LIVE UPDATES

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1 Poloninë

➤ Dita e tretë e Kampionatit Europian të Futbollit. ➤“Tulipanët” e Holandës mundën me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, “Shqiponjat e Bardha” të Polonisë. ➤Anglia fitoi kundër Serbisë me rezultatin 1-0.➤ Në minutat e para të sfidës, Anglia ka shënuar golin e avantazhit. ➤ Në prag të ndeshje përplasje fizike ka patur edhe mes tifozëve anglezë dhe serbë, ku 6 persoan janë plagosur. ➤ Ndërkohë vazhdon "zhurma" e shkaktuar nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë. ➤ UEFFA ka nisur procedimet disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për incidentet gjatë sfidës. ➤ Analiza është bërë në çdo ndeshje të huaj, por ato serbe dhe greke, kanë parë me lupë çdo simbol kombëtar duke pretenduar për provokime. 

24 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Anglia mund Serbinë në sfidën e parë të Euro 2024

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
PAMJE NGA NDESHJA

GJERMANI- E diela e Euro 2024 u mbyll me fitoren 1-0 të Anglisë kundër Serbisë, duel ky i vlefshëm për Grupin B. "Tre Luanët" e Gareth Southgate iu falën një goli nga Bellingham në minutën e 13-të. Ishte Jude Bellingham, i cili shënoi golin e fitores për anglezët në minutën e 13.

Mesfushori i Real Madrid tundi rrjetën e serbëve dhe goli i tij ishte me vlerën e tri pikëve. Anglia e nis mbarë Euro 2024 dhe shihet si një prej pretendenteve kreyesore për fitimin e trofeut.

Euro 2024 do vijojë të hënë me tre duele të tjera. Në 15:00 Rumania luan me Ukrainën, në 18:00 Belgjika përballet me Sllovakinë dhe në 21:00 Austria gjen Francën./ZËRI

 

11 MUAJ ME PARE

Përleshja mes tifozëve të Serbisë dhe Anglisë, i përfshirë edhe djali i Vuçiç

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
PAMJE NGA NGJARJA

GJERMANI-Një përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë është regjistruar ditën e sotme para ndeshjes mes dy ekipeve në Gelsenkirchen të Gjermanisë. Sipas raportimeve përleshjet mes tifozerive ishtin të mëdha dhë dhunshme teksa nga videot e shpërndara duken karriget, të cilat fluturojnë në ajër.

Në mediat sociale janë publikuar video, ku dyshohet se Danilo Vuçiç, djali i Aleksandçr Vuçiç, përpiqet të nxitojë në një konflikt ende të pasqaruar, por është i rrethuar nga burra që nuk e lejojnë. Dyshohet se ata janë pjesëtarë të Kobra, forcave speciale të ngarkuara me mbrojtjen e tij, raportojnë mediat kroate.

11 MUAJ ME PARE

Sfida me Serbinë/ Shënon Anglia

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
pamje nga ndeshja

GJERMANI- Vetëm 12 minuta pas nisjes së sfidës mes Serbisë dhe Anglisë, kjo e fundit ka kaluar në avantazh. Ishte Jude Bellingham i cili shënoi golin e parë për anglezët në minutën e 13.

Anglezët synojnë që të marrin 3 pikët e para të këtij kompeticioni, ku si gjithmonë janë ndër favoritët kryesorë për ta fituar, të paktën në letër. Nga ana tjetër është Serbia që edhe pse nuk ka bërë kurrë mirë në evente të mëdha, këtë vit mund të surprizojë shumë, teksa udhëhiqet nga 2 “yje” të këtij sporti si Milankoviç-Saviç dhe Vlahoviç./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

EURO 2024- Serbët djegin flamurin shqiptar

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
PAMJE NGA NGJARJA

GJERMANI-Këtë të dielë në 21:00 Serbia përballet me Anglinë për Grupin D në Euro 2024, duke mos munguar kaosi. Tifozët serbë duket se nuk po përmbahen para sfidës, duke u përballur jo vetëm me anglezët por edhe shqiptarët. Tifozët e Serbisë kanë djegur flamurin kuqezi të Shqipërisë dhe atë të Anglisë.


Shqiptarët janë në numër të madh në Gjermani për të ndjekur nga afër kombëtaren e Shqipërisë që është pjesë e Euro 2024./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Përballja me Italinë, UEFA nis hetim disiplinor ndaj Shqipërisë

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
pamje nga ndeshja

GJERMANI-UEFA ka nisur procedimet disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për incidentet, përfshirë pushtimin e fushës dhe hedhjen e objekteve gjatë humbjes 2-1 nga Italia në Dortmund në Euro 2024 të shtunën. 

Organi drejtues i futbollit evropian tha në një deklaratë të dielën se kishte nisur gjithashtu procedurat për ndezjen e fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B, si dhe për "transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive". 

Megjithatë, UEFA nuk ka specifikuar përmbajtjen e mesazhit në fjalë. Çështja tani është në duart e Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Ulja e kokës i kushtoi! Video virale dhe "meme", Hysaj detyrohet të mbyllë rrjetet sociale

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Elseid Hysaj

GJERMANI-Shqipëria u mund në ndeshjen e parë të Europianit përballë Italisë me rezultatin 2-1 në Dortmund. Një video nga momenti kur Italia shënoi golin e barazimit me Shqipërinë është bërë virale në rrjetet sociale dhe shkak është bërë reagimi i Elseid Hysajt. 

Elsi Hysaj uli kokën në golin e dytë të Italisë, veprim që nuk është pritur mirë nga tifozët shqiptarë. Teksa Barrella po dërgonte topin në rrjetë, në vend që ta ndalonte, Hysaj ul kokën dhe...Italia shënon. Fansat kuqezi kanë treguar se nuk falin në raste të tilla dhe rrjeti ka shpërthyer në "meme" që ironizojnë shkodranin që luan për Lazion.

Duket se pas këtij episodi Hysaj ka marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale dhe ka vendosur që t’i mbyllë ato.

Italia shkon në kuotën e tre pikëve, ndërsa Shqipëria do të tentojë të arrijë maksimumin përballë Kroacisë më 19 qershor, ora 15:00 në Hamburg./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Plas para ndeshjes! Tifozët e Serbisë dhe Anglisë përleshen me karrige

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
pamje nga ngjarja

GJERMANI- Kjo e dielë sportive në Euro 2024 mbyllet me sfidën mes Serbisë dhe Anglisë e cila nis në orën 21:00 dhe vlen për Grupin C. Në Gelsenkirchen ka pasur përleshje të dhunshme mes serbëve dhe anglezëve, teksa janë dhjetëra të arrestuar dhe dy të plagosur mes policisë dhe ultrasve. Media angleze "Standard" shton se sherri mund të ketë nisur fillimisht mes një grupi shqiptarësh dhe serbësh dhe më pas janë përfshirë edhe anglezët.

Tavolina, karrige dhe shishe dukej se ishin hedhur mes dy grupeve të tifozëve. Në pamjet që qarkullojnë në kanalet e komunikimit duket policia që arreston tifozë të përfshirë në përleshje, teksa pamjet janë të rënda, duke mos munguar as gjakosja apo sendet e forta.

Ndërkohë Daily Mail raporton se sipas informacioneve që ka marrë nga policia, bëhet fjalë për më shumë se 6 persona të arrestuar, por sipas autoriteteve është deklaruar se është herët për të folur për shtetësinë e tyre. Autoritetet gjermane kanë vendosur 1300 oficerë më shumë se zakonisht dhe kanë ndaluar shitjen e pafundme të alkoolit gjatë të dielës (rasti i vetëm i kufizimeve në të gjithë turneun, të paktën tani për tani)./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Holanda fiton me përmbysje në Hamburg përballë Polonisë

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
pamje nga loja

GJERMANI-Holanda ka arritur të fitojë me përmbysje në takimin e parë të Grupit D, duke mundur në Hamburg Poloninë. “Tulipanët” e Holandës e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin e tyre, në këtë Kampionat Evropian të futbollit, teksa në “Volksparkstadion” të Hamburgut mundën me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, “Shqiponjat e Bardha” të Polonisë.

“Tulipanët” ngjiten në vendin e parë të Grupit D, me tre pikë të plota, ndërsa Polonia mbetet në vendin e fundit. Në këtë grup janë gjithashtu Austria e Franca, që do të përballen mbrëmjen e së hënës, ndërsa në sfidat e radhës, Holanda do të ndeshet me “Gjelat” e Deschamps, ndërsa Polonia përballet me Austrinë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Pjesa e dytë nis me festë, Holanda kalon në avantazh

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Wout Weghorst

GJERMANI-Në minutat e para të pjesës së dytë Holanda ka kaluar në avantazh. Një aksion fantastik i “Tulipanëve” është finalizuar më së miri nga “bomberi” Wout Weghorst, i cili pasi merr një pasim të bukur brenda zonës bën një kthesë fantastike dhe me një goditje potente tund rrjetën e Szczesny. Rezultati shkon në 2 me 1.

11 MUAJ ME PARE

Befason ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi: Do jem në stadim për të mbështetur Serbinë

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb) ka thënë se ndeshjen e sontme ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium dhe se do ta mbështesë Serbinë. Abazoviç e dha këtë deklaratë ndërsa po e ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë mbrëmë.

“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, tha Abazoviç.

Sfida Serbi-Angli do të luhet sot në orën 21:00. Sfida e grupit C përball dy skuadra pretendente për të kaluar grupi./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Barazon Holanda, Gakpo ndëshkon polakët

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
foto ilustruese

GJERMANI-Polonia mori avantazhin, por zgjati shumë pak. Lojtarë e Polonisë gjetën të parët golin në sfidën e mesditës së kësaj të diele, ndaj “Tulipanëve” të Holandës, mirëpo 13 minuta më vonë ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e këtyre të fundit.

Pas një pasimi të shkurtër në afërsi të hyrjes së zonës, “fantazisti’ i Liverpool, Cody Gakpo lëshon një predhë, e cila fillimisht devijohet nga mbrojtja polake e përfundon në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 1.

11 MUAJ ME PARE

Buksa kalon Poloninë në epërsi ndaj Holandës

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Buska

GJERMANI- Polonia shënon një gol në minutën e 16. Nga ekzekutimi i këndit Buska gjen rrjetën dhe kalon në avantazh polakët kundër rrjedhës së ndeshjes. Një krosim perfekt nga goditja e këndit është kapur me kokë nga Buksa, me ‘bomberin’ polak, i cili nuk gabon me kokë, nga një distancë e vogël, duke e çuar sferën, në rrjetën e Verbruggen. Rezultati shkon në 1 me 0. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Euro 2024/ 'Lumi' portokalli përmbyt rrugët e Hamburgut, holandezët e 'djegin' para ndeshjes

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Tifozët

HAMBURG- Holanda shpreson të shkojë larg në Kampionatin Evropian të Gjermanisë. Tulipanët do të luajnë sot ndeshjen e tyre të parë kundër Polonisë, e cila do të garojë pa sulmuesin e tyre më të mirë Robert Lewandowski. Mijëra mbështetës të saj, megjithatë, kanë vërshuar rrugët e Hamburgut, duke festuar përpara ndeshjes së madhe dhe imazhet që qarkullojnë në internet janë mbresëlënëse!

11 MUAJ ME PARE

Fitoi ndaj kuqezinjve, Spalletti: Treguam karakter dhe reaguam

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Luciano Spalletti

GJERMANI- Italia, e cila u gjend prapa vetëm pas 23 sekondave të lojës ku pësoi një gol nga Nedim Bajrami, tregoi "karakter" për të mundur Shqipërinë 2-1 në Dortmund, theksoi trajneri i kombëtares italiane Luciano Spalletti, i cili megjithatë pranoi se ka "shumë gjëra për t'u përmirësuar".

“Të pësosh një gol të tillë, është diçka që ndodh në futboll, ne treguam gjakftohtësi”, tha trajneri i kombëtares italian Luciano Spalletti.

“Më pëlqeu gatishmëria e ekipit tim për të luajtur në atë situatë që ishte e rrezikshme. Nëse ata kishin dëshirë të luanin kështu, kjo është mirë, por ne nuk duhet të jemi të pandjeshëm. Ajo që vlerësova ishte se ata reaguan mirë dhe nuk u trembën. Ata menjëherë patën një qëndrim pozitiv, treguan karakter. Jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi, por ka edhe shumë gjëra për të përmirësuar. Ndonjëherë ne preferonim lojën e bukur sesa realizmin”, shtoi ai./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

S'i del inati! Tifozi kroat hedh TV pas humbjes me Spanjën

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Pamje nga videoja

ZAGREB- Kroatët e patën të vështirë të përtypin humbjen që kombëtarja e tyre e futbollit pësoi kundër Spanjën që në nisje të Kampionatit Europian që po mbahet në Gjermani. Humbja ishte e thellë me rezultatin 3-0. 

Pas këtij rezultati, një fans shkoi një hap më tej... i zemëruar vendosi të nxirrte televizorin nga shtëpia dhe hidhte në oborr!

MOMENTI ME VIDEO: 

 

11 MUAJ ME PARE

I veshur si ushtar i UÇK! Tifozi shqiptar shqetëson mediat serbe: Ofendim, po na provokojnë!

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Pamje nga stadiumi

GJERMANI- Teksa shqiptarët shijojnë ëndrrën e pjesëmarrjes në Kampionatin Europian të Futbollit, mediat fqinje shikojnë me lupë çdo lëvizje të kuqezinjve. Konkretisht media serbe "Kurir" ka pikasur një tifoz me veshje të veçantë në stadiumin e Dortmundit, atje ku shqiptarët ishin mbledhur për të parë ndeshjen me Italinë. Shqiptari ishte veshur si një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë që ka shqetësuar serbët.

Menjëherë ata kanë nisur me pikëpyetjet.

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Tifozi në stadium

"A do të reagojë UEFA për këtë? A do të ketë gjoba, pezullime apo diçka të ngjashme? Jemi në pritje të një reagimi. I menjëhershëm ka qenë reagimi kur gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi ka pasur ofendime në bazë kombëtare, ndaj të dyja skuadrat janë dënuar. Më pas, përveç dënimit financiar, “shqiponjave” iu desh të luanin një ndeshje pa publik kundër Bullgarisë... Shqiptarët mbanin simbolet e lartpërmendura të UÇK-së brenda dhe përreth stadiumit dhe nuk ishte e gjitha. Kishin edhe flamuj mbi të cilët theksonin “Shqipëria e Madhe”, bënin gjithçka me qëllim provokimi...,"-shkruajnë mediat serbe. 

Mirëpo deri më tani, pavarësisht ankesave të tyre, nga ana e UEFA-s nuk ka asnjë reagim./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Sot nuk do të donit të ishit Elseid Hysaj!

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Elseid Hysaj

TIRANË- Një gjë është e sigurtë nga ndeshja e djeshme, sot nuk do të donim të ishim Elseid Hysaj. Pse? Për shkak se tifozët kanë vendosur se goli i dytë i Italisë u shënua për "faj" të tij. Teksa Barrella po dërgonte topin në rrjetë, në vend që ta ndalonte, Hysaj ul kokën dhe...Italia shënon. Fansat kuqezi kanë treguar se nuk falin në raste të tilla dhe rrjeti ka shpërthyer në "meme" që ironizojnë shkodranin që luan për Lazion.

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1

ZËRI ka zgjedhur disa prej tyre:


Megjithatë, ka edhe më keq! Sulmin më të ashpër të tifozëve ndonjëherë e ka pasur Shkëlzen Gashi në Europianin e shkuar që u mbajt në Francë. Legjenda thotë që kuqezinjtë nuk ia kanë falur akoma golin që humbi në ndeshjen me Zvicrën./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Mediat italiane jehonë gjestit të tifozëve shqiptarë: Kënduan himnin e Italisë në shenjë respekti

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1

ITALI- Një gjest të bukur dhe vlerësim e kanë cilësuar mediat italiane përshëndetjen e tifozëve shqiptarë për skuadrën italianë gjatë kohës që po këndoheshin himnet e dy vendeve para ndeshjes. Kështu tifozët shqiptarë kënduan bashkë me tifozët italianë himnin e Italisë. Ndërkohë shkruajnë se mes dy tifozerive nuk pati incidente./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Banderola që 'tërboi' mediat greke

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Banderola

GJERMANI- Një banderolë me Shqipërinë e Madhe që mbahej nga një tifoz kuqezi ka “tërbuar”, një ditë më parë mediat greke, të cilat i kanë kushtuar dhe një artikull, duke e cilësuar banderolën si provokim. Shqiptari mbante në duar një banderolë ku kishte përfshirë të gjitha trojet shqiptare, ndërsa dha dhe një intervistë për mediat. Sipas Protothema, ajo banderolë është provokim për Greqinë.

“Historia e Shqipërisë së Madhe u shfaq në mënyrën më provokuese dhe të hapur në margjinat e ndeshjes së vendit fqinj me Italinë për Euro 2024. Një tifoz i vendit fqinj ka shëtitur rrugëve të Dortmundit me një pankartë që tregonte territoret e Shqipërisë së Madhe, ku përfshiheshin Korfuzi, Janina, Grevena dhe Follorina. Madje, ky fans i veçantë ka bërë edhe një dalje të vogël në një rrjet televiziv shqiptar, duke demonstruar njohuritë e tij për gjeografinë”, shkruan media greke./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Hysaj 'kryqëzohet' nga tifozët kuqezi pas golit të dytë, uli kokën mos goditet nga topi

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Momenti kur ul kokën

TIRANË- Elseid Hysaj me sa duket ka nervozuar tifozët kuqezi gjatë ndeshjes me Italinë, në Dortmund të Gjermanisë. Kështu në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se Hysaj ka ulur kokën në momentin që Barella ka gjuajtur topin. Ky veprim sipas tifozëve, ka bërë që topi të shkojë në rrjetë dhe Shqipëria të pësonte golin e dytë. 


Ndeshja Shqipëri-Itali u mbyll me rezultatin 2 me 1 për Italinë. Shqipëria ishte ajo që shënoi e para, madje në sekondat e para të ndeshjes, me një gol të Nedim Bajramit, i cili hyri dhe në historinë e Kampionatit Europian duke shënuar golin më të shpejtë në histori./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

PAMJE EPIKE, shqiptari thyen makaronat përpara syve të tifozit italian, ai ulet në gjunjë

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Pamjet

GJERMANI- Momente epike vijojnë të vijnë nga Dortmundi në Gjermani aty ku tifozeritë e dy skuadrave, Shqipërisë dhe Italisë u “përballen” jashtë stadiumit një natë më parë, ndersa lojtarët “luftonin” në fushën e blertë. Kështu në një video virale në rrjetet sociale, shihet një tifoz shqiptar, i cili mban në duar makarona, të cilat i ‘thyen”, përballë tifozerisë italiane. Një nga tifozët italianë ulet në gjunjë, duke bërë sikur qan. Më pas gjithçka kalon me të qeshura./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Flet njeriu i ndeshjes, Chiesa: Goli në sekondat e para na tronditi! Analizon lojën e Italisë

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Federico Chiesa

TIRANË- Federico Chiesa, lojtari më i mirë në përballjen mes Shqipërisë dhe Italisë në Dortmund, sipas UEFA-s, ka folur për mediat pas ndeshjes duke rrëfyer përvojën e tij në fushë. Ai shprehet se goli në sekondat e para të ndeshjes e ka tronditur ndërsa shtoi se duhet të shënonin dhe gola të tjerë. Duke analizuar ndeshjen, ai tha se skuadra italiane duhet të kishte pasur më shumë pasime vertikale, por që shton se trajneri dëshiron ta mbajë lojën nën kontroll.

Federico Chiesa: Mendoj se edhe goli i hershëm na tronditi. Sipas meje, meritonim të shënonim disa gola të tjere. Rrezikuam pak në fund, në këtë nivel gjithçka mund të ndodhë. Kjo është ajo ku ne duhet të përmirësohemi, duke vrarë ndeshjet që dominojmë. Duhej ta vrisnim më herët, pasi gjithçka mund të ndodhë në Evropë. Mund të kishim më shumë pasime vertikale, por trajneri dëshiron të mbajë kontrollin e lojës. Ky është një fillim i mirë me të vërtetë, pasi njerëzit mendonim se ishim dobët, por ne patëm një paraqitje të shkëlqyer dhe tani do të jemi përballë një ekipi të mrekullueshëm si Spanja./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Silvinjo flet pas ndeshjes, analizon lojtarët kuqezi dhe vlerëson tifozët: Rezultat zhgënjyes, por luajtëm mirë

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Silvinjo

TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Silvinjo ka folur në një konferencë për mediat pas ndeshjes ku analizoi lojën e skuadrës kuqezi. Sipas tij, italianët ishin më të shpejtë në fushë, ndërsa shtoi se nëse Shqipëria nuk do të pësonte golin e dytë do të ishte një lojë një lojë e mirë për ne. Ai tha se është i zhgënjyer nga rezultati, ndërsa falenderoi tifozët kuqezi që ndezën një natë më parë stadiumin dhe mbushën rrugët e Dortmundit me festë para ndeshjes. Po ashtu ai foli për ndeshjen e ardhshme me Kroacinë, ndërsa nuk nguroi të vlerësonte lojën e Manajt. Ndër të tjera, Silvinjo analizoi dhe lojën, ndërsa shtoi se në minutat e para ana emocionale ndikoi tek lojtarët.

Silvinjo: Skuadrat e dinin që kanë një rrugë të vetme, që duhet vetëm të fitojnë se është një grup i vështirë. Ata e kanë lëvizur topin shumë shpejt, ishte me të vërtetë për të ardhur keq që nuk kemi mundur t’i rezistonim kësaj. Siç e thashë, nuk është e lehtë se ka pasur edhe gjëra të mira, por po të mos pësonim të dytin do të kishte qenë një ndeshje e mirë për ne. Natyrisht jam i zhgënjyer për rezultatin, por si trajner unë dua të falënderoj të gjithë shqiptarët në tribuna që kanë qenë të mrekullueshëm. Nuk ka qenë e lehtë, është hera e dytë që jemi në Europian. Kemi shumë të rinj, por nuk është e lehtë, duhet që të luajmë në shumë kompeticione, ne Europianë, në Kupën e Botës dhe të kemi përvojë më të mirë. Shumë gjëra i bëjmë siç duhet, por 45 minutat e para kanë qenë të vështira. Kemi pasur përballë një kundërshtar shumë të fortë që dëshiron të fitojë kompeticionin, me lojtarë të nivelit të lartë. Megjithatë kemi qenë në lojë deri në fund, deri në dy minutat e fundit kemi patur mundësinë për të barazuar. Por fatkeqësisht nuk e kemi arritur të bëjmë këtë gjë. Kjo është mënyra se si mbaroi ndeshja, Italia është një skuadër e mirë.

Kompeticioni ka filluar, janë luajtur 3-4 ndeshje. Unë kam një skuadër e cila ka kaluar nëpër shumë gjëra, nuk është e lehtë, por duhet që të sjellim lojën te kundërshtari, ndaj duhet të bëhemi agresivë. Kemi tentuar që të ndalojmë lojtarët, si janë Barela e të tjerë që kanë sulmuar. Manaj ka luajtur mirë, por kishin mbetur vetëm 25 minuta në fund, ne kemi tentuar që të ndjekim Italinë për 45 minuta. Por ai është një shënues i mirë, është shumë i mirë pranë portës. Ka bërë më të mirën. Kishte atë rastin që imagjinonim se do të kishte por topi nuk shkoi brenda. Ndoshta duhet të mendojmë për lojën e radhës, duhet të shoh përsëri ndeshjen, që të baraspeshoj gjërat dhe të jemi të përgatitur përballë Kroacisë.

Njerëzit duhet të kuptojnë që është hera e dytë në këtë kompeticion, janë të rinj, do të luajnë në nivele më të larta e besoj të ata, janë lojtarë të mirë. Kemi bërë maksimumin, sonte italianët dhe ana e tyre e fortë kanë ka qenë e vështirë. Kanë shumë lojtarë që kanë luajtur edhe finale të Ligës së Kampioneve. Por patjetër duhet të jemi ambiciozë, ne luajmë për tre pikë, nëse nuk luan për to, ke pak mundësi për të shkuar më tej. Kundërshtarët kanë armë të fuqishme por duhet të provojmë. Ishte e bukur që shumë shqiptarë na kanë mbështetur, por duhet ta kuptoni që duhet të luajnë në kompeticione të tilla në mënyrë të vazhdueshme. Jam krenar me lojtarët e mi për çdo gjë që kanë lënë në fushë.

Në 10-15 minutat e parë ana emocionale ndikoi. Kombëtarja është hera e dytë që është në këtë kompeticion. Momentet e para janë me të vërtetë emocionale. Mendoj se ndeshja e radhës do të jetë më ndryshe, ne kemi për të parë një skuadër tjetër. Kroacia është e mirë nga ana teknike dhe kanë lojtarë të nivelit më të lartë. Duhet të përgatitemi mirë dhe të bëjmë një përgatitje taktike për të provuar dhe vazhduar më tej. Në një moment kur je mësuar të luash në këtë kompeticion për shembull unë kam luajtur në Ligën e Kampioneve, e di se çfarë pritej nga unë në një natë kundër Realit, Milanit, Juventusit. Por kur nuk je i mësuar të luash, nuk ke ide se çfarë pritet të luash nga ti kur luan nuk e imagjinoni se lart është niveli. Nuk e keni idenë se nuk keni luajtur kurrë. Ndeshja e dytë dhe e tretë nuk do të jetë e lehtë për ne, ndeshja e parë është e vështir. Por pasi ke kaluar të parën, lojtarët nuk kanë më probleme me emocionet. Janë gjëra normale, bëhet fjalë për 10-15 minutat e parë ku ishte çmenduri e vështirë. Jam krenar për lojtarët, njerëzit që na kanë përkrahur, kanë mbushur stadiumin me ngjyrat kuqezi.

Nëse do të ma thoshit dy ditë më parë, s’do e besoja, por sonte kur e kam parë ishte e mrekullueshme. Djemtë duhet ta provojnë, siç u dëshpërova unë u dëshpëruan edhe ata, se askush nuk donte të shkonte te humbte, Unë kam qenë krenar të përfaqësoj Shqipërinë, të dal në fushë dhe të shoh stafin e lojtarët që thanë do të provojmë të rrimë në lojë deri në fund. Nuk kam parë Kroacinë se po përgatitja ndeshjen tonë, por kam parë të tjera. Nëse shkon t’i luash përballë, ekipe të tilla të godasin dhe mund të pësosh 5 gola që në minutat e para./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Realizoi golin më të shpejtë në historinë e Europianit, Nedim Bajrami: E kam ëndërruar këtë që fëmijë

Dita 3 e Euro 2024/ Anglia fiton ndaj Serbisë, Holanda mposht 2-1
Nedim Bjarami

TIRANË- Nedim Bjarami, mesfushori kuqezi, hyri në histori një natë më parë në ndeshjen me Italinë pasi realizoi një gol në sekondat e para të ndeshjes, duke u bërë dhe goli më i shpejtë në historinë e Kampionatit Europian. Në një intervistë për UEFA-n, Bajrami tha se kjo ishte ëndrra e tij më e madhe që në moshë të vogël, ku ëndërronte të bëhej futbollist.

Nedim Bajrami: Të shënosh për Shqipërinë në një kampionat Europian për mua ka qenë një ëndërr. E kam ëndërruar këtë që fëmijë dhe kam punuar shumë fort për këtë. Nuk e dija që shënova golin më të shpejtë në historinë e Europianit, por duhet të vazhdoj ta mbaj. Në ditët në vijim ne duhet të përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB