LIVE UPDATES

Tronditet Shkodra, qëllohet me armë zjarri makina, plagoset Selami Brahimi

➤ Shkodra tronditet nga një atentat pasditen e sotme. ➤ Një mjet tip "Citroen" është qëlluar me armë zjarri, në hyrje të qytetit, në lagjen “10 Korriku". ➤ Mjeti është në pronësi të Selami Brahimit, i cili ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. ➤ Nuk dihet përse është qëlluar ndaj tij pasi emri i tij nuk rezulton i njohur për Policinë. ➤ Pritet që dëshmia e tij të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen, ndërsa ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. ➤ Policia ka marrë kamerat e zonës dhe ka nisur kqyrjen, ndërsa kontrolle po zhvillohen kudo në qytet.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Plagosja me armë në Shkodër/ Drejtori i Policisë: Po pyesim dëshmitarët

Tronditet Shkodra, qëllohet me armë zjarri makina, plagoset Selami
Edmond Sulaj

SHKODËR-Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e shtetasit Selami Brahimi, ngjarja e ndodhur në lagjen “Xhabiej”.

“Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, u shpreh drejtori Sulaj.

Mbrëmjen e sotme u qëllua me armë nëdrejtim të autimjetit të Selami Brahimit. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur Brahimi. Megjithatë, fatmirësisht, ai është jashtë rrezikur për jetën dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmën e parë nga bluzat e bardha. Gjithashtu automjeti ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e pasme. Paraprakisht dyshohet se shënjestra, Selami Brahimi nuk rezulton të jetë person me probleme ligjore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe vetë kreu i policisë së Shkodrës./ZËRI

1 VITE ME PARE

Si ndodhi atentati në Shkodër? Policia: Selami Brahimi është plagosur

Tronditet Shkodra, qëllohet me armë zjarri makina, plagoset Selami
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga ana e Policisë së Shkodrës, është bërë me dije se nga të shënat me armë zjarri drejt mjetitr “Citroen” ka mbetur i plagosur Selami Brahimi. Megjithatë, fatmirësisht, ai është jashtë rrezikur për jetën dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmën e parë nga bluzat e bardha. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit Sel Brahimi (e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi Sel Brahimi. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ZËRI

1 VITE ME PARE

Xhami i pasmë është bërë copa! Pamje nga atentati që dështoi në Shkodër

Tronditet Shkodra, qëllohet me armë zjarri makina, plagoset Selami
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- ZËRI ka siguruar pamjet e para nga mjeti i Selami Brahimit që u qëllua me armë zjarri në Shkodër. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, pjesa e pasme e mjetet është e gjitha e dëmtuar nga plumat, ndërsa xhami është thyer i tëri. Por edhe në pjesën e parme ka po ashtu shenjë nga plumbat që kanë përfunduar mbi mjet.

Tronditet Shkodra, qëllohet me armë zjarri makina, plagoset Selami
Pamje nga vendi i ngjarjes
Tronditet Shkodra, qëllohet me armë zjarri makina, plagoset Selami
Pamje nga vendi i ngjarjes
Tronditet Shkodra, qëllohet me armë zjarri makina, plagoset Selami
Pamje nga vendi i ngjarjes

Megjithatë drejtuesi i mjetit tip "Citroen" ka mundur që të shpëtojë pa lëndime. Pritet që dëshmia e tij të japë më shumë detaje lidhur me autorët dhe shkakun e atentatit të planifikuar ndaj tij./ZËRI

1 VITE ME PARE

Zbulohet emri, kush ishte shënjestra për t'u ekzekutuar në Shkodër

Tronditet Shkodra, qëllohet me armë zjarri makina, plagoset Selami
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Selami Brahimi është pronari i makinës “Citroen”, i cili u qëllua me breshëri plumbash pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Shkodrës, në lagjen "Xhabije", por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Deri më tani nuk dihet nëse Brahimi ishte në drejtimin e mjetit, apo ndonjë person tjetër, pasi edhe Policia e Shkodrës, deri më tani nuk ka dalë në asnjë njoftim zyrtar. Megjithatë pronari i mjetit, deri më tani nuk rezulton një emër i njohur i përfshirë në botën e krimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB