LIVE UPDATES

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën, Asani rikthehet për ndeshjen ‘jetë a vdekje’ me Kroacinë

➤Në ditën e katërt të kampionatit europian, do të zhvillohen 3 përballje të rëndësishme. ➤ Kombëtarja franceze ka fituar ndeshjen falë një autogoli nga austriakët.➤ Sfida e parë u mbyll me fitoren e Rumanisë, me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Ukrainës. ➤Ndeshja e radhës për grupin E përfundoi me fitoren e Sllovakisë, me dy gola të anuluar të Belgjikës.➤Ndërkohë në kampin kuqezi vijojnë përgatitjet për ndeshjet e të mërkurës me Kroacinë, ndërsa Asani ka shfaqur dëmtime fizike. ➤Lojtari kuqezi e ka lënë pas shqetësimin muskulor dhe me sa duket është gati për duelet e radhës.

20 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Franca fiton ndaj Austrisë, autogoli vendos ndeshjen

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
PAMJE NGA NDESHJA

GJERMANI-“Gjelat” e Francës siguruan mbrëmjen e kësaj të hëne, tre pikët e para në Kampionatin Evropian të futbollit, jo me atë shkëlqimin e përhershëm, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit mundën Austrinë, me rezultatin minimal, 0 me 1, në një lojë tejet të luftuar.

Falë këtij rezultati Franca pozicionohet në vendin e dytë të Grupit E, me 3 pikë, por me një numër golash më të ulët se “Tulipanët” e Holandës, ndërsa Austria mbetet në vendin e fundit në këtë grup pas Polonisë. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Belgjika mundet nga Sllovakia me 2 gola të anuluar

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
foto ilustruese

GJERMANI- Belgjika mundet nga Sllovakia me rezultatin final 0-1, takim i vlefshëm për Gurpin E të Kampionatit Europian 2024. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 7-të nga Shranz.

Nga ana tjetër Belgjikës iu anuluan 2 gola të shënuar nga Romelu Lukaku, i pari për pozicion jashtë loje kurse i dyti për prekje me dorë nga njeriu që i dha asistin, Openda. 

11 MUAJ ME PARE

Befasohen 'Djajtë e kuq', Sllovakia kalon në avantazh

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
PAMJE NGA NDESHJA

GJERMANI-Pritej një fitore e madhe e belgëve, mirëpo sfida ka nisur totalisht keq. Sllovakia nuk ka humbur asnjë moment dhe me rastin e parë të rrezikshëm në zonën kundërshtare kanë ndëshkuar djemtë e Tedesco, duke shtangur kampin belg dhe tifozët e pranishëm në stadium.

Slavia Prague, i cili ka marrë një top nga Kucka dhe me një goditje diagonale ka tundur rrjetën kundërshtare. Rezultati shkon në 0 me 1./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Lajm i mirë për Kombëtaren, Jasir Asani rikthehet në stërvitje

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
Jasir Asani

GJERMANI- Lajme të mira nga Gjermania për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Raportohet se sulmuesi kuqezi, Jasir Asani është bashkuar me grupin gjatë stërvitjes së kësaj të hëne. Mësohet se gjendja e tij pas lëndimit të kaviljes në ndeshjen me Italinë është e mirë. Asani e ka lënë pas shqetësimin muskulor dhe me sa duket është gati për duelet e radhës.

Kombëtarja Shqiptare i është rikthyer stërvitjes këtë të hënë në "Kaiserau", kampi bazë ku po përgatitet për duelet e ‘Euro 2024”. Pas ndeshjes me Italinë, të mërkuren në orën 15:00 kuqezinjtë i pret dueli kundër Kroacisë në Grupin B./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Ndeshja e dytë e Grupit E, formacionet zyrtare në përballjen Belgjikë-Sllovaki

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
Belgjikë-Sllovaki

GJERMANI-Belgjika dhe Sllovakia masin forcat mes njëra-tjetrën në Frankfurt, në ndeshjen e dytë të Grupit E. Një përballje e veçantë, kjo pasi të dyja kombëtaret kanë në krye trajnerë italianë, ndërsa pak përpara fillimit të ndeshjes, Tedesco dhe Calzona kanë publikuar edhe formacionet. Sllovakët duan të surprizojnë belgët dhe të marrin tre pikët në Frankfurt. 

FORMACIONET ZYRTARE:

Belgjika: Casteels; Castagne, Debast, Faes, Carrasco; Onana, Mangala; De Bruyne, Doku; Lukaku, Trossard.

Sllovakia: Dubravka; Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko; Kucka, Lobotka, Duda; Schranz, Bozenik, Haraslin.

11 MUAJ ME PARE

Euro 2024/ 'Surprizon' Rumania, mund bindshëm 3-0 Ukrainën

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
pamje nga ndeshja

GJERMANI- Është mbyllur me fitoren e Rumanisë, sfida e parë në ditën e katërt të Kampionatit Europian. Goli i parë i avantazhit ndaj Ukrainës, u shënua në minutat e para të pjesës së parë. 

Me fillimin e pjesës së dytë kanë ardhur edhe 2 golat e radhës nga Rumania, me këta të fundit që mund të thuhet që kanë siguruar tre pikët e parë, në këtë Kampionat Evropian, me miqtë ukrainas. Në minutën e 53′-të ishte Marin, i cili përfitoi nga një gabim i ukrainasve për të dyfishuar fillimisht shifrat dhe vetëm katër minuta më vonë Dragus merr një pasim perfekt nga Denis Man brenda zone, për ta dërguar topin në rrjetë. 

11 MUAJ ME PARE

Fitorja e 7-të në Europian, por Spanja “humbet” zotërimin e topit pas 112 ndeshjesh

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
foto ilustruese

GJERMANI-Spanja fitoi në sfidën e saj në “Euro 2024”, duke mundur Kroacinë me një rezultat 3-0. Por fitorja e tyre e shtatë e skuadrës në një ndeshje hapëse të një Europiani, ka edhe një humbje.

Për herë të parë, pas 112 ndeshjesh, përfshirë edhe miqësoret, Spanja “humbi” zotërimin e topit, i cili ishte në favor për Kroacinë me 54%. Spanja mbeti në 46%të zotërimit. Hera e fundit që Spanja u tejkalua në zotërimin e topit ishte më 18 nëntor 2014, gati dhjetë vite më parë, në një miqësore të luajtur në “Balaidos” (Vigo) kundër Gjermanisë, ndeshje që përfundoi me fitoren 0-1 të Gjermanisë.

Spanja nuk e kishte humbur kontrollin e topit që nga finalja e “Euro 2008”, edhe atëherë kundër Gjermanisë, duke regjistruar 136 ndeshje pa humbur kontrollin e topit, derisa në duelin e radhës kundër Italisë, Spanja e kthen në zero numrin e zotërimit të topit.

11 MUAJ ME PARE

Zhbllokohet sfida me Ukrainën, Rumania gjen rrjetën e para

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
foto ilustruese

GJERMANI- Rumani-Ukrainë përballen në “Allianz Arena” Mynih, në kuadër të takimit të parë të fazës së grupeve, sfidë e Grupit E. Rumania ka kaluar në avantazh kundër Ukrainës, me rezultatin 1-0.

11 MUAJ ME PARE

Bajrami shënoi pas 23'' lojë, ish-sulmuesi rus: U habita që shqiptarët thyen rekordin tim

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
Nedim Bajrami dhe Dmitry Kirichenko

RUSI- Ish-sulmuesi i kombëtares ruse Dmitry Kirichenko ka komentuar golin e rekordit të kombëtares shqiptare në 'EURO 2024'. Në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Italisë (1:2), Nedim Bajrami shënoi në sekondën e 23-të të ndeshjes duke thyer kështu rekordin e Kirichenkos, i cili shënoi kundër Greqisë në EURO 2004 në sekondën e 67-të. 

"Jam shumë i habitur që ishin shqiptarët ata që thyen rekordin tim! Mendova se një ekip më i famshëm do ta bënte. Megjithatë, pse të habitemi? Ishin ata që shënuan në sekondën e 23-të. Ju lumtë! E vetmja gjë e habitshme është se rekordi im zgjati për 20 vjet! 67 sekonda nuk janë aq shpejt, kështu që jam i befasuar që u deshën kaq shumë vite për të shënuar më shpejt. Nuk prisja asgjë fare. Nuk kam menduar kurrë për rekordin tim në Euro në Portugali. Vetëm nëse më kujtojnë atë,”-tha ai në një prononcim për "Sport24".

Por Bajrami jo vetëm që theu rekordin e Kirichenkos, por vendosi edhe rekordin për golin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një Kampionat Europian./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

UEFA zbulon arbitrin e sfidës Kroaci-Shqipëri

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI-Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e Volksparkstadion të Hamburgut, në orën 15:00 të së mërkurës, ku do të përballet me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin B. Së fundmi, UEFA ka zbuluar edhe emrin e arbitrit që do të gjykojë sfidën ballkanase në Euro2024. Francezi Francois Letexier është përzgjedhur nga qeveria e futbollit evropian.

Ai do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa arbitri i katërt është zvicerani Sandro Schaaler. Edhe arbitri i VAR-it do të jetë francez. Willy Delajod do t’i besohet dhoma e VAR, ndërsa asistent ka bashkëkombësin Jerome Brisard dhe gjermanin Basrian Dankert.

Sa i përket kryesorit, Letexier është 35 vjeç dhe konsiderohet si një nga arbitrat më të mirë të brezit të ri në Evropë. Ai ka filluar të arbitrojë në klasën elitare të futbollit francez në vitin 2016. Që nga viti 2017 ai është në listën e arbitrave të FIFA-s, ndërsa aktualisht është edhe pjesë e listës elitare të bilbilave të UEFA-s./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Ndeshja me Kroacinë, Mitaj bën parashikimin: E vështirë, shpresojmë të marrim 1 pikë

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
Mario Mitaj

GJERMANI- Kombëtarja Shqiptare e Futbollit nuk ka shumë shpresa ndaj Kroacisë. Në një konferencë për shtyp, mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj thekson se ka nevojën për të marrë me patjetër 1 pikë, pra që rezultati i ndeshjes të dalë në barazim. Pra, mesa duket, kuqezinjë po përgatiten për rezultat minimal për të marrë një fitore. 

"I dimë cilësitë që ka Kroacia. Është një skuadër e fortë. Sot do të vëmë në punë planin për Kroacinë, pasi dje stërvitja ishte e ndarë në dy grupe. Mbrojtja mendoj se do të jetë pika më e fortë në sfidën me Kroacinë. Të gjitha repartet janë të forta, por ndaj Kroacisë mbrojtja do jetë vendimtare. Shpresoj të futemi me një psikologji më të mirë. Po përgatitemi sa më shumë. Analizojmë kundërshtarin. Do të futemi me personalitet si me Italinë. Shpresojmë të marrim 1 pikë,"- u shpreh Mitaj.

Për sfidën me Kroacinë, ditën e martë Kombëtarja do udhëtojë drejt Hamburgut ku do kryejnë një seancë stërvitore dhe konferencën para ndeshjes me Kroacinë. Të dyja skuadrat vijnë nga humbjet! Shqipëria humbi 1-2 me Italinë, ndërsa Kroacia humbi 0-3 me Spanjën./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Humbën përballë Italisë, Mario Mitaj zbulon çfarë iu tha trajneri pas ndeshjes

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
Mario Mitaj

GJERMANI- Mario Mitaj, ishte futbollisti kuqezi që doli në konferencën e përditshme për shtyp, për të folur mbi përgatitjet e kombëtares për ndeshjen me Kroacinë, që do të luhet të mërkurën (15:00) në Hamburg – dueli i dytë i kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. Mitaj u pyet në lidhje me deklaratat e Sylvinhos pas ndeshjes, që sipas tij iu kishte thënë lojtarëve që kishin bërë një performancë rë mirë.

Kush mund të jetë heroi shqiptar ndaj Kroacisë? “Besoj se në përgjithësi të gjithë ne mund të luftojmë për të luajtur sa më mirë me Kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja me cilësitë e tij dhe Asani me goditjet e tij. Të luajmë sa më mirë dhe ta çojmë Kombëtaren sa më lart. Mendoj se Broja mund të jetë lojtari që mund t’u bëjë dëm kroatëve.

E kemi harruar ndeshjen me Italinë, pavarësisht mërzitjes së mos marrjes së pikëve. Do të futemi në fushë me të njëjtin personalitet. Shpresoj të luajmë më mirë dhe të marrim pikë kundër Kroacisë.

Nuk kam emocione kur futem në fushë, mundohem ta shijoj. Sidomos kur luajmë përpara gati 60 mijë tifozëve shqiptarë. Kisha vetëm emocione të mira, aspak stres apo emocione negative”.

Kroacia? ''Ky është grupi i vdekjes, të gjithë kundërshtarët janë të fortë. Kroacia mund të marrë edhe vendin e parë. Të përgatitemi, të analizojmë kundërshtarin dhe të japim më të mirën në fushë''.

Italia? ''Në pjesën e dytë më kanë furnizuar më shumë shokët me pasime. Në pjesën e parë e preka pak topin. Jam një lojtar që më pëlqen të mbaj topin në këmbë''.

E ardhmja te Lazio? Tani për tani nuk mendoj për të ardhmen, e kam mendjen vetëm te Kombëtarja. U habitëm të gjithë, na emocionoi pak goli i shpejtë ndaj Italisë, dhe u kthyem direkt në mbrojtje.

Trajneri nuk foli shumë, na tha që kemi bërë paraqitje të mirë. Gjithashtu na tha se duhet të përmirësojmë goditjet standarde. Punojmë shumë, por duhet të përmirësohemi edhe më tepër.

Goli i Bastonit? Mund të jetë pak edhe faji im, por mund të jetë pak edhe faji i Seferit. Nuk duhej ta kishim lejuar as si krosim. Duhet të përmirësohemi në stërvitje, të gjithë si skuadër.

Tifozët? Besoj se do të na përkrahin fuqishëm edhe ndaj Kroacisë, por varet nga ata.

Kualifikimi? Po përgatitemi për Kroacinë. Duam të futemi në fushë dhe të luajmë futbollin tonë. Shpresoj të marrim rezultat pozitiv ndaj Kroacisë, më pas vjen Spanja.

Kritikat ndaj Hysajt? Nuk është bukur të kritikosh një lojtar që ka kontribuuar aq shumë për Kombëtaren. Ai ka dhënë shpirtin për Kombëtaren, nuk është kaq gjë e bukur. I dimë cilësitë e Kroacisë, e dimë sa skuadër e fortë janë. Sot do t’i analizojmë më shumë taktikisht dhe si do të futemi ne në fushë. Kroacia të gjithë repartet i ka të forta, por besoj se mbrojtjen kanë pikën më të fortë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Jemi ekip shumë harmonik, do të vazhdojmë kështu. Të vazhdojmë të shijojmë Europianin.

A ndikoi ngarkesa psikologjike ndaj Italisë? "E kemi respektuar shumë kundërshtarin. Kishim dëshirë të merrnim diçka më tepër. Shpresoj të futemi në fushë me psikologji më të mirë ndaj Kroacisë, dhe të marrim diçka më tepër. Nuk besoj se luajti shumë rol ngarkesa psikologjike, thjesht ata ishin më të mirë se ne dhe fituan ndeshjen“, përfundoi 20-vjeçari i talentuar, pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi.

11 MUAJ ME PARE

Kritikat ndaj Hysajt, Mario Mitaj i del në mbrojtje: Ai ka dhënë shpirtin për Kombëtaren

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
Mario Mitaj

GJERMANI- Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj foli për disa çështje të ekipit gjatë një konference për mediat nga Dortmundi. Në konferencën për shtyp, Mitaj u pyet edhe për situatën e vështirë që po kalon mbrojtësi tjetër, Elseid Hysaj. Ky i fundit po kritikohet në rrjet me pretendimin se bëri një lëvizje të gabuar dhe lejoi që Italia të shënonte golin e dytë kundër Shqipërisë në ndeshjen e të shtunës.

Kështu, Mitaj iu përgjigj kritikëve duke i dalë në mbrojtje shokut të tij të skuadrës.

"E bukur nuk është të kritikosh një lojtar që ka dhënë aq shumë për Kombëtaren, Hysaj është një lojtar që ka bërë shumë ndeshje dhe ka dhënë shpirtin e tij. Për mua nuk është një gjë e bukur, por çdo person bën atë kritikën e vet,"-tha Mitaj.

Elsi Hysaj uli kokën në golin e dytë të Italisë teksa Barrella po dërgonte topin në rrjetë. Fansat kuqezi kanë treguar se nuk falin në raste të tilla dhe rrjeti ka shpërthyer në "meme" që ironizojnë shkodranin që luan për Lazion. Pas kritikave, Hysaj mbylli të gjitha rrjetet sociale./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

EURO 2024/ Dalin formacionet e sfidës Rumani-Ukrainë

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
Rumani-Ukrainë

GJERMANI- Rumania do të përballet me Ukrainën në orën 15:00 të ditës së sotme, në sfidën e parë të Grupit E. Në grupin E bën pjesë edhe Belgjika me Sllovakinë.

Sa i përket formacioneve tekniku Edward Iordanescu i ka lojtarët me formulën 4-1-4-1, ku në portë është vendosur Nita e para tij në mbrojtje Bancu, Burca, Dragusin e Ratiu. Më i tërhequr në mesfushë është Marin, ndërsa Coman, Stanciu, Marin e Man janë vendosur pas “bomberit” të vetëm, Dragus.

Në krahun tjetër, tekniku Sergiy Rebrov i ka hedhur të tijët në fushë me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur “gardiani” i Real Madrid, Andriy Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Konplya e Zinchenko, me qendrën që mbulohet nga Zabarnyi e Matviienko. Më të tërhequr në mesfushë janë Stepanenko e Shaparenko, ndërsa Sudakov, Mudryk e Tysgankov vendosen pas “bomberit” të vetëm, Artem Dovbyk.

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
FORMACIONET

/ZËRI

11 MUAJ ME PARE

“Unë jam lideri dhe kapiteni i skuadrës”, e nisi ndeshjen nga stoli, kapiteni serb humb durimin me trajnerin

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
Dushan Tadic dhe trajneri serb

GJERMANI- Ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë, që u luajt mbrëmjen e djeshme, nisi me trazira në rrugët e Gelsenkirchen dhe përfundoi në të njëjtën mënyrë në fushën e Veltins-Arena. Pas ndeshjes, tensioni vijoi tek ekipi serb, pasi kapitenit Dushan Tadiç nuk i ka pëlqyer fakti që e nisi ndeshjen nga stoli dhe pas saj nuk ngurroi ta shprehë këtë për mediat.

“Unë jam lideri dhe kapiteni i kësaj skuadre. Unë jam lojtari më i mirë në këtë ekip. Duhet të kisha luajtur 90 minuta të plota. Do të kishte qenë ndryshe nëse do të kisha qenë në fushë nga fillimi, por nuk ke çfarë bën…” tha Tadiç pas ndeshjes.

Tadiç u aktivizua në minutën e 61, duke zëvendësuar Mitroviçin. Skuadra e tij po humbiste 0-1 pas golit të Jude Bellingham. Serbia u përmirësua me sulmuesin e Fenerbahçes në fushë dhe e vuri në vështirësi skuadrën e Gareth Southgate.

“Do të kishte qenë ndryshe nëse do të kisha qenë në fushë që në fillim. Por, unë respektoj vendimin e trajnerit. Nëse ai dëshiron që Dushan Tadiç të luajë vetëm 30 minuta, kështu qoftë”, tha ai i mërzitur me trajnerin Dragan Stojkoviç.

Nga ana e tij, trajneri e shpjegoi lënien në stol të Tadiçit duke thënë se “ishte një vendim taktik për të pasur freski për në fund të ndeshjes”.

Serbia renditet e fundit në klasifikimin e grupit C, pas barazimit në ndeshjen tjetër mes Danimarkës dhe Sllovenisë. Dhe me kapitenin në “luftë” kundër trajnerit, asgjë nuk po duket mirë për serbët në këtë “Euro 2024”.

11 MUAJ ME PARE

Goli i Bajramit, gazetari i BILD: Nuk kam dëgjuar kurrë një brohorimë të tillë

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
TIFOZET KUQEZI

GJERMANI- A ishte kjo brohoritja më e fortë e vitit? Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian kundër Italisë, kombëtarja shqiptare arriti diçka shumë të veçantë. Edhe pse në fund shqiptarët humbën 2-1, rekordi i golit më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një kampionat europian, nuk do të harrohet lehtë.

Pas një gabimi në rivënie të italianit Dimarco, shqiptari Nedim Bajrami kaloi në avantazh pas vetëm 22 sekondash.

Gjithashtu rekord ishin edhe brohoritjet nga tifozët shqiptarë.

Në edicionin e së dielës të Stammplatz, podkasti i përditshëm i futbollit i BILD, reporteri Phillip Arens përshkruan përshtypjet e tij nga skenat që u zhvilluan pas golit të parë të shqiptarëve.

“Një festë e tillë goli? Nuk mbaj mend të kem përjetuar ndonjëherë diçka të tillë. Gjithçka u shemb këtu! 50 mijë shqiptarë në stadium, këtë duhet ta imagjinoni. Thuhet se në qytet kishte rreth 100 mijë shqiptarë. Mbeta pa fjalë.”

Kështu festohet një gol rekordi./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

'Çuni i babit bën si huligan'/ Sherri mes serbëve dhe anglezëve, djali i Vuçiç mbrohet nga "Cobra-t"

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
Pamje nga sherri

GJERMANI- Sherri mes tifozëve anglezë dhe serbë, ka pasur edhe një "VIP" të përfshirë, djalin e presidentit Aleksandër Vuçiç, Danilon. Në sherrin ku u aludua se ka pasur edhe shqiptarë të përfshirë, në mediat sociale janë publikuar video nga momentet e përplasjes dhe shkruajnë se djali i presidentit serb përfshihet në konflikt por e ndalojnë. Sipas të njëjtave raportime, janë pjesëtarët e forcave "Cobra" të Serbisë, ato që ndërhyjnë që të mbajnë larg përplasjes djalin e Vuçiç.


"Danilo Vuçiç në Gjermani, do të donte të luftonte, por Cobrat nuk e lejojnë. Paguajmë ne si komb që djali i babit të shkojë nëpër botë duke u shtirur si huligan, kur në fakt është frikacak babi,"-shkruan një person që ka postuar videon në platformën "X". Ndërsa edhe një tjetër konfirmon aludimet dhe nxjerr një video nga një kënd tjetër, duke e shoqëruar me fjalët: Djali i babit zihet me tifozët e Anglisë!


Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga mediat serbe se i përfshirë në sherr ka qenë vërtetë Danilo./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

“Dhimbje koke” për Silvinjon, Asani dëmtime në kavilje, ndryshimet që priten në formacion

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
Kombetarja shqiptare e futbollit

GJERMANI- Një ditë pas humbjes 2-1 me Italinë në ndeshjen debutuese të Europianit gjerman, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në Kaiserau, duke nisur përgatitjet e sfidës me Kroacinë, që luhet më 19 qershor në Hamburg.

Lojtarët që ishin titullarë të shtunën, bënë palestër, kurse pjesa tjetër zhvilloi një seancë në plotë në mesditë, nën reshjet e shiut. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi i krahut, Jasir Asani kë marrë një goditje në kavilje dhe ka ndjerë dhimbje gjatë ditës së djeshme. Sot do të konfirmohet shkalla e dëmtimit dhe nëse rrezikon ndeshjen me Kroacinë.

Ndeshja e dytë në grup ka rëndësi shumë të madhe për kuqezinjtë, të cilët shpresojnë të marrin pikë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Nuk do të jetë e lehtë, sepse edhe kroatët e kanë humbur ndeshjen e parë, madje me një rezultat shumë të thellë, 3-0 kundër Spanjës. Ndoshta presioni do të jetë më i madh te Kroacia dhe ky është një faktor që duhet shfrytëzuar nga trajneri Silvinjo dhe stafi i tij. Shqipëria ka në dispozicion edhe dy seanca.

NDRYSHIMET– Pritet edhe ndonjë ndryshim në formacionin e Shqipërisë kundër Kroacisë, me Arbër Hoxhën kandidat kryesor për të fituar një vend titullari. Sulmuesi anësor që luan me Dinamon e Zagrebit u aktivizua si zëvendësues ndaj Italisë dhe dha sinjale pozitive. Mbi të gjitha, Hoxha gëzon një formë shumë të mirë fizike dhe mund të jetë në avantazh ndaj Seferit ose Asanit për ndeshjen e dytë në grup. Ai vjen nga një sezon i rregullt me Dinamon e Zagrebit dhe mund t’i shërbejë më shumë Silvinjos ndaj një kundërshtari që Hoxha e njeh shumë mirë. Gjasat janë të mëdha që 25-vjeçari të marrë vendin e Seferit në të majtë të sulmit kuqezi.

HYSAJ-BALLIU – Ka edhe një dilemë tjetër sa i takon formacionit të Shqipërisë më 19 qershor. Balliu “kërcënon” Hysajn për të luajtur nga minuta e parë në të djathtë të mbrojtjes. Ndeshjet janë shumë afër dhe ndoshta është mirë që të ketë edhe rotacion. Një lojtar që luan në La Liga meriton të ketë minuta.

11 MUAJ ME PARE

Eriksen, çfarë përralle! 3 vite pas kolapsit në fushën e lojës, udhëheq Danimarkën në ‘Euro 2024’

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
eriksen

GJERMANI- Tre vjet pas kolapsit në fushë në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës në Euro 2020, Christian Eriksen shkruan përrallën e tij, duke u rikthyer të luajë në majat më të larta të futbollit europian.

Arresti kardiak që mbajti në ankth gjithë botën e futbollit ka qenë prej kohësh vetëm një kujtim i keq dhe tashmë kampioni danez, në jetën e tij të dytë futbollistike, ka mbyllur përfundimisht rrethin me atë të kaluar të dhimbshme, duke shënuar golin në minutën e 17-të që zhbllokoi ndeshjen kundër Sllovenisë në Euro 2024.

Ishte 12 qershor 2021, minuta e 42-të e derbit skandinav në Kopenhagë kundër Finlandës: Eriksen u rrëzua befas në tokë, i vetëm, pa lëvizur. Ishte një moment dramatik. Një skenë tronditëse që u merr frymën lojtarëve, i lë të përlotur spektatorët në tribuna dhe komentuesit nga e gjithë bota janë të tronditur.

Mjeku bën masazh kardiak, operacioni zgjatet me kalimin e kohës pa rezultat, në fund përdoret defibrilatori. Lojtarët danezë në lot mbrojnë shokun e tyre të skuadrës. Më pas nxitimi për në spitalin e kryeqytetit danez, ku lojtari i atëhershëm i Interit iu nënshtrua trajtimit fillestar për të stabilizuar gjendjen e tij dhe nga ku erdhën lajmet më ngushëlluese.

Eriksen është qetësuar dhe gjendja e tij përmirësohet. Pak ditë pas operacionit në zemër, Eriksenit iu implantua një defibrilator, i cili mundëson monitorimin e çdo rrahjeje të zemrës.

“Kjo pajisje është e nevojshme pas një ataku në zemër të shkaktuar nga aritmia”, thuhet në shënimin zyrtar. Karriera e tij tek Interi përfundon aty, sepse në Itali nuk lejohet të luajë me defibrilator dhe pas një rehabilitimi të gjatë më 31 janar 2022 u transferua te Brentfordi, ku përfundoi sezonin para se të kalonte te klubi i tij aktual, Manchester United.

Rrethi i gjatë u mbyll këtë të diel, në Shtutgart, në minutën e 17-të, pas 1100 ditësh. Festa nuk është vetëm e tij, por e të gjithë atyre që e duan këtë sport.

11 MUAJ ME PARE

Dita e katërt e europianit, zbresin sot në fushë ‘gjelat’ francezë

'Gjelat' fitojnë me autogol! Rumania mposht 3-0 Ukrainën,
France austri

GJERMANI- Këtë të hënë, në ditën e katërt të kampionatit Europian që po luhet në Gjermani, do të zbresin në fushë “gjelat” francezë. Kombëtarja franceze do të përballet në ndeshjen e mbrëmjes më Austrinë, e vlefshme për grupin D.

Dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme janë Rumani- Ukrainë dhe Belgjikë-Sllovaki.

Franca dhe Belgjika janë skuadrat që shihen favorite për ndeshjet e ditës së sotme.

“Gjelat” patën një performancë të mirë në 2023, me tetë fitore nga 10 takime të luajtura dhe vetëm një humbje, ndaj Gjermanisë.

Ndërsa në këtë vit, ekipi i Deshamps u mund sërish nga pancerat, ndërsa barazoi pa gola me Kanadanë në sfidën e fundit para nisjes së eventit.

Ekipi i Didier Deschamps e ka arritur finalen në tri nga 4 turnetë e fundit madhorë. Në paraqitjen e tyre te fundit në europian, gjelat u eliminuan nga Zvicra në fazën e të 16-ve.

Ndërsa trajneri Ralf Rangnick ka rigjallëruar Austrinë që kur mori drejtimin në 2022 dhe refuzoi Bayern Munich për të qëndruar në stol. Austria vjen në Euro 2024 me një ecuri prej 7 ndeshjesh pa u mposhtur, me vetëm tri gola të pësuar.

Ekipi mposhti Gjermaninë 2-0 në nëntor dhe shkatërroi në mars 6-1 Turqinë.  Për ekipin e Ragnik kjo është pjesëmarrja e katërt në europian në histori dhe e treta radhazi.

Në Euro 2020, Austria u eliminua në raundin e të 16-ve, nga Italia, e cila u shpall edhe kampione e Europës. Të dyja ekipet janë përballur 25 herë mes tyre, me gjelat që kanë fituar 13 herë dhe janë mposhtur 9 herë.

Austria ka fituar vetëm 1 nga 10 sfidat e fundit kundër Francës, me suksesin e fundit në 2008./ZËRI 

Poll

MOS HUMB