë, pasi në vitin 2002 Ardian Gjeloshi, bashkë me vëllain e tij u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur një efektiv policie në zonën e Fushë-Kuqes./ZËRI
Atentat Ardian Gjeloshit në Kurbin! Plumbat vrasin ekonomistin

KURBIN- Selman Mihana, 70 vjeç u vra këtë të shtunë në Gurëz të Kurbinit ndërsa Ardian Gjeloshi, i cili ishte dhe “shënjestra” e atentatit mbeti i plagosur. Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:00 të mëngjesit në ambientet e firmës që merrej me përpunimin e inerteve. Gjeloshi, mësohet se ka marrë 2 plumba dhe ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Autorët, të cilët kanë qëndruar jashtë rrethimit të biznesit kanë qëlluar të paktën 15 herë në drejtim të Ardian Gjeloshit ndërsa më pas janë larguar duke humbur gjurmët.
Pistat ku po heton Policia janë disa. Njëra ka lidhje me një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2002, ku Ardian Gjeloshi dhe i vëllai Dritan Gjeloshi qëlluan mbi një kamionçinë dhe vranë Marie Prengën. Nga të shtënat mbetën të plagosur dhe oficeri i FNSH Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga.
Por nuk përjashtohen as konfliktet në biznes. Mësohet se Gjeloshi ishte në mosmarrëveshje biznesi me një fis nga fshati Pllanë i Lezhës. Ndërsa më herët i kanë plagosur dhe djalin. Policia dhe RENEA kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorëve./ZËRI
I shpëtoi atentatit/ PISTAT e hetimit! Gjeloshi i përfshirë në vrasje, më parë i plagosën djalin

KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Selman Mihanës dhe plagosjen e Ardian Gjeloshit në Gurëz të Kurbinit. Gjeloshi dyshohet të ketë qenë dhe “shënjestra” e atentatit, por mori vetëm dy plumba dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se 3 nga pistat kryesore ku po heton Policia është hakmarrja, mosmarrëveshjet në biznes dhe një plagosje e ndodhur disa vite më parë.
Pista e hakmarrjes
Ardian Gjeloshi së bashku me vëllain e tij Dritan Gjeloshi janë përfshirë në një ngjarje të rëndë në vitin 2002. Ata qëlluan me armë zjarri drejt një kamionçine dhe lanë të vdekur në vend Marie Prengën, nënë e katër fëmijëve.
Nga të shtënat asokohe mbetën të plagosur dhe tre persona të tjerë që ishin në mjet. Konkretisht: Oficeri i FNSH Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga.
Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia e konflikteve në biznes. Kjo pas Ardian Gjeloshi ka pasur konflikte me një fis nga fshati Pllanë sa i përket përpunimit të inerteve.
Por sipas bluve të Kurbinit, nuk përjashtohet as ndonjë konflikt i lindur për shkak të plagosjes së djalit të Ardian Gjeloshit.
Mihana dhe Gjeloshi u qëlluan rreth orës 07:00 të mëngjesit teksa po hynin në zyrë. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të firmës që merrej me përpunimin e inerteve, ndërsa autorët kanë qëlluar të paktën 15 herë nga jashtë rrethimit. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre./ZËRI
DETAJE/ I shpëtoi atentatit, Ardian Gjeloshi mori 2 plumba! Autorët qëlluan 15 herë

KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Gurëz të Kurbinit këtë të shtunë, ku mbeti i vrarë ekonomisti Selman Mihana dhe u plagos biznesmeni Ardian Gjeloshi. Ky i fundit ka qenë dhe "shënjestra" e autorëve. Gjeloshi ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe mësohet se ka marrë 2 plumba, që kanë hyrë dhe kanë dalë nga trupi. Raportohet se ai ka një plagë në ije sipër legenit tangente dhe një plagë në dorën e majtë, tek bërryli tangent.
Shkak për ngjarjen që tronditi mëngjesin e sotëm Kurbinin sipas Policisë, mund të jenë mosmarrëveshjet në biznes. Mihana dhe Gjeloshi u qëlluan rreth orës 07:00 të mëngjesit teksa po hynin në zyrë. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të firmës që merrej me përpunimin e inerteve, ndërsa autorët kanë qëlluar të paktën 15 herë nga jashtë rrethimit. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, por ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre./ZËRI
FOTOLAJM/ Ky është Selman Mihana, ekonomisti që u vra aksidentalisht në Kurbin

KURBIN- Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Selman Mihana, i cili u vra aksidentalisht këtë të shtunë në vendin e punës në Gurëz të Kurbinit. Ai mbeti i vrarë nga një breshëri automatiku që kishte si ‘shënjestër” pronarin e firmës së përpunimit të inerteve Ardian Gjeloshi. Mihana dhe Gjeloshi kanë qenë duke u futur në zyrë në momentin e të shtënave, ndërsa autorët kanë qëlluar nga jashtë rrethimit dhe janë larguar.

Mihana ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa Gjeloshi është transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas Policisë, dyshohet se shkak për ngjarjen të jenë bërë mosmarrëveshjet në biznes që mund të ketë biznesmeni i inerteve Ardian Gjeloshi.
Nga plumbat ka shpëtuar roja i objektit, i cili ndodhej pranë Mihanës dhe Gjeloshit. Policia e mbështetur nga Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe RENEA kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorëve, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre./ZËRI
Atentati në Kurbin/ Zv.drejtori i Policisë së Lezhës: U tentua vrasja e Gjeloshit! Autorët përdoren automatik

KURBIN- Zëvendësdrejtori i Policisë së Lezhës Gentian Berberi, duke folur për mediat nga vendi i ngjarjes në Gurëz të Kurbinit ku mbeti i vrarë Selman Mihana dhe u plagos Ardian Gjeloshi dha detaje rreth ngjarjes. Sipas tij, dyshohet se “shënjestër” e sulmit ishte biznesmeni Gjeloshi, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu ai bëri me dije se shkak për ngjarjen të jenë bërë mosmarrëveshjet me biznes. Autorët sipas tij mund të kenë përdorur automatik.
Gentjan Berberi: Sot rreth orës 07:00 është njoftuar se është qëlluar me armë zjarri është tentuar të vritet A.GJ. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën S.M. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Pista hetojmë konflikte mosmarrëveshje. Objektivi dyshohet A.GJ dhe është në gjendje të mire./ZËRI
DETAJE nga krimi në Kurbin/ 'Shënjestër' ishte biznesmeni Gjeloshi! U qëlluan teksa hynin në zyrë

KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Kurbin ku mbeti i vrarë Selman Mihana dhe u plagos Ardian Gjeloshi. Raportohet se “shënjestër” e sulmit ka qenë biznesmeni Gjeloshi, ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e bluzave të bardha.
Mësohet se autorët kanë qëlluar jashtë rrethimit të biznesit që merrej me përpunimin e inerteve. Në momentin e të shtënave, biznesmeni dhe ekonomisti kanë qenë duke u futur në zyrë. Nga plumbat ka shpëtuar fatmirësisht roja e i objektit.
Policia e Kurbinit e mbështetur dhe nga Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe RENEA kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorëve. Po ashtu janë ngritur postoblloqe të shumta, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët./ZËRI
EMRAT+VIDEO/ Vrasja në Kurbin, RENEA 'blindon' zonën! Ja kush janë viktima dhe i plagosuri

KURBIN- Pamjet që po shihni tregojnë ambientet e firmës së përpunimit të inerteve ku mëngjesin e kësaj të shtune mbeti i vrarë ekonomisti Selman Mihana, 70 vjeç dhe u plagos pronari Adrian Gjeloshi, 51 vjeç. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Në mbështetje të Policisë së Kurbinit kanë mbërritur Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe RENEA. Janë ngritur disa postoblloqe ndërsa po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorir/ve./ZËRI
E RËNDË në Kurbin, vritet ekonomisti i firmës së inerteve, plagoset pronari

KURBIN- Të shtëna me armë zjarri në Kurbin. Raportohet se rreth orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të shtune është vrarë me armë zjarri në ambientet e një firme ku përpunohen inerte 70-vjeçari, i identifikuar me inicilaet S.M. Ndërsa ka mbetur i plagoisur 51-vjeçari Adrian Gjeloshi, pronari i firmës. Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të Policisë së Kurbinit kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen./ZËRI