Jamarbër Malltezi del nga SPAK pasi u njoh me akuzat e ngritura ndaj tij: Gënjeshtra të trasha

TIRANË- Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pasi u njoh me akuzën e ngritur ndaj tij. Ai akuzohet për aferën e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”. Malltezi i quajti akuzat ndaj tij dhe Berishës si gënjeshtra të trasha dhe të nxitura politikisht.
Malltezi tha se prokurorët i shërbejnë qeverisë dhe se akuzat e ngritura ndaj tyre janë gënjeshtra.
"Akuza të trasha. Gënjejnë kaq shumë këto prokurorë, janë afërmendsh shërbyes të qeverisë. Kanë gënjyer dhe janë për tu keqardhur. Kush i bën të gënjejnë aq trashë, sa nuk vendosin planin e 2008, i firmosur nga Edi Rama. Njerëz që gënjejnë, thjesht duhen mëshiruar. Nga njëra kemi Ramën që nxjerr 4 VKM për të vjedhur pronën e pronarëve. Nga ana tjetër, kemi ndërtimin e çerdheve. Janë të njëjtat akuza. Jemi në situate afërmendsh. Aty nuk isha as 5 minuta, nuk pashë më shumë", tha Malltezi. /ZËRI
Pas Berishës, mbërrin në SPAK edhe Malltezi: Nuk ka prova, asnjë cent nuk kemi marrë gjatë qeverisjes së PD

TIRANË- Pas Sali Berishës, edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ku do të njihet zyrtarisht me akuzën.
Malltezi tha se në privatizimin e kompleksit Partizani, nuk ka asnjë provë që të tregojë për ndikimin e Sali Berishës.
‘Asnjë nga ish-pronarët nuk ka fituar asnjë cent gjatë qeverisjes së Sali Berishës’, tha Malltezi.
Deklarata e plotë e Malltezit
Pas 4 vitesh hetime të mercenarëve që Edi Rama ka emëruar si hetues dhe prokurorë ne SPA, ku kanë hetuar Sali Berishën në 3 breza, deri te mbesat e tij, edhe kur ato nuk kishin lindur ende; Pasi kanë hetuar edhe veprimtarinë e Partisë Demokratike duke filluar qysh para 20 vitesh dhe deri tek kandidatja e PD për kryetare bashkie në zgjedhjet e 2023;
Pasi mbajnë në arrest politik antikushtetues kryetarin e opozitës në Shqipëri, pa asnjë fakt, dokument apo dëshmi por veç me urdhrat politik të Soros dhe Edi Ramës në Kongresin e PS me 09.04.2022 dhe Asamblene e PS me 07.05.2022;
REZULTON SE:
Nuk ka ceshtje penale. Mungon fakti penal dhe shteti nuk ka asnje lidhje se eshte ceshtje civile pa asnje lidhje me publiken. Shteti nuk ka humb asnje cent para publike, perkundrazi vec ka fituar nga zbatimi I ligjit.
Nuk ka asnje zyrtar te cfaredo niveli qe dyshohet per asnje veprim te paligjshem pasi ka vec zbatim strikt te ligjeve te vendit. Nuk ka asnje prove, deshmi apo dokument qe te tregoje se Berisha ka detyruar ndokend te mos zbatoje ligjin.
Nuk ka asnje ligj dhe asnje VKM nominative por te gjitha jane per gjithe popullsine (krejt ndryshe nga Edi Rama qe gezon te vellain me 37,000 m2 permes VKM se personalizuar nr. 183 apo 4 VKM per t’i dhuruar shkollen Bolinos).
Zhvillimi i prones private me pas eshte kryer nga 3 partnere private sic e kane gjykuar vete dhe duke mos nxjerre asnje nga 41 familje informale qe banonin ne shkaterrina. Asnje nga keta 3 partnere private nuk ka pasur asnje kontrate dhe nuk ka perfituar asnje cent nga qeverisja e Sali Berishes.
Ne fakt i vetmi dem ne financat e shtetit ka ardhur nga shperdorimi i detyres (n.248 i KP) i Edi Rames (sipas vendimit nr. 3698, date 13.12.2011 te Gjykates se Apelit) qe solli dem mbi 320,000 euro ne financat e Bashkise se Tiranes por SPAK nuk guxon as ta pyese e jo me t’a mbaje pergjegjes Edi Ramen per demin ekonomik.
SPAK krijoi nje piramide mashtrimi, fshehu dhe genjeu per dokumente publike (nisja e procesit te privatizimit, ndryshimimi destinacionit te tokes, mosqenia ne Planin e Perhapjes as ne 2004), kreu shkelje kushtetuese te perseritura me qellimin e vetem per t’i sherbyer Edi Rames.
Prof. Sali Berisha dhe Prof. Jamarber Malltezi jane ne arrest politik ne dhunim te ligjit qe detyron prokurorine cdo 2 muaj te paraqese dhe te miratoje raport diligjence ne gjykate per arsyet e mbajtjes se arrestit ndaj qytetareve. Ne rastin e “armiqve te partise socialiste” Berisha dhe Malltezi afati i diligjences se 5-te ka kaluar me 2-3 jave dhe jane ne arrest te paligjshem.
Sot po shkojme te marrim akuzen qe te njihemi me materialet qe kane mbajtur te fshehta ne kundershtim me ligjin.
SPAK refuzon me kokefortesi te beje pjese te dosjes veprimet aktive te kundraligjshme te Edi Rames ne 2010-2011 ne dhunim te vendimit te gjykates se formes se prere (shkelje te denueshme sipas neneve 320 dhe 321 te KP) dhe do i kerkojme te mos mbylle hetimet pa i bere pjese te dosjes hetimore edhe keto veprime te Edi Rames.
Njëlloj si në 1945 kur partia emëronte hetues, prokurorë e gjykatës e pastaj luftonte “armiqtë e partisë”.
/ZËRI
Berisha zbulon ‘çfarë gjeti’ në SPAK: Rama pozonte me orën 500 mijë euro, Veliaj po kujdesej t’i mbyllin dosjet
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, iu është drejtuar mbështetësve të tij, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ku u mor zyrtarisht i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të kryer në bashkëpunim. Berisha e quajti SPAK-un një shpellë të rrezikshme korrupsioni, ndërsa tha se ‘gjeti’ të arkivuara në Prokurori, dhjetra dosje që lidhen me zyrtarë të qeverisë, apo familjarë të kryeministrit Edi Rama.
Berisha u drejtohet qytetarëve:Vizitova pjesën muzeale të Skapit. Në pjesën muzeale të Skapit gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Edi Ramës.
Gjendej fotografia.
Gjendej fotografia e Amant Josifit për meritat e tij në spekulimin dhe mashtrimin botëror.
Gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjen që nuk i bëri.
Gjendej Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës.
Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë forma më të neveritshme presioni, duke përdorur dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng ata.
Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë. Tregojnë që është një delinkuente e dënuar.
Gjendeshin 100 milionë euro të Edi Ramës dhe Beqës.
Gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit që i ndan me Edi Ramën.
Gjendeshin 4 miliardë euro të Edi Ramës dhe Alabarit.
Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri. Organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.
Sot jam zyrtarisht i pandehur.
Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër.
Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime.
Asgjë nuk ndryshon. Është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik.
Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë.
Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël.
I gjithë qëllimi i kësaj është që t’i kapim kokën PD-së.
I garantoj shqiptarët se Edi Rama do përgjigjet për këtë.
Garantoj demokratët se shumë shpejt do e lëshojmë me atë që ai e ka aq qejf, në tokë.
…Masat e sigurisë u vendosën pa më thirrur, pa më pyetur. I kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën pa më thirrur.
…Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do ketë një garë për kryeministër. Cilido që dëshiron, të vijë ta sfidojë Sali Berishën.
…Këto janë kukulla mjerane që zbatojnë urdhra. Kur e bënë më puç, unë e refuzova, mbrojta Kushtetutën, mbrojtën pushtetin e parlamentit. Këta e dërguan në parlament dhe morën miratimin në kundërshtim flagrant me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Unë jam i vendosur t’u jap atë që meritojnë.
…Një njeri i arrestuar është një njeri me liri të privuar. Të qenurit i burgosur politik është turp i sistemit. Është dëshmia më e shëmtuar e këtij narkoshteti. Unë jam në betejë. Jeta ime ka qenë dhe do mbetet një betejë.
Qytetaret e qytetarët e Shqipërisë duhet ta dinë se sot ata janë vendimmarrësit e këtij vendi.
Se sot ata janë vlera morale e kombit shqiptar.
Se sot ata janë e drejta dhe shpresa e një kombi.
Miqtë e mi, ua thashë edhe medieve.
Çfarë gjeta unë këtu?
Këtu gjeta Edi Ramën, i cili pozonte me orën 500 mijë euro të dhënë nga trafikantët tek udhëtonte për në Aruba.
Gjeta Linda Ramën të regjistruar tek ndërhynte për tenderat e kunatit të vet.
Gjeta Olsi Ramën si kryesori i grupit të Xibrakës, por edhe udhëheqës i Amant Josifit.
Gjeta kanionin e Gjipesë, të grabitur nga Edi Rama.
Gjeta Taulant Ballën tek shpërblehej nga Sokol Çela, tek merrte nga Sokol Çela 1 milion euro për shpërblimin e dy vrasësve në Shkodër, që i vunë dinamitin Lulzim Kullës.
Gjeta edhe ata që kishin planifikuar të vrisnin politikanin afër Edi Ramës, vetëm e vetëm për të hapur hapësirën për ta, por nuk i pyet kush se janë banditë dhe superpolitikanë.
Çfarë gjeta këtu?
Gjeta Lubi Ballukun, e cila i kishte dosjet palë-palë të ndryra, që u vjedh shqiptarëve 90 përqind të fondeve të rrugëve.
Gjeta të shpërfytyruarin Erion Veliaj, i cili si mi kujdesej se mos i hapeshin dosjet.
Po Gonxhja? Po nuk ka hajdut për të shpërfytyruar se Gonxhja.
Gjeta Elizën e Skënderbuçit me 5 milionë euro.
Kush nuk ishte aty, ishte një muze kriminelësh, vrasësish, qeveritarësh peng, gjykatësish, prokurorësh.
Ja pra, të gjitha këto janë një motiv i yni për të shumëfishuar forcën me epërsinë tonë morale për t’i dhënë Edi Ramës atë që meriton.
Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë më të fuqishme se kurrë në ekzistencën tonë.
Dy botë po përballen në Shqipëri, bota e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve dhe bota e qytetarëve të ndershëm, trima, guximtarë, që janë në një mision për të shpëtuar vendin e tyre.
Ndaj të fitojmë betejën gjer në fitoren tonë.
Fitore, fitore, fitore!
A do të tërhiqet nga gara për kryeministër? Berisha: Të më sfidojë kush të dojë nga PD
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u mor zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për akuzën e korrupsionit pasiv të kryer në bashkëpunim. I pyetur nga gazetarët, nëse do të tërhiqet nga gara për kryeministrër, pas akuzës së SPAK, Berisha tha se një e tillë nuk ka për të ndodhur.
Berisha: Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do të ketë një garë për kryeministër, cilido që dëshiron të vijë të sfidojë Sali Berishën.
Në zgjedhje jeni ju kandidat?
Berisha: Padiskutim, padiskutim dhe i fitores. S’ka diskutim ajo
Pas rreth 9 muajsh nën masën e arrestit të shtëpisë, ish-kryeministri Sali Berisha u vu sot zyrtarisht nën akuzë për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim për dosjen Partizani. Sipas Berishës prokuroria nuk i ka paraqitur asnjë provë të re, nga ato që kanë dalë më herët dhe në media, ndërsa akuzoi SPAK se vepron si organizatë kriminale, në shërbim të kryeministrit Edi Rama. Këtë të fundit e paralajmëroi se nuk do ta gëzojë mandatin e katërt, dhe se pushteti i socialistëve do të marrë fund. /ZËRI
Sali Berisha merret i pandehur nga SPAK, del brenda minutash nga Prokuroria
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka qëndruar pak minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor zyrtarish i pandehur për çështjen Partizani.
Berisha akuzoi SPAK që sipas tij është një piramidë mashtrimi.
“Jam marrë zyrtarisht i pandehur, për të njëjta akuza që kanë thënë më para, më ka korruptuar dhëndri im (qesh). Nuk mu duk se kishte akuzë tjetër nga ato që janë thënë më herët”, tha Berisha para gazetarëve, ndërsa e quajti SPAK një organizatë kriminale.
Ish-kryeministri vijoi më tej duke thënë se SPAK ‘është organizata më e tmerrshme kriminale në Europë’.
“Vizitova pjesën muzeale të SKAP-it. Aty gjeta orën 400-mijë e 600 euro të qëndisur me diamantë të Edi Ramës. Gjeta fotografinë e Amant Josifit për merita në spekulim e mashtrim botëror, gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1-milionë euro për pyetjen që s’i bëri, gjendej Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për lirimin e vrasësve të Lulzim Kullës...gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë forma nga më të neveritshme të presionit dhe u përdorin dokumenta antiligjore për t’i mbajtur peng ata.
Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra të cilat i ruante Dumani në kasafortë, që tregonin se është një delikuente e dënuar. Gjendeshin 300-mln euro të Vilma Nushit që i ndan me Edi Ramën. Gjendeshin 4-miliardë euro të Edi Ramës dhe Alabarit që i ndan me Edi Ramën, kjo pra është shpella më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe në Europë", deklaroi mes të tjerash Berisha.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim./ZËRI
Berisha ‘sfidon’ sërish SPAK-un, deklaratë para militantëve: Më kanë hetuar në 3 breza, qysh kur mbesat nuk kishin lindur!

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, ku pritet që të njihet zyrtarisht me akuzën, pas hetimeve për dosjen Partizani. Berisha tha se e gjithë akuza e ngritur ndaj tij është e motivuar politikisht, dhe synon goditjen e opozitës.
DEKLARATË PËR SHTYP
Prokuroria politike private e Edi Ramës, SPAK, bazuar ne kallëzimin e rreme të kryetarit të grupit parlamentar të PS dhe ish-ministrit të Brendshëm Taulant Balla ka hetuar Sali Berishën në 3 breza deri tek mbesat e tij dhe qysh prej kohës kur ato nuk kishin lindur ende;
Ata kanë hetuar edhe veprimtarinë e Partisë Demokratike duke filluar qysh para 20 vitesh dhe deri tek kandidatet e PD për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2023;
Po me urdhër politik mercenaret e prokurorisë politike të Edi Ramës mbajnë në arrest antikushtetues kryetarin e opozitës në Shqipëri prej 255 ditësh pa asnjë fakt, dokument apo dëshmi, por veç me urdhrat politik të Edi Ramës dhënë publikisht në Kongresin e PS me 09.04.2022 dhe Asamblenë e PS me 07.05.2022 si dhe me kërkesën publike dhe jo publike tashmë të njohur të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si McGonigal e të tjerë.
SPAK-prokuroria private politike e Edi Ramës me dosjen e Klubit Partizani krijoi një piramidë mashtrimi, fshehu dhe manipuloj qendra dokumente publike, kreu shkelje kushtetuese të përsëritura dhe la në burgim të paligjshëm shtëpie Sali Berishën, me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer Edi Ramës.
Nga ky hetim që zgjati sa një lufte botërore REZULTON SE:
Në dosjen e Klubit Partizani nuk ka absolutisht çështje penale; mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur asnjë cent para publike, përkundrazi veç ka fituar nga zbatimi i ligjit.
Sali Berisha u vu nën arrest me kallëzimin e rreme të Taulant Ballës se toka ne territorin e Klubit Partizani nuk ju takonte pronarëve mbasi ishte shpronësuar nga autoritet italiane. Prokurorët e dinin që ky ishte mashtrim sepse fletoret zyrtare të vitit 1942-1943 faktojnë qartë se ajo toke nuk është shpronësuar kurrë por ishte vendosur nën rekuizim për 6 muaj.
Nga dhjetëra zyrtar që kanë firmosu dokumentet e procesit të njohjes dhe kthimit të pronarët legjitim të tokës së konfiskuar nga regjimi komunist dhe para blerjen prej tyre të objekteve të Klubit Partizani asnjë nuk është në ndjekje penale sepse ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit.
Firma e Sali Berishës nuk ekziston në asnjërin prej këtyre dokumenteve.
Nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument që të tregojë se Berisha ka kërkuar apo ka bërë presion ndokujt që të firmosë qoftë dhe një dokument të vetëm në procesin e njohjes dhe kthimit të pronës dhe të të drejtës së parablerjes, në rastin e privatizimit të klubit Partizani.
Në vitet 2006-2013 nuk ka asnjë ligj apo VKM nominative të miratuar në lidhje me pronësinë dhe privatizimin. Të gjithë ligjet dhe VKM janë miratuar për të gjithë popullsinë dhe prej tyre pa asnjë diskriminim kane përfituar nga procesi i njohjes, rikthimit dhe parablerjes së objekteve nga ish-pronarët legjitimë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë.
Ndër këta pronarë të ligjshëm, dhëndri im, Jamarbër Malltezi ka përfituar 410 metër katror tokë te Klubi Partizani të trashëguar nga familjarë të tij, ndër ta edhe të pushkatuar nga regjimi komunist.
Ky qëndrim ligjor dhe kushtetues i qeverisë së Partisë Demokratike është krejtësisht i kundërt nga qëndrimi i Edi Ramës i cili me vendim të personalizuar VKM nr 183 dt i dha të vëllait, Olsi Rama, 37,000 m2 duke ua marrë në kundërshtim me ligjin pronarëve legjitimë; apo që përmes 4 VKM të personalizuara i dha me 1 euro gazetarit të tij Karlo Bolino, 4500 m2 të nga e cila 1500 m2 familja Begeja pronare të tjerë fisnikë ia kishin lënë komunitetit për ndërtimin e një shkolle të mesme.
Së fundmi rezulton se me manipulime dhe mashtrime Edi Rama ka marrë në Kanionin e Gjipes 224,000 m2 tokë, me emrin e nënës dhe familjarëve të tij, nënës së tij, pa patur asnjë dokument zyrtar kadastral apo shpronësimi nga ndonjë qeveri.
Zhvillimi i pronës private të rikthyer pesë familjeve të truallit të Klubit Partizani është kryer nga 3 trashëgimtarë të tyre, sipas vullnetit të tyre dhe në përputhje të plotë me ligjet e vendit.
Të gjitha lejet e zhvillimit të kësaj prone janë dhënë nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.
Asnjeri nga këta 3 partnere private nuk ka përfituar asnjë cent nga qeverisja e Sali Berishes dhe asnjë dëm nuk I është shkaktuar shtetit.
Sali Berisha u vu nën arrest me pretendimin se ai ka nisur procesin e privatizimit te Klubit Partizani dhe ka ka ndryshuar destinacionin.
Ndërkohe dokumentet zyrtare provojnë se privatizimi është nisur nga qeveria socialiste kurse ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv ne truall ndërtimi është bere nga Edi Rama.
Ne rastin e ndërrimit te destinacionit të Klubit Partizani ku shteti nuk ka humbur asnjë qindarke, SPAK ka anashkaluar të gjitha vendimmarrjet e bashkisë së Edi Ramës dhe ka shkuar drejt e tek Kryeministri i vendit, i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese e kishte të ndaluar t’i ndryshonte ato. Ndërsa për analogji në rastin e inceneratorëve ku dëmi llogaritet në qindra miliona euro Spak-prokuroria private e Edi Ramës në vend që të hetojë, akuzojë apo arrestojë Edi Ramën që në kundërshtim me ligjin dhe qëndrimin kundër të dy ministrave i dha bonusin kompanisë së paregjistruar. Ata kanë arrestuar një drejtor bashkie qe ka bërë propozimin për dhënien e bonusit!
Sot unë po shkoje të marrë akuzën politike dhe të njihem me materialet që kanë manipuluar ose fshehur në kundërshtim me ligjin për të justifikuar aktin e tyre kriminal akuzën pa asnjë prove fakt apo dokument, por vetëm të diktuar nga Edi Rama.
Ne katër raportimet dy mujore të SPAK në gjykatë nuk ka dalë asnjë prove dhe nuk është përmendur as si emër Sali Berisha, ndërkohë që drejtësia politike e ka mbajtur 9 muaj në arrest. Në këto raportime, qe përbëjnë akte zyrtare, kanë dale manipulime flagrante nga prokurorët politik Dumani, Kraja, e Millonai.
Ky vendim pa asnjë baze ligjore ndaj Sali Berishës në vitin elektoral përfshirë dhe izolimin dhe pamundësimin e aktivitetit si deputet dhe lider opozite prej gati 1 viti, është dëshmi se Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’i zgjatur jetën regjimit te tij, duke shndërruar krimin politik në votë dhe votën në krim.
Ky vendim është gjithashtu një dëshmi e qëndrimeve të Edi Ramës për një Shqipëri pa opozite, njëlloj si i ati i tij Kristaq Rama – ish zëvendësi Nexhmije Hoxhes-që në gusht të vitit 1988 firmosi varjen publike në litar të kundërshtarit politik, poetit disident Havzi Nela.
Sot gjithashtu unë dua te informoj shqiptaret se ky vendim vjen pasi Edi Rama dhe prokurorët mercenar te SPAK dështuan me turp, pasi tentuan në mënyrë të përsëritur të blejnë heshtjen time dhe të Partisë Demokratike, për lidhjet e tyre me bandat, krimin, drogën dhe për larjen e parave.
Këtu para jush, ju deklaroj shqiptarëve se Sali Berisha është sot me i motivuar se kurrë ne mbrojtjen e interesit publik te qytetarëve shqiptar nga Edi Rama mafia e tij shtetërore shqiptare dhe mafia ndërkombëtare.
“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, militantët rrethojnë makinën e Berishës, ai i përshëndet me dy gishta
TIRANË- Është pritur nga qindra militantë mbërritja e ish-kryeministrit Sali Berisha në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mbështetësit kanë rrethuar makinën e Berishës, ndërsa ai ka zgjedhur që t’i përshëndesë me simbolin e demokratëve, atë të dy gishtave. Dhjetra forca policie ndodhen para Prokurorisë, ndërsa nuk kanë ndëhyrë për të penguar takimin e Berishës me militantët.
Berisha: Dy fjalë për qytetarët dhe qytetarët e pranishëm këtu. Jam sot për t'iu paraqitur atyre zotimin solemn se Edi Rama jo që nuk do të marrë dot në këtë mënyrë mandatin e katërt, por shumë shpejt do ta lëshojmë atë me pjesën e trupit që ka më qejf, në tokë./ZËRI
Berisha do të mbërrijë brenda minutash, policia rrethon SPAK-un, dhjetra militantë në mbështetje të liderit të PD

TIRANË- Forca të shumta policie janë vendosur jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ku pritet të mbërrijë brenda pak minutash ish-kryeministri Sali Berisha, teksa demokratët janë mobilizuar për të protestuar.
Me flamujt e partisë në duar, dhjetëra mbështetës të kryetarit të Partisë Demokratike ndodhen para SPAK-ut, ndërkohë që Berisha doli nga banesa e tij, në shoqërinë e avokatit Genc Gjokutaj.
Pritet që sot Prokuroria e Posaçme t’i komunikojë akuzën për dosjen “Partizani” Berishës, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, që po ashtu është në “arrest shtëpie”, i cili duhet të paraqitet sot për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.
Ndërsa Fatmir Bektashi vazhdon të jetë në detyrim me paraqitje.
Vjeshtën e vitit 2023 Gjykata e Posaçme shpalli tre masa sigurie duke vendosur detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit, i cili nuk u paraqit për t’u njohur me masën, kurse dhëndri i tij nga arrest me burg përfundoi nën arrest shtëpie./ZËRI
Berisha del nga shtëpia për në SPAK: Ndihem më i motivuar se kurrë
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij, për t’u nisur në drejtim të Prokurorisë së Posaçme. Teksa mbajti një fjalim të shkurtër për gazetarët, Berisha tha se është më i motivuar se kurrë për fitoren, dhe sipas tij dosja Partizani është një trillim politik i Edi Ramës. I pyetur nëse ka një emër rezervë si kandidat për kryeministër, në rast dënimi, Berisha tha se kjo nuk do të ndodhë, pasi kryetarin e opozitës nuk mund ta emërojë qeveria.
Berisha: Unë ju prisja ju atje, që të bëja deklaratën time, ndihem më i motivuar se kurrë, për ti dhënë përgjigjen këtij zotërisë, për fitoren dhe për të gjitha. Një trillium fund e krye, një sajesë e Edi Ramës. Rama ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt por do t’ia djegim.
A keni një kandidat rezervë për kryeministër?
Berisha: Këtë don Edi Rama, por nuk ka për të ndodhur kurrë, ne kërkojmë që t’iu kthejmë shqiptarëve votën e lirë.
Deputetë dhe pjesëtarë të strukturave të PD-së do të jenë të pranishëm sot në orën 12:00 përpara SPAK, ndërkohë që policia ka marrë masa duke rrethuar të gjithë zonën pranë Prokurorisë. Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kanë kërkuar mobilizimin e deputetëve dhe strukturave për të mbështetur kryedemokratin në përballjen e tij të radhës me SPAK. Berisha dhe dhëndri i tij Malltezi pritet të njihen zyrtarisht me akuzat e Prokurorisë së Posaccme, në lidhje me dosjen Partizani. /ZËRI
Sali Berisha shkon sot në SPAK, Bardhi mobilizon deputetët, mesazhi që iu është dërguar demokratëve

TIRANË- Rreth orës 12:00 të mesditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme, për çështjen Partizani, ku pritet të njihet zyrtarisht me akuzën ndaj tij. Pas afro 9 muajsh, që gjendet nën masën e arrestit të shtëpisë, si një person nën hetim, Berisha pritet që të merret zyrtarisht i pandehur nga ana e SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës. E njëjta rrugë pritet që të ndiqet edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili në ndryshim nga Berisha i përjetoi disa javë qëndrimi në qeli, dhe më pas ndau të njëjtën çati me vjehrrin e tij nën arrest.
Mbërritja e Berishës në SPAK pritet që të shoqërohet me një protestë jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku do të jenë të pranishëm dhe deputetët e PD-së, por edhe anëtarët e Kryesisë, dhe simpatizantët që nuk e kanë bërë një ditë pushim me tubimet poshtë ballkonit t ëish-kryeministrit.
Gazment Bardhi në cilësinë e grupit parlamentar, iu ka dërguar një mesazh deputetëve, ku iu kërkon pjesëmarrjen e tyre në protestë, sipas dhe njoftimit të bërë publik më herët.
Edhe pse publikisht, Bardhi gjithmonë ka deklaruar që mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme, këtë herë duket se do të jetë i pranishëm në protestë, ndërkohë që mbledhja e grupit parlamentar të PD-së është shtyrë për dirën e nesërme.
“Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”, thuhet në njoftimin e Bardhit.
Hetimet për Berishën dhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin janë mbyllur, dhe tashmë dosja pritet që të dërgohet në Gjykatën e Posaçme. Pas Berishës, rreth orës 14:00 në SPAK pritet që të paraqitet dhe Malltezi, i cili po ashtu do të njihet me akuzën. Në rast të një dënimi të mundshëm nga ana e Gjykatës, Berisha mund të jetë në kushtet e pamundësisë për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
Ky zhvillim në hetimet për dosjen Partizani, vjen pak ditë pasi Partia Demokratike prezantoi ekipin e saj politik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen pranverën e vitit të ardhshëm. Dënimi i tij padyshim që do të ishte një goditje e rëndë për opozitarizmin në vend, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nga ana tjetër, ka paralajmëruar se PD do të katandiset më keq se në vitin 1997, ku nuk mori më shumë se 25 mandate deputetësh. /ZËRI