Të gjithë mbajnë shënime! Publikohen FOTOT nga mbledhja e qeverisë në Shëngjin

SHËNGJIN- Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar foto nga mbledhja informale e qeverisë e mbajtur sot në Shëngjin të Lezhës. Në fotot e publikuara, ministrat shihen duke mbajtur shënime dhe tepër të menduar, teksa dëgjojnë fjalën e kreut të qeverisë.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm të gjithë ministrat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, si dhe Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi. Në mbledhjen e pazakontë ishte i pranishëm edhe ministri ende i padekretuar Blendi Gonxhja. Këtij të fundit iu besua një ministri e re, e emëruar Ministria për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.
Në këtë mbledhje janë përcjellë detaje në lidhje me faktin sesa seanca janë mbajtur për vitin që lamë pas, janë bërë bilance për faktin sesa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione për debat, projektligjet që janë depozituar në parlament, nga të cilat sa prej qeverisë dhe sa prej deputetëve. Gjithashtu, janë shpallur edhe prioritetet që socialistët do të kenë gjatë 2024, që konsiderohet një vit paraelektoral.




Mbledhja e qeverisë në Shëngjin pritet të zhvillohet edhe gjatë ditës së nesërme. Në prioritetet e vitit 2024, priten diskutime për turizmin, që konsiderohet një sektor tepër i rëndësishëm për ekonominë e vendit./ZËRI/
DETAJET/ Kërkesat e kryeministrit Rama në mbledhjen e qeverisë në Shëngjin

SHËNGJIN – Ka përfunduar pjesa e parë e mbledhjes informale të qeverisë në Shëngjin, ku janë diskutuar shumë çështje politike. Në këtë mbledhje, kryeministri i vendit Edi Rama ka kërkuar përmirësim të punës në Komisionet Parlamentare dhe një forcim të mëtejshëm të partisë në bazë. Kërkesa e Ramës ka ardhur pas fjalës së kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi.
Bledi Çuçi është fokusuar tek seancat e shkuara plenare, duke bërë një bilanc, sa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligjet që janë depozituar në parlament, nga të cilat sa prej qeverisë dhe sa prej deputetëve, raporton TCH.
Çuçi më tej ka analizuar edhe prezencën e deputetëve në seanca plenare, në mbledhjet e grupit dhe në komisione. Në mbledhje u diskutua gjithashtu për takimet e ministrave me deputetët. Po ashtu, u bë me dije edhe sesa diskutime ka pasur në Komisione për Buxhetin dhe për Paketën Fiskale.

Çuçi kishte në fokus të analizës së tij performancën e deputetëve në debate, diskutimet në seanca dhe në komisione dhe prezencat në zonat elektorale. Pjesë e diskutimit ishte edhe fakti sesi do të vijojë jeta parlamentare, pas incidenteve dhe bllokimeve që po bën opozita. Po ashtu, u diskutua edhe për ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar si amnistia për të dënuarit dhe nisma të tjera, që duan së paku 84 vota. Qeveria shqiptare po mban mbledhje informale në Shëngjin./ZËRI/
Mbledhja e qeverisë, Rama përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

LEZHË- Prej ores 10 të mëngjesit të sotëm ka nisur në Shëngjin takimi dyditor i qeverisë, pa praninë e kamerave, ku kryeministri Rama dhe ministrat do të bëjnë bilancet e vitit që lamë pas, dhe do të vendosen prioritetet për vitin që kemi nisur.
Rama në takimin që është mbajtur me dyer të mbyllura ka përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ndërkohë që është folur dhe për angazhimin në Kuvend, që është bërë i vështirë për shkak të qëndrimeve radikale që ka mbajtur opozita në muajt e fundit.
Burime bëjnë me dije për ZËRIN se në mbledhjen e qeverisë është folur dhe për nismat që kërkojnë shumicë të cilësuar, për të cilën lipset bashkëpunimi me opozitën, ose me ndonjë prej fraksioneve të saj.
Në këtë mbledhje nuk është folur në lidhje me zëvendësimin e Arben Ahmetajt, të cilit i ka mbaruar mandati, duke qenë se kjo është një procedurë që iniciohet nga Kuvendi.
Në nisje të takimit të sotëm, ku veç ministrave marrin dhe pjesë dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, dhe drejtuesit e institucioneve të rëndësishme, fjalën e parë e ka mbajtur kryeministri Edi Rama.
Më pas ka folur kryetari grupit parlamentar Bledi Çuçi, i cili theksoi rëndësinë e ndërveprimit mes qeverisë dhe grupit parlamentar. Ka mbajtur një fjalë edhe sekretari përgjithshëm Blendi Klosi.
Pjesa e dytë e mbledhjes i është dedikuar aspekteve teknike dhe të detajuara.
Ministrat të do të shpalosin synimet kryesore për vitin 2024. Ndërkohë që mbledhja pritet të zgjasë edhe përgjatë ditës së nesërme. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm dhe ministri i sapoemëruar Blendi Gonxhja, i cili nuk ka marrë ende zyrtarisht detyrën.
/ZËRI
Prej dje është “pa punë”, Elva Margariti ‘përgjigjet’ me shifra

TIRANË- Një ditë pas shkarkimit të saj nga detyra e ministres së Kulturës, Elva Margariti ka zgjedhur që në mënyrë indirekte t’i përgjigjet me shifra kreut të qeverisë. Në një postim në rrjetet sociale, Margariti ka postuar të ardhurat që janë përfituar nga shitja e biletave në institucionet, parqet dhe kalatë në varësi të saj, që janë rritur vit pas viti duke iu referuar të dhënave.
“43.22% më shumë se viti 2022 dhe 133.92% më shumë se viti 2021 rezultojnë të ardhurat e mbledhura në vitin 2023 nga biletat në institucione, parqe arkeologjike, kala e monumente kulture. Më shumë shërbime dhe mirëmbajtje në shërbim të turizmit kulturor”, shkruan Elva Margariti në Facebook.
Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama, në argumentimin e tij për shkrirjen e Ministrisë së Kulturës dhe bashkimin e saj me Ekonominë dhe Inovacionin, do të deklaronte se kultura nuk mund të lihej si një ishull i izoluar.
Çfarë tha dje Rama?
"Kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër; kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes. Për këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës”./ZËRI
“Do punoj me pasion”/ Iu besua post ministri, Gonxhja e merr si sfidë

TIRANË- Blendi Gonxhja ka reaguar pas propozimit të tij nga kryeministri Edi Rama, si ministër për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, teksa e konsideron një sfidë atë që e pret në krye të këtij dikasteri. Në një postim në X, Gonxhja shkruan se do të punoj me pasion dhe me përulësi në shërbim të qytetarëve.
Postimi i Blendi Gonxhjas: Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend!
Blendi Gonxhja ka qenë një prej njerëzve më besnikë pranë Ramës, mik me të, i cili ndër vite është besuar në poste të rëndësishme drejtuese, që nga bashkia ne Tiranës te Transporti Rrugor.
Nga gushti 2015, Blendi Gonxhja iu bashkua ekipit të ri të Bashkisë Tiranë të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj si Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit. Nga Tetori 2015, drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë, ku gjatë periudhës që drejtoi këtë agjenci, u ndërmorën nisma thelbësore për kryeqytetin që sollën transformimin e Parkut të Madh të Liqenit Artificial dhe rikualifikimin e objekteve publike ku vlen të veçohet Amfiteatri i Tiranës, krijimin e dhjetra shesheve të reja rekreative për fëmijët nëpërmjet projektit Luaj Tirana, nisma “Dhuro një Pemë” në kuadër të projektit të Pyllit Orbital, aktivitetet rekreative të Tirana Ime Outdoor e shumë projekte të tjera.
Nga Nëntori 2018, Blendi Gonxhja u emërua nga Kryeministri Edi Rama për të drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë./ZËRI
Mbledhja dyditore e qeverisë në Lezhë, i pranishëm edhe ministri i padekretuar Gonxhja

LEZHË- Ka nisur mbledhja informale e qeverisë, që do të zgjasë dy ditë, pikërisht në qytetin e Lezhës. Në mbledhje pritet që të jetë i pranishëm dhe ministri i ri i emëruar nga Edi Rama, Blendi Gonxhja. Këtij të fundit iu besua një ministri e re, ajo për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin. Edhe pse nuk është dekretuar ende nga presidenti Bajram Begaj, Gonxhja do të jetë i pranishëm në mbledhjen e sotme, pasi Inovacioni është një prej pjesëve më të rëndësishme të axhendës së diskutimeve të qeverisë.
Nuk dihet nëse në mbledhje do të jetë apo jo ministrja e shkarkuar Elva Margariti, e cila e gjen veten tashmë jashtë qeverisë me krjimin e ministrisë së re, e cila bën bashkë Ekonominë, me Kulturën dhe Inovacionin. Përveç ministrave do të jenë të pranishëm në mbledhje dhe një sërë drejtuesish të institucioneve, si dhe deputetë socialistë që janë në krye të komisioneve parlamentare.
Axhenda e plotë:
RETREAT QEVERITAR
09 – 10 janar 2024
Shëngjin, PrinceAdriaticResort
DRAFT AGJENDA
Objektivi: Prioritetete punës për vitin 2024
Dita 1
09:30 – 10:00 Mbërritja e pjesëmarrësve
(Ministrat, drejtuesit politikë, Kryetarja e Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit)
· Fjala e Kryeministrit mbi sfidat e vitit 2024
· Debat
· Sekretari i Përgjithshëm i PS mbi procesin e ripërtëritjes në parti dhe problematikat
· Debat
· Kryetari i Grupit mbi problematikat e punës së Parlamentit
· Debat
13:00 – 14:30 Drekë – Konkluzionet e pjesës së parë
15:00 Prezantime
· Administrata Publike (Analiza dhe rezultatet e sondazheve për burimet njerëzore/propozimet për ndryshim) – Prezanton AdeaPirdeni
· Inovacioni (Objektivat e Agjencisësë Inovacionit për vitin 2024 dhe funksionimi i networkut) – Prezanton EnkeledaImeraj
· Shërbimet (Mbi procesinederegulimit të shërbimeve) – Prezanton Delina Ibrahimaj
· Projekti pilot i regjistrimit të tokës– Prezanton EnertilCanaj
15:30 Pyetje dhe përgjigje/Diskutim mbi katërtemat e mësipërme
16:00 – 16:30 Pushim kafeje
16:30 – 19:00 Debat në katër blloqet e qeverisjes mbiproblematikat e trashëguara të 2023,objektivat e 2024 dhe ndarja ekompetencave të zëvendësministrave përt’u deleguar nga ministrat menjëherë pasretreat-it
20:00 – 21:00 Darkë (Ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët)
Dita 2
08:00 – 09:00 Mëngjesi
09:00 – 11:00 Prezantimi i konkluzioneve të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë të pranishmit
12:00 Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar
*Dreka fastfood në tavolinën e punës
Lista e pjesëmarrësve:
Ministra:
1.Belinda Balluku
2.IgliHasani
3. Taulant Balla
4. NikoPeleshi
5. Ervin Mete
6. Anila Denaj
7. Mirela Kumbaro
8. OgertaManastirliu
9. Albana Koçiu
10. Ulsi Manja
11. ElvaMargariti
12. Delina Ibrahimaj
13. Majlinda Dhuka
14.. ArbjanMazniku
15. Bora Muzhaqi
16. ElisaSpiropali
Kuvendi:
1. Lindita Nikolla
2. Klotilda Bushka
3. Klodiana Spahiu
4. Arben Pëllumbi
5. Mimi Kodheli
6. Nasip Naço
7. Etilda Gjonaj
8. Evis Kushi
9. Eduard Shalsi
Drejtues politikë:
1. PandeliMajko
2. DamianGjiknuri
3. Bledar Çuçi
4.Blendi Klosi
5. ErionVeliaj
Adrian Çela
Zëvendësministra:
1.Megi Fino
2. Artemis Malo
3.Besart Kadia
4. Romina Kuko
5.Andi Mahila
6. JulianHodaj
7. Besfort Lamallari
8. Enkelejd Joti
9. VasilikaVjero
10. AdelaXhemali
11.OltaManjani
12. Endrit Yzeiraj
13. Enkelejda Muçaj
14. Hantin Bonati
15. Ami Kozeli
16. Roland Kristo
17. Dhimitër Kote
18. Arian Jaupllari
19. Enio Civici
20. Vilma Bello
21. Almira Xhembulla
22. Endrit Hoxha
23. Nina Guga
24. Albana Tole
25. Entela Ramosaçaj
26. Mira Rakacolli
27. Vjollca Braho
28.Denada Seferi
29. Adea Pirdeni
30. Klajd Karameta
Drejtorë:
1.Mirlinda Karçanaj
2. EridanaÇano
3.Elira Kokona
4. Dallëndyshe Bici
5.Dritan Agolli
6.Laura Plaku
7. Jona Suli
8.Enkela Dudushi
9. Enkeleda Imeraj
10. Klevis Hysa
11. AdelajdaRoka
12. Igli Tafa
13.Enertil Canaj
/ZËRI