LIVE UPDATES

Shqipëria shokohet nga Gjeorgjia në shtëpi, shënon Kochorashvili. Kuqezinjtë vetëm raste

➤ "Fortesa" ka rënë! Gjeorgjia ka mundur Shqipërinë me rezultatin e ngushtë, 0-1. ➤ Shifrat janë zhbllokuar në minutën e '70. Për Gjeorgjinë ka shënuar Kochorashvili, duke e çuar skuadrën e tij në avantazh. ➤ Kështu thyhet edhe rekordi. Humbja jonë e fundit në stadiumin Air Albania ishte në nëntor 2022 në miqësoren kundër Italisë. Që atëherë nga 6 ndeshje, kishim 5 fitore dhe 1 barazim. ➤ Ndeshja e sotme ishte e vlefshme për Nations League, pasi të dy ekipet kërkojnë kryesimin e grupit që tashmë i takon Gjeorgjisë me 6 pikë. ➤ Shqipëria ndan vendin e dytë me Çekinë, secila me nga 3 pikë.➤ Nations League është e rëndësishme pasi 4 skuadrat më të mira nga vendet e para, kualifikohen për në play-off për Kupën e Botës. Pra vendi i parë në grup na jep shanse që në vitin 2026, të jemi pjesë e Kampionatit Botëror.

4 artikuj për këtë temë.
6 MUAJ ME PARE

Shënon Gjeorgjia! Ndëshkohen kuqezinjtë, realizon Kochorashvili (VIDEO)

Shqipëria shokohet nga Gjeorgjia në shtëpi, shënon
Momenti i golit

TIRANË- Shifrat janë zhbllokuar në minutën e 70 në ndeshjen që po luhet në "Air Albania". Për Gjeorgjinë ka shënuar Kochorashvili, duke e çuar skuadrën e tij në avantazh. 

MOMENTI I GOLIT:

 

 

6 MUAJ ME PARE

Me porta të "pastra"! Shqipëria tenton por nuk e gjen golin, barazim pjesa e parë me Gjeorgjinë

Shqipëria shokohet nga Gjeorgjia në shtëpi, shënon
Pamje nga ndeshja

TIRANË- 0-0, me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Edhe pse me më shumë raste, djemtë kuqezi nuk e gjetën dot rrugën e golit, por as nuk kanë pësuar duke i ruajtur të paprekura portat deri në tani. 

Duke u bazuar në statistikat e ndeshjes, Shqipëria ka pasur përqindje më të madhe të mbajtjes së topit, 51-49, ndërsa faulle më shumë janë shkaktuar nga kundërshtarët. Plot 8 të tillë kanë shënuar gjeorgjianët, ndërsa Shqipëria numëron 5. Megjithatë deri më tani, gjyqtari i ndeshjes i ka kursyer kartonat duke mos akorduar asnjë.

Shqipëria shokohet nga Gjeorgjia në shtëpi, shënon
Statistikat

Ndërkohë, ndeshja tjetër që po luhet në Ligën B në grupin 1, ajo mes Çekisë dhe Ukrainës ka pasur plot 3 gola. Deri më tani Çekia po fiton me rezultatin 2-1. Por sërish, edhe në ndeshjen tjetër janë edhe 45 minuta për t'u luajtur./ZËRI

6 MUAJ ME PARE

Sylvinho nuk i pëlqen ndryshimet! Ky është formacioni zyrtar i sfidës Shqipëri-Gjeorgji

Shqipëria shokohet nga Gjeorgjia në shtëpi, shënon
Foto ilustruese

TIRANË- Edhe për sfidën e sotme ndaj Gjeorgjisë, trajneri brazilian Sylvinho nuk ka preferuar ndryshime në 11-shen e tij, duke ndryshuar vetëm vendosjen e Nedim Bajramit. Porta edhe njëherë do t'i besohet Strakoshës, ndërsa sulmi edhe sonte do të varet nga Rey Manaj. 

FORMACIONET ZYRTARE:

1- Strakosha
2- Hysaj (C)
3- Ismajli
4- Kumbulla
5- Ramadani
6- Mario Mitaj
7- Hoxha
8- Asllani
9- Manaj
10- N. Bajrami
11- Asani

6 MUAJ ME PARE

Të dyja duan kreun e grupit/ Shqipëria pret sonte Gjeorgjinë, statistikat kundër kuqezinjve

Shqipëria shokohet nga Gjeorgjia në shtëpi, shënon
Foto ilustruese

TIRANË- Sonte në mbrëmje, në orën 20.45, Shqipëria do të presë Gjeorgjinë në ndeshjen e dytë të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania”. Të dyja ekipet vijnë me 3 pikë "në xhep" nga ndeshjet e para të grupit që u zhvilluan ndaj Ukrainës dhe Republikës së Çekisë. Shqipëria mundi Ukrainën me rezultatin 2-1 më 7 shtator në ndeshjen e zhvilluar në Pragë, ndërsa Gjeorgjia mundi Çekinë me rezultatin e thellë 4-1.

Ndeshja shihet në favor të Gjeorgjisë, e cila shkoi më larg se Shqipëria në Kampionatin Europian që u zhvillua pak muaj më parë, ku u eliminuan nga kampionët, Spanja në raundin e 16-të. Ndërsa Shqipëria nga ana tjetër, nuk e kaloi dot grupin.

Formacionet ende nuk janë publikuar para ndeshjes, por nuk priten ndryshime të mëdha. Në portë mendohet se do të vendoset sërish Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Hysaj, Ismajli, Kumbulla dhe Mario Mitaj. Mesfusha mund t'i besohet Kristjan Asllanit dhe Ylber Ramadanit. Ndërsa në sulm pritet që i vetmi ndryshim të jetë Nedim Bajrami. Ky i fundit, bashkë me Qazim Laçin dhe Jasir Asanin do të suportojnë Rey Manajn.

Në 15 përballje me Gjeorgjinë, Shqipëria fituar ka vetëm 3 herë, ndërsa 8 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim. Por, gjithmonë duke u bazuar në statistika, Shqipëria nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi. Ndaj edhe sonte në mbrëmje pritet të mësojmë se kush do të trimfojë mes dy skuadrave./ZËRI

Poll

MOS HUMB