LIVE UPDATES

Mbi 3 orë në SPAK, Meta i 'pason topin' Kryemadhit! Ajo merrej me financat, më pyeten për një transaksion 20 mijë euro të Monikës

➤ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qëndruar këtë të enjtë rreth katër orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ku është pyetur për disa çështje, siç pohoi dhe ai vetë për mediat. ➤ Meta nuk i kurseu akuzat për prokurorët e SPAK, të cilët i cilësoi si shërbëtorë të regjimit të Edi Ramës dhe iu drejtua me epitete fyese, ndërsa dha dhe detaje nga dëshmia e tij. ➤ Sipas Presidentit të Partisë së Lirisë, në SPAK është pyetur për disa transaksione bankare, një prej të cilëve në vlerën e 20 mijë eurove, të kryera nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, për të cilen tha se ajo mban përgjegjësi për financat pasi ai është marrë me politikë. Kjo lëvizje duket si një “pasim topi” të përgjegjësisë drejt Kryemadhit. Kjo e fundit po ashtu është nën hetim nga SPAK për disa çështje. ➤ Meta tha se është pyetur dhe për një leje ndërtimi të dhënë në Gjirin e Lalzit, për një fshat turistik. Ndërsa shtoi se ai investim i dha jetë zonës pasi më parë duheshin katër orë në makinë për të shkuar. Sipas Metës, për shkak të mungesës së rrugës dhe ai vetë ka ikur në inaugurim me helikopter.

6 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

"Baxhellë", Meta shfrenon gojën për Kryemadhin: Kush thotë se ka vlerësim për SPAK turpëron edhe fjalën...(VIDEO)

Mbi 3 orë në SPAK, Meta i 'pason topin' Kryemadhit! Ajo

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sërish para mediave me deklarata të fortë dhe tone të ngritura kundër Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku qëndroi këtë të enjte më shumë se 3 orë duke dhënë dëshmi për disa pyetje të drejtuara nga porokurorëtr e posaçëm. Por në daljen e radhës nuk shpëtoi nga "shigjetimi" as bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Për këtë të fundit tha se kush ka vlerësim për SPAK, ofendon dhe fjalën "baxhellë". 

Ilir Meta: Ose shpërbëhet mafia o shpërbëhet kombi. I keni nënvlerësuar disa paralajmërime të mia kohë më parë. Dhe jemi këtu. Dhe në këtë sallë. Nëse dikush ka vlerësim për SPAK pas gjithë këtyre fakteve turpëron edhe fjalën baxhellë. SPAK është institucion kriminal, kundër kushtetutës, kundër pluralizmit politik, në vend që të ndaloj Ramën, Veliaj mban në presion dhe shantazh liderët e opozitës. Do japi llogari çdo prokurori i SPAK që fle mbi dosjet që janë atje. Për veshi do i ngremë, siç vajti McGonigal në burg do shkojnë dhe të tjerë. Në një betejë që dikush nuk niset për të vdekur, nuk fiton kurrë, dhe kjo është një betejë jetë a vdekje.

Ky shpërthim i Metës, vjen një ditë pas deklaratës së bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, njëherëz dhe bashkëshortja e tij për SPAK. Një ditë më parë teksa dilte nga SPAK, Kryemadhi tha se ndahet me Metën, sa i përket qëndrimeve ndaj drejtësisë, për të cilën tha se nuk e sfidon. Ajo tha se lufta e saj është beteja politike dhe jo beteja me prokurorët 

Monika Kryemadhi: Vazhdoj t’i qëndroj çdo deklarate time të lidhur me reformën në drejtësi. Nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë, as sistemin ku ne jetojmë dhe punojmë, pavarësisht problematikave që kemi,. Nëse do sfidoja nuk do isha nga deputete e pakta që ka dorëzuar në SPAK 6 padi për inceneratorin apo ndërtimit pa leje të inerteve në lidhje me inceneratorin. Të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Lufta ime është betejë politike, as me prokurorët. Ata do bëjnë punë e tyre, unë jam një e paditur nga Veliaj.

SPAK po proceson dy hetime mbi çiftin Meta të bashkuara me një fraksion. Procedimi i parë lidhet me një kallëzim që është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga avokati Idajet Beqiri, ku akuzon çiftin Meta për akuzën e Korrupsionit, Pastrimit të parave dhe fshehjes të të ardhurave. Në këtë denoncim përmenden ndërhyrjet estetike që Meta dhe Kryemadhi kanë bërë jashtë vendit, dhe sipas Beqirit nuk kanë deklaruar. Hetimi i dytë lidhet me episodin e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohur ndryshe si lobimi 700 mijë dollarësh./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Meta: Në SPAK më hoqën çdo gjë, vetëm pantallonat jo! Vetë mund t'i heqin se janë modernë

Mbi 3 orë në SPAK, Meta i 'pason topin' Kryemadhit! Ajo
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në një konferencë për mediat ku dha detaje për dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të enjte. Me ironi Meta tha se ia kishin marrë telefonin dhe sendet personale në hyrje të SPAK, ndërsa kishin “shpëtuar” vetëm pantallonat. Ndërsa nuk munguan as ofendimet për prokurorët e SPAK.

Ilir Meta: Sot më hoqën edhe orën, nuk u mërzita shumë, më hoqën edhe çelësat nuk u mërzita. Pantallonat nuk mi heqin dot. Mund ti heqin vetë se janë modern. Janë për prindin 1 dhe prindin 2. Janë si Katicat në Maqedoni.

9 MUAJ ME PARE

Meta: Në SPAK më pyetën për lejet në Gjirin e Lalzit, investimet ndryshuan zonën, njëherë ika me helikopter se s'kishte rrugë

Mbi 3 orë në SPAK, Meta i 'pason topin' Kryemadhit! Ajo
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirtisë, Ilir Meta ka dhënë detaje në lidhje me dëshminë e dhënë prej tij këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi qëndroi më shumë se 3 orë brenda. Në një konferencë për gazetarët, Meta tha se është pyetur në lidhje me Albeto Rancini dhe nëse ka lidhje me të. Ndërsa ka shtuar se është pyetur dhe në lidhje me lejet që janë dhënë për ndërtime në Gjirin e Lalzit, një prej të cilëve kompleksi “Lura”. Sipas Metës, investimet i kanë dhënë jetë asaj zone, pasi më herët duheshin katër orë për të shkuar me makinë. Për këtë arsye sipas tij, ai në inaugurim ka shkuar me helikopter. Po ashtu foli dhe për një shumë prej 5000 mijë eurosh që SPAK pretendon se i është dhënë nga një ish-zyrtare e LSI-së, në kohën që punonte në Ministrinë e Financave.

Ilir Meta: Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë, të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Albeto Rancini. Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit, palma.Alberto i luleve, i thashë, shkoni more shikojeni tamam. I ka sjellë lulet dhe i ka marrë pas 24 orësh. Si mund t'i thuash Ilri Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit, që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje. A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik në atë kohë dhe nuk ka marrë leje? Shkoje në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se makina nuk shkonte. Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje. Si mund t'i thuash Metës a e njeh Elenën që ka qenë punonjëse financash te LSI. Të ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006, më pyetën? Mua Elena të më jepte kaq? I keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin. Po sigurisht që e kam takuar. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës. Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim, nuk është drejtësi./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

3 orë në SPAK/ Meta: Më pyetën a ka tërhequr Monika 20 mijë euro? Unë jam marrë politikë ajo me financat

Mbi 3 orë në SPAK, Meta i 'pason topin' Kryemadhit! Ajo
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar në një konferencë për mediat dhe arsyet se përse ishte thërritur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku qëndroi më shumë se tre orë. Meta tha se është pyetur për disa veprime financiare që sipas tij, i ka kryer bashkëshortja e tij, njëkohësisht deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi. Ai tha se është marrë me politikë, ndërsa veprimet financiare dhe me pronat është marrë me mirëbesim Kryemadhi.

Ai tha se është pyetur në lidhje me Albeto Rancini, që sipas SPAK i ka dhuruar Metës palma në Gjirin e Lalzit. Po ashtu, ai tha se është pyetur në lidhje me leket e ndërtimit të dhëna për kompleksin “Lura” në Gjirin e Lalzit. Po ashtu ishte pyetur për një shumë prej 5000 eurosh, që dyshohet se i është dhënë nga një zyrtare e Ministrisë së Financave, në vitin 2006.

Ilir Meta: Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Albeto Rancini. Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit ‘Palma’. Alberto i Luleve i thash shkoni more shikojeni taman. I ka sjellë lulet dhe i ka marrë pas 24 orësh. Si mund t'i thuash Ilri Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje. A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik në atë kohë dhe nuk ka marrë leje. Shkoje në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se makina nuk shkon. Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje. Si mund ti thuash Metës a e njeh Elenën që ka qenë punojnë financash te LSI. Ta ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006. Mua Elena të më jepte kaq, që i keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin. Po sigurisht që e kam takuar. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës. Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim nuk është drejtësi. Unë nuk kam patur asnjëherë besim te SPAK. U krijua në mënyrë të paligjshme. Kemi qenë të detyruar të mbështesim SPAK dhe këdo dhe nuk ka arritje të SPAK. SPAK vetëm ka qëmtuar denoncimet që ka bërë opozita. SPAK për të dhënat e qytetarëve shqiptar dhe që u morën në mënyrë mafioze nga qeveria hapi çështje nga gazetarëve. U detyruan institucionet ndërkombëtare për të hetuar kolegët tuaj. Nuk ndaloj askënd të ketë besim te SPAK dhe të bjer në dashuri me SPAK. SPAK është aleati më i verbër i Edi Ramës, përdoret për të mbajtur nën presion mediat, opozitën. Kush e rrëmbeu Elton Qynon? Unë e rrëmbeva? Gjithçka është bërë me selektivitet të plotë. Si mund të miratohen për dy orë 17 vendime që duan 6 muaj shqyrtime? Si mund të veproj SPAK në mënyrë të paanshme? Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim nuk është drejtësi. Në datën kaq në vitin 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro. E mbaj mend unë? Ajo ka bërë veprime se ka patur pronat e tyre, pallatin e tyre, ka bërë veprimet e saj. Nuk jam marrë me çështje pronash, financash.= Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë, këtë e bëj mirë. Ajo ka përgjegjësinë financiare dhe ka qenë në mirëbesim. Merren me histori, më pyesin mua a diskutuar ti me Monikën në shtëpi? Këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire, unë merrem me politik

Një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar qëndroi për më shumë se 5 orë deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit tha për mediat se ishte pyetur për disa çështje duke mos preferuar të japë detaje. Ndërsa sa i përket gjuhës së përdorur ndaj SPAK, Kryemadhi tha se ka një çështje krejt ndryshe nga Ilir Meta, i cili e cilëson Prokurorinë e Posaçme si organizatë kriminale. 

SPAK po proceson dy hetime mbi çiftin Meta të bashkuara me një fraksion. Procedimi i parë lidhet me një kallëzim që është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga avokati Idajet Beqiri, ku akuzon çiftin Meta për akuzën e Korrupsionit, Pastrimit të parave dhe fshehjes të të ardhurave. Në këtë denoncim përmenden ndërhyrjet estetike që Meta dhe Kryemadhi kanë bërë jashtë vendit, dhe sipas Beqirit nuk kanë deklaruar. Hetimi i dytë lidhet me episodin e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohur ndryshe si lobimi 700 mijë dollarësh./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Frikë për arrestimin e Kryemadhit? Meta: Mund të arrestojnë edhe Sashën, macen tonë

Mbi 3 orë në SPAK, Meta i 'pason topin' Kryemadhit! Ajo
Ilir Meta

TIRANË-Në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tregoi arsyet se pse u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme. Kreu i PL-së u pyet edhe për gruan e tij Monika Kryemadhi që ishte dje në Prokurorinë e Posaçme. Meta tha se Kryemadhi ka pronat e saj, edhe prej familjes dhe nënës me të cilat ai vetë nuk është marrë kurrë, pasi ka bërë vetëm politikë.

Ndër të tjera ai u pyet nëse ka frikë nëse mund të arrestojnë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, pas hetimit pasuror që ka nisur ndaj tyre. Meta u shpreh se nuk merret me parashikime.

"Nuk po merrem me parashikime... mund të arrestojnë edhe Sashën, macen tone që më mungon shumë. Beteja ime nuk ka kthim pas dhe të gjithë shqiptarët do të hedhin Katicat e ramaformës,"- tha Meta.

9 MUAJ ME PARE

Ilir Meta rreth 4 orë në SPAK: U thirra si kundërshtar i Dum Dumanit

Mbi 3 orë në SPAK, Meta i 'pason topin' Kryemadhit! Ajo
Ilir Meta

TIRANË- Një ditë pas bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit. sot ishte radha e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për t'u paraqitur në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Meta është paraqitur sot rreth orës 10.30 pranë SPAK, e me tone të ashpra ka treguar 'arsyen' e vizitës së tij. 

"Çfarë ka ndodhur? Çfarë u ka ndodhur? Po shkoj të takoj DumDumanin. A e njihni Dumdumanin se kush është? Është ai që nuk guxon që të hapë çështjen McGonigal se është i përfshirë kokë e këmbë me Ramën. Është ai që nuk guxon të përmendë njëherë emrin e Edi Ramës. As për çështjen e Sali Berishës. Po shkoj tek DumDumani, kur të dal...,"-u tha Meta-gazetarëve teka hynte në ambjentet e SPAK. 

MOMENTI ME VIDEO: 

Pas daljes nga SPAK, kreu i PL-së nuk dha shpjegime para gazetarëve për çështjen që është pyetur nga Prokuroria e Posaçme, por tha me se u thirr në cilësinë e kundërshtarit të ‘DumDumanit’, referuar kryeprokurorit dhe si kundërshtar i narko-regjimit. Meta u shpreh se nuk ka asnjë arritje, por përkundrazi sipas tij ky institucion ka gjymtuar denoncimet që ka bërë opozita. Sipas tij, instiucioni i SPAK u krijua në mënyrë të paligjshme.

“U pyeta kot më kot. U thirra si kundërshtar i narko regjimit. Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të Dum Dumanin që nuk do të hetojë Mc Gonigal. Që e ka takuar vetë ai me prokurorë të tjerë. Në vend të ndalojë Edi Ramën, inceneratorët, aferën e portit të Durrësit, PPP që janë rrjedhje financiare, merret me prallat e me laraskat. Tani po iki se kam sipërmarrje kam tryezën. Këtë do Dum Dumani, të mos merremi. Këtë detyrë i ka caktuar Rama,"-tha Meta për mediat pasi doli nga SPAK.

Meta është thirrur edhe më parë në Prokurorinë e Posaçme. Në tetor të 2023-shit, ai u pyet për dosjen "CEZ-DIA". Një ditë më parë, në pyetje nga prokurorët u mor bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ajo qëndroi brenda ambienteve të prokurorisë mbi 5 orë. Pas daljes, deputetja e PL, deklaroi se është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni sa i takon hetimit pasuror ndaj, ndërsa mohoi të jetë ngritur ndonjë akuzë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB