LIVE UPDATES

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2 me 1 për të kaltrit, Bajrami futet në histori

➤Përballja Shqipëri-Itali është mbyllur me rezultatin 2 me 1 për të kaltrit. Ndeshja nisi me një furi golash. ➤ Golin e parë e shënoi Nedim Bajrami për kuqezinjtë që në sekondën 23. Më pas erdhi përgjigjia nga Baston, ndërsa Barella dyfishoi shifrat. ➤50 mijë tifozë shqiptarë mbushën stadiumin në Dortmund, aty ku u zhvillua përballja me Italinë, në kuadër të udhëtimit në EURO 2024. ➤Shqiptarët kanë festuar gjatë gjithë ditës sot, me këngë patriotike e vallë, duke mbushur të gjithë qytetin gjerman me flamuj kuqezi. ➤Emigrantët shqiptarë nga e gjithë bota, janë mbledhur në Gjermani për të mbështetur kombëtaren. ➤Pak momente para ndeshjes, autoritetet kanë vënë në pranga 50 italianë që mbanin thika e kapuçë, me qëllimin për të sulmuar tifozët kuqezi.

30 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

UEFA zgjedh lojtarin më të mirë në përballjen Itali-Shqipëri

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Federico Chiesa

GJERMANI- Italiani Federico Chiesa është zgjedhur lojtari i ndeshjes nga UEFA. Chiesa është vlerësuar si lojtari me paraqitjen më të mirë në përballjen Itali-Shqipëri. Ndëshja u mbyll me rezultatin 2 me 1 për të kaltrit. Megjithatë, duhet theksuar që Nedim Bajrami hyri në histori pasi shënoi golin e parë në sekondën e 23 të ndeshjes.

11 MUAJ ME PARE

VIDEO-SURPRIZA! Tifozi shqiptar mësyn në stadiumin në Dortmund, valëvit flamurin kuqezi

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Tifozi

GJERMANI- Një tifoz shqiptar është futur në fushën e blertë në momentin që kombëtarja shqiptare po përballej me Italinë. Rezultati ishte vulosur 2 me 1 për të kaltrit, por tifozi nuk ngurroi të thyente çdo masë sigurie dhe të futej në fushë.

ZËRI ju sjell ekskluzivisht momentin kur tifozi merret dhe nxirret nga fusha. Shqipëria e nisi me humbje aventurën ne EURO 2024, ndëshja u mbyll me rezultatin 2 me 1 për Italinë.

11 MUAJ ME PARE

FOTOT/ Rama shfaqet i zhgënjyer në stadium, Linda veshur kuqezi. Kush janë ministrat që i shoqërojnë

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Edi Rama

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama është fotografuar teksa ndjek përballjen mes kuqezinjve e Italisë në Dortmund. Ai nuk shihet i gëzuar në fytyrë, nisur dhe nga fakti që Italia është në avantazh.

Rama shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila është veshur kuqezi. I pranishëm në stadium është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ministrat Taulant Balla, Ogerta Manastirliu dhe Igli Hasani.

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2

11 MUAJ ME PARE

EURO 2024/ Pjesa e dytë nis me sulme, Broja dhe Kalafiori ndëshkohen me karton të verdhë

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Ndeshja

GJERMANI- Pjesa e dytë ka nisur pa zëvendësimë mes palëve. Por, në minutën e 47 kanë nisur lëvizjet dhe tentativat e para për goditje. Skamaka gjuajti nga jashtë zonës, por pa sukses, goditi një shok të skuadrës që i zuri rrezen e portës. Në minutën e 50 pati një përplasje mes Kalafiori dhe Brojës. Të dy u ndëshkuan me kartona të verdhë, italiani për shtyrjen ndaj Brojës, ndërsa shqiptari për një goditje me bërryl gjatë aksionit.

Goditjen e dënimit e ekzekutoi Asllani, por Bastoni e ndali në murin mbrojtës. Deri në tani Italia është në avantazh, 2 me 1. Ndeshja nisi me një gol nga kuqezinjtë. Bajrami shënoi në sekondën 23 duke hyrë në historinë e kampionateve evropiane. Bastoni dhe Barella përmbysën rezultatin.

11 MUAJ ME PARE

REKORD/ Gol për 23 sekonda, Bajrami futet në historinë e Kampionateve Evropiane (LISTA)

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Nedim Bajrami

GJERMANI- Nedim Bajrami ka hyrë në historinë e Kampionateve Evropiane pasi ka shënuar golin më të shpejtë në histori! Në sekondën e 23, mesfushori i kuqezinjve shënoi kundër Italisë duke e çuar Kombëtaren në avantazh në përballjen për EURO 2024. Italia u kundërpërgjigj me dy gola njëri pas tjetrit.

Golat më të shpejtë në historinë e kampionateve evropiane:

00:23 – Nedim Bajrami (Shqipëria vs Italia më 15 Qershor 2024 )

01:05 – Dmitri Kirichenko (Rusia vs Greqia më 20 qershor 2004 )

01:22 – Emil Forsberg (Suedia vs Polonia më 23 qershor 2021 ) 

01:40 – Robert Lewandowski (Polonia vs Portugalia më 30 qershor 2016)

01:57 – Luke Shaw (Anglia vs Italia më 11 korrik 2021 )

01:58 – Robbie Brady (Republika e Irlandës vs Franca më 26 qershor 2016)

02:08 – Sergei Aleinikov (BRSS vs Anglia më 18 qershor 1988)

02:14 – Alan Shearer (Angli vs Gjermani më 26 qershor 1996)

02:14 – Petr Jirácek (Republika Çeke kundër Greqisë 12 qershor 2012)

11 MUAJ ME PARE

Italia dyfishon shifrat, Barella e çon ekipin në avantazh

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Moment nga ndeshja

GJERMANI- Përballja Shqipëri-Itali ka nisur me një furi golash. Golin e dytë për Italinë e ka shënuar Barella. Në këtë mënyrë e ka çuar Italinë në avantazh me reultatin 2-1 brenda pesë minutave. Golin e parë e shënoi Nedim Bajrami për kuqezinjtë që në sekondën 23. Më pas erdhi përgjigjia nga Baston, ndërsa Barella dyfishoi shifrat. 

Rreth 50 mijë tifozë janë në mbështetje të kombëtares kuqezi që kanë dominuar festën gjatë gjithë ditës në Dortmund. 

11 MUAJ ME PARE

Nuk vonon Italia, barazon me Shqipërinë, shënon Baston

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Baston

GJERMANI- Brenda pak sekondave ka shënuar dhe Italia. Pas golit të Nedim Bajramit, topin e ka marrë Bastoni që ka shënuar. Bajrami realizoi golin e parë në sekondën e 23, duke e çuar Shqipërinë në avantazh, por nuk vonoi barazimi. Ndeshja nisi në orën 21:00 dhe vetëm 23 sekonda më vonë, tifozët kuqezi brohoritën për golin e parë. Shqipëria po përballet me Italinë. Rreth 50 mijë tifozë janë në mbështetje të kombëtares kuqezi që kanë dominuar festën gjatë gjithë ditës në Dortmund. 

11 MUAJ ME PARE

Ndeshja nis me gol! Bajrami ndëshkon Italinë në sekondat e para!

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Stadiumi

GJERMANI- Shqipëria ka kaluar në avantazh që në sekondat e para. Ndeshja nis me gol! Bajrami ndëshkon Italinë në sekondat e para! Nedim Bajrami ka shënuar në sekondën 23. Ndeshja nisi në orën 21:00 dhe vetëm 23 sekonda më vonë, tifozët kuqezi brohoritën për golin e parë. Shqipëria po përballet me Italinë. Rreth 50 mijë tifozë janë në mbështetje të kombëtares kuqezi që kanë dominuar festën gjatë gjithë ditës në Dortmund. 

11 MUAJ ME PARE

Ramadani para ndeshjes: Duhet ta tregojmë në fushë sa të mirë jemi! Është hera e parë që bëj video në stadium

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Ylber Ramadani

GJERMANI- Ylber Ramadani është shfaqur i emocionuar vetëm pak minuta përpara ndeshjes. Ai është shprehur për mediat se sot ka qenë hera e parë që ka bërë një video në stadium, veprim i nxitur nga numri i madh i tifozëve që kanë mbushur stadiumin e Dortmund. Mesfushori i kuqezinjve u shpreh se tifozët janë një shtysë për ta, por dhe një përgjegjësi për një performancë sa më të mirë.

“Është atmosferë mahnitëse. Është hera e parë që bëj video në stadiume, është hera e parë dhe po bëj video dhe shpresoj që në fund të kemi një rezultat të mirë për ta. Padyshim do të jetë e vështirë, por e dimë dhe do të shkojmë të japim gjithçka në fushë, Nuk ka rëndësi se kush luan. Jemi një ekip i mirë dhe duhet ta tregojmë edhe në fushë,”- tha mesfushori i kuqezinjve.

11 MUAJ ME PARE

ZYRTARE/ Publikohen formacionet e përballjes Shqipëri-Itali

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2

GJERMANI- Janë publikuar formacionet zyrtare të kombëtares shqiptare dhe të ekipit italian që do të përballen këtë mbrëmje në orën 21:00 në Dortmund.

Formacionet zyrtare:

Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Calafiori, Bastoni, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamaça Trajner: Spalletti.

Shqipëri (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asan, Seferi, Broja Trajner: Sylvinho.

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2

Shqiptarët po mbështeten nga 50 mijë tifozë kuqezi që kanë mbushur Dortmundin që në orët e para të ditës së sotme. Tifozët kuqezi kanë qenë kryefjala e rrjeteve sociale ditën e sotme. Ata kanë kënduar këngë patriotike, kanë hedhur valle e kanë brohoritur për ekipin e zemrës.

11 MUAJ ME PARE

Planifikonin të sulmonin shqiptarët, arrestohen 50 tifozë italianë, të maskuar dhe me thika

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Shqiptarët

GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë shmangur një sulm masiv që duket se ishte planifikuar që të zhvillohej nga tifozët italianë. 50 prej tyre, të maskuar me kapuçë dhe me thika në duar, janë vënë në pranga. Mediat italiane shkruajnë se tifozët italianë kishin planifikuar që të sulmonin shqiptarët, të cilët e kanë dominuar arenën festive në Dortmund ditën e sotme. Tifozët italianë do të mbahen në paraburgim për të paktën 24 orë. Shqipëria do të përballet me Italinë në orën 21:00, për EURO 2024.

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Ulur këmbëkryq rreth stadiumit, shqiptarët 'skuqin' Dortmundin

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Shqiptarët

GJERMANI- Tifozët shqiptarë janë mbledhur në stadium. Ata tashmë presin që të nisë përballja e kombëtares kuqezi me Italinë. Ndeshja do të nisë në orën 21:00 në Dortmund. Nga videoja që ju sjell ZËRI duket se tifozët kuqezi kanë 'skuqur' të gjithë stadiumit. 

ZËRI ka sjellë sot foto e video nga Gjermania, atmosferën elektrizuese me tifozët shqiptarë që kanë kënduar, hedhur valle dhe tërhequr të gjithë vëmendjen në Dortmund. 

11 MUAJ ME PARE

FOTOT/ Tifozët shqiptarë nisen drejt stadiumit

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Shqiptarët në Gjermani

GJERMANI- Tifozët shqiptarë kanë nisur rrugëtimin e tyre nga sheshet e Dortmund ku po festonin, në drejtim të stadiumit. Mbi 50 mijë shqiptarë ndodhen në Gjermani për të mbështetur kuqezinjtë në udhëtimin e tyre në Euro 2024. 

Sot zhvillohet dita e dytë e kampionatit europian të futbollit, ku të gjithë shqiptarët do të jenë me sytë nga Gjermania, për përballjen e mbrëmjes mes kombëtares kuqezi dhe Italisë.

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Shqiptarët në Gjermani

Dy ndeshjet e tjera janë ato mes Hungarisë dhe Zvicrës, si dhe Kroacisë dhe Spanjës. Këto dy të fundit janë pjesë e grupit B, ku merr pjesë edhe Shqipëria. Atmosfera në Dortmund duket fantastike, pasi rreth 50 mijë shqiptarë janë të pranishëm për të ndjekur kombëtaren. Festa në rrugë ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme.

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Shqiptarët në Gjermani
11 MUAJ ME PARE

DAILY MAIL: Shqipëria, nga errësira e futbollit, në “Grupin e Vdekjes” në Euro 2024

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Sylvinho

BRITANI E MADHE- Pak pritet nga Shqipëria, e tërhequr për t'u përballur me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë në atë që duket grupi më i vështirë i Euro 2024, edhe pse ngritja e tyre nga errësira e futbollit gjatë dekadës së fundit meriton respekt dhe kërkon vëmendje.

Së pari, ata kanë një ndikim të ri të mrekullueshëm të Amerikës së Jugut të udhëhequr nga fytyra të njohura nga Premier League. Sylvinho, ish-mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Barcelonës dhe Brazilit ka marrë nënshtetësinë shqiptare, siç është angazhimi i tij në rolin e trajnerit dhe ndihmës të tij janë Pablo Zabaleta, mbrojtësi i fortë i Manchester Cityt dhe Argjentinës dhe Doriva.

Megjithatë, më domethënëse dhe jo më pak intriguese ka qenë diaspora e të rinjve shqiptarë të tërhequr për t'u rilidhur me prejardhjen e tyre përmes ekipit kombëtar. Lojtarë të tillë si Armando Broja i Chelsea-t, i lindur në Slough, hodhën poshtë propozimet nga kombet e famshme të futbollit në atë që ka qenë një nga ndërrimet kryesore në tetë vjet që nga debutimi i tyre në turneun madhor në Euro 2016.

Në Francë, tetë vjet më parë, ata u përballën me një ekip të Zvicrës me disa lojtarë, duke përfshirë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Ndoshta ajo fushatë ishte një paraqitje e shkurtër e progresit të kërkuar për të balancuar ekuilibrin. Kualifikimi më pas si nënkampion përpara Danimarkës u ndihmua me tre pikë nga një ndeshje e braktisur kualifikuese kundër Serbisë, kur një dron që mbante një flamur të Shqipërisë shkaktoi një pushtim në fushë nga tifozët vendas në Beograd dhe sulme ndaj ekipit vizitor.

Këtë herë, lojtarë të tillë si Broja dhe Jasir Asani, i lindur në Maqedoninë e Veriut dhe që luan për Gwangju në Korenë e Jugut, u bashkuan nën drejtimin e Sylvinhos për të siguruar një vend në këto finale si fitues të një grupi kualifikues që përfshin gjithashtu Republikën Çeke dhe Poloninë.

Ata humbën vetëm një herë në tetë ndeshje kualifikuese, duke ushqyer shpresën në një vend me një pasion të gjatë për futbollin, por të frenuar për breza të tërë, i izoluar nga bota nga politikat e regjimit stalinist të Enver Hoxhës.

“Futbolli ishte dhe është ende obsesioni kombëtar”, thotë Phil Harrison, i cili ka eksploruar marrëdhëniet e Shqipërisë me lojën e njerëzve në kohë të vështira në librin e tij, “Brenda Mbretërisë Hermite”.

“Ajo siguroi amnisti nga mërzia e jetës së regjimit në vitet më të zymta, por, midis 1967 dhe 1991, u bë shumë më tepër se një obsesion. Me ndalimin e fesë, futbolli u bë feja e re. Është e pamundur të mbivlerësohet rëndësia e saj për shqiptarin mesatar.”

Harrison mbart me tregime të jashtëzakonshme, duke ringjallur legjenda të largëta si Selman Stermasi dhe Loro Boriçi dhe duke zgjedhur ndikimin e keq të shtetit, i cili shtrihej përtej klubeve si Partizani dhe Dinamo, të formuara për të përfaqësuar ushtrinë dhe policinë sekrete.

Më e famshmja, në fushatën e viteve 1966-67, klubi i popullit KF Tirana urdhëroi të humbiste tre ndeshjet e fundit si pjesë e një dënimi të rremë për një përleshje pas ndeshjes. Titulli iu dorëzua efektivisht Dinamos.

Lojtarët që refuzonin të luanin për ta do të ndëshkoheshin me punë të rëndë. Skender Halili u dënua për refuzimin e Dinamos dhe më vonë, kur u kthye në KF Tirana, u arrestua në prag të fluturimit për në Oslo për një ndeshje të Kupës së Evropës kundër Valerengës. Ai u burgos dhe u dërgua të punonte në miniera të largëta të kromit, i akuzuar për shitjen e dy orëve të dorës në tregun e zi. Halili nuk do të luante më kurrë futboll dhe vdiq në moshën 42-vjeçare.

Skuadra e tij nuk u lejua të udhëtonte në Norvegji dhe u ndalua nga UEFA. Ekspozimi ndaj konsumizmit perëndimor dhe bashkë me të, tundimi për të defektuar ishin faktorët kryesorë pas pjesëmarrjes së duhur të Shqipërisë në garat ndërkombëtare.

Ata u larguan nga Kupat e Botës dhe Kampionatet e ndryshme Evropiane dhe ishin shumë prapa në kohën kur rënia e komunizmit zbriti në Luftërat Ballkanike. Është bërë përparim i ngadaltë dhe i qëndrueshëm derisa fitorja 1-0 në Portugali në kualifikueset e Euro 2016 shënoi një staturë të re.

Deri atëherë, rezultati i tyre më i mirë ishte një barazim 0-0 kundër Gjermanisë Perëndimore, në vitin 1967. Jo vetëm që ky rezultat u kushtoi gjermanëve një vend në katërshen finale të Kampionatit Evropian, por gjithashtu shkaktoi një skandal të vogël që përfshin Gerd Muller, i cili ishte u largua në mënyrë misterioze mes thashethemeve se ai kishte rënë në dashuri me një grua të quajtur Hojna, një punëtore në hotelin e ekipit në Tiranë.

Muller dukej se kishte kaluar vite duke u përpjekur për një rikthim, sepse në vitin 1985 HJK Helsinki mori një letër prej tij pasi u hodhën në short kundër Flamurtarit të Shqipërisë në Kupën e Fituesve të Kupave Evropiane. Në atë kohë ai ishte në pension dhe gati 40 vjeç, por historia thotë se ai i propozoi skuadrës finlandeze të nënshkruante një 'kontratë me një ndeshje' që i mundësonte të udhëtonte në Tiranë dhe 'të shihte të dashurën e tij.

Përplasje të tjera të çuditshme mes shqiptarëve dhe dekadencës perëndimore përmes mediumit të futbollit përfshinin një vizitë nga Ajax në vitin 1970, kur kampionët holandezë u paralajmëruan se lojtarët nuk do të lejoheshin të hynin nëse flokët nuk ishin më të shkurtër se 3 cm.

Ata patën prerje flokësh, por lojtarët e Ajax-it kënaqën natyrën e tyre jokonformiste duke u futur në kryeqytetin shqiptar me gratë dhe të dashurat e tyre në krahë. "Një karvan i madhështisë dhe teprimit perëndimor - vendasit janë të tmerruar", shkroi Harrison.

Mjekra e Danny McGrain u rrua nga gruaja e tij në aeroportin e Glasgow-it për argëtimin e shokëve të tij të skuadrës dhe të shtypit të mbledhur përpara se Celtic të udhëtonte për t'u përballur me Partizanin në 1979.

Gjërat kanë ndryshuar dhe megjithatë hapja e së shtunës kundër Italisë në Dortmund është e ngarkuar me rëndësi historike, të tilla janë lidhjet midis dy vendeve vetëm 45 milje larg njëri-tjetrit përgjatë detit Adriatik në pikën më të afërt.

Shqipëria ishte e pushtuar dhe e sunduar nga Italia para Luftës së Dytë Botërore, duke u mundësuar klubeve italiane të largonin lojtarët më të mirë. “Ata konsideroheshin si futbollistë italianë”, thotë Harrison.

Këtë sezon, mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, familja e të cilit u transferua në Itali kur ai ishte fëmijë, është bërë shqiptari i parë që fiton Serinë A të Italisë që nga Naim Kryeziu, një anësor fluturues integral i skuadrës së parë që fitoi titullin, në vitin 1942.

Në të njëjtin sezon, Riza Lushta, një tjetër yll shqiptar, po largonte Juventusin në Kupën e Italisë me një hat-trick në një fitore 4-2 kundër Milanit në finale. Që të dy qëndruan në Itali pas luftës. Kryeziu vazhdoi si trajner dhe skaut për Romën, duke zbuluar një Giuseppe Giannini të ri.

Futbolli i klubeve shqiptare në shekullin e 21-të nuk është i lirë nga të gjitha problemet. Pjesëmarrësit janë shumë më pak se mbi 20,000 që grumbulloheshin rregullisht gjatë izolimit stalinist dhe disa klube kanë rënë në kontrollin e bandave kriminale dhe skandaleve të trukimit të ndeshjeve. Skenderbeu u dënua për 10 vjet nga UEFA në 2018 për manipulim të lojërave.

Peizazhi po zhvendoset. City Football Group i Manchester Cityt po zhvendoset në qytetin e dytë të Durrësit, duke transferuar Dinamon nga Tirana, duke i riemërtuar Dinamo City dhe duke ndërtuar një kompleks modern stërvitor që sigurisht do ta ketë zili të gjithë rivalët. Disa njerëz kanë frikë se Dinamo, dikur e drejtuar nga policia sekrete, do të gëzojë një tjetër avantazh të padrejtë.

Nën drejtimin e Sylvinhos, megjithatë, ekipi kombëtar është në një vend të mirë, duke shfrytëzuar diasporën për t'u shfaqur si një forcë ballkanike ndërsa ata shkojnë në “Grupin e Vdekjes” në Euro 2024.

Marrë dhe përshtatur nga Daily Mail

11 MUAJ ME PARE

Portieri i Spanjës: Shqipëria, një ekip i shkëlqyer! Italia, e rrezikshme

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Unai Simon

TIRANË- Spanja synon fitoren e EURO 2024. Këtë e ka bërë të qartë portieri Unai Simon, në një intervistë për “Sport Ëeek”. Ai është pyetur për nivelet e grupeve dhe është shprehur se ndjen që do të ketë vështirësi, por shpreson në fitore. Italinë e konsideron një rival të rrezikshëm, pavarësisht se ka ndërruar trajner, ndërsa Shqipërinë, një ekip të shkëlqyer. Simon thotë se kuqezinjtë mund të duken si një kundërshtar i nivelit të ulët, por janë të shkëlqyer si ekip.

Pjesë nga intervista:

Si e shihni grupin europian?

Po aq e komplikuar sa rivalët tanë, më duket e qartë. Italia dhe Kroacia ishin në finalen e katër të Ligës së Kombeve një vit më parë. Arritëm t'i mposhtim të dy, por niveli është i lartë. Ndër të tjera u përballëm edhe me ta. 3 vite më parë në kampionatin europian, Kroacia në 1/16 në një ndeshje absurde, e cila përfundoi 5-3 në kohën shtesë, dhe Italia në gjysmëfinale, duke humbur me penallti, janë dy kombëtare super konkurruese. Ka vështirësi për çdo kundërshtar. Është e vërtetë që Italia ka ndërruar trajner, por mua vazhdojnë të duken si një rival shumë i rrezikshëm, është një grup i vështirë, nuk ka hapësirë ​​për gabime. Shqipëria mund të ketë më pak emër, në letër. Mund të duket si një kundërshtar i nivelit më të ulët, por ata janë ende një ekip i shkëlqyer, ndoshta ata luajnë futboll ndryshe, por nëse janë atje, është sepse ata e meritojnë.

Cili është qëllimi juaj?

Të fitojmë turneun. Ose të paktën kjo duhet të jetë ideja kur fillon gara, dhe më pas të ndjekësh planin e paracaktuar: të kesh një grup të mirë, të kapërcesh vështirësitë që përmenda më parë dhe më pas të vazhdosh. Nuk ka të bëjë vetëm me rezultate, por edhe me lojën: ideja jonë është të jemi superiorë ndaj rivalëve tanë, të imponojmë lojën tonë, të jemi kombëtarja që duan tifozët tanë, proaktive dhe brilante, atëherë padyshim që çdo gjë mund të ndodhë, gjëra të mira ose jo aq të mira, por objektivi duhet të jetë e qartë: fitorja”.

11 MUAJ ME PARE

PAMJE QË DO JU NDEZIN ZEMRËN! Tifozi kuqezi ia merr këngës: Shqipëri, o nëna ime…(VIDEO)

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Tifozët në Dortmund

GJERMANI- Tifozët e zjarritë të kombëtares nuk i ndal asgjë. Kuqezinjtë janë mbledhur sot në Dortmund për të mbështetur kombëtaren në përballjen me Italinë. Mes tifozëve spikat një prej tyre, me aftësi të kufizuara, i cili mban në dorë flamurin e Shqipërisë së madhe. Më pas, në video dëgjohet që këndon “Shqipëri o nëna ime”.

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese para ndeshjes! Shqipëtarët e ‘djegin’ me valle e tupana në Dortmund

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Shqiptarët në Dortmund

GJERMANI- Vetëm pesë orë përpara ndeshjes! Tifozët kuqezi kanë mbushur rrugët e Dortmundit ku kombëtarja do të përballet me Italinë në orën 21:00. Në materialet që ZËRI sjell për ju, duket dhe atmosfera që ata kanë krijuar me flamurin kuqezi, flamurin e Kosovës dhe jo vetëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Tifozët dëgjohet të këndojnë këngë patriotike. Nga ana tjetër, shumë prej tyre kanë nisur të hedhin valle. Nuk mungojna as tupanat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

11 MUAJ ME PARE

Përballja për Euro 2024/ Formacionet e mundshme Shqipëri-Itali

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Foto Ilustruese

TIRANË- TUtto sport ka zbuluar skemën që do të mund të përdoret nga Shqipëria dhe Italia që do të përballen këtë mbrëmje në Dortmund. Media italiane shkruan se kuqezinjtë kanë zgjedhur të zbatojnë skemën 4-2-3-1. Ndeshja do të nisë në orën 21:00.

Formacionet e mundshme Itali-Shqipëri

ITALI (3-4-2-1): Donnarumma; Darmian, Calafiori, Bastoni; Di Lorenzo, Barella, Jorginho, Dimarco; Frattesi, Scamaça, Chiesa. Trajneri : Spalletti. Në dispozicion : Meret, Vicario, Cambiaso, Gatti, Buongiorno, Mancini, Bellanova, Pellegrini, Cristante, Folorunsho, Fagioli, El Shaaraëy, Retegui, Zaçagni, Raspadori. 

SHQIPËRI (4-2-3-1): E. Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja. Trajneri : Silvinho. Në dispozicion : Kastrati, Strakosha, Mihaj, Alijii, Ajeti, Balliu, Kumbulla, Abrashi, M. Berisha, Laci, Gjasula, Muci, Daku, Hoxha, Manaj. 

11 MUAJ ME PARE

Armando Broja nën ‘lupën’ e Milanit, një “Signal Iduna Park” do të jetë një vëzhgues i kuqezinjve

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Armando Broja

GJERMANI- Armando Broja është prej kohësh në shënjestrën e Milanit, klub që pritet të bëjë më shumë se një përforcim në repartin e sulmit.

Joshua Zirkzee, por edhe futbollisti i talentuar shqiptar, kuqezinjtë i duan të dy. Dhe në “Signal Iduna Park” do të jetë i pranishëm edhe një skaut i kuqezinjve.

I cili do të ndjekë në aksion sulmuesin 22-vjeçar në duelin Shqipëri-Itali, i vlefshëm për grupin B të Euro 2024.

Vëzhguesi i klubit historik italian do të mbajë shënim gjithçka në lidhje me Brojën. Emri i të cilit është lidhur edhe më parë me një kalim të mundshëm në “San Siro”.

Por, tashmë interesimi është më tepër se serioz dhe te Milani e cilësojnë “yllin” shqiptar si një element të rëndësishëm për përforcimin e ofensivës së skuadrës së Paulo Fonsecas.

Sulmuesi shtatlartë është në pronësi të Chelseat, klub me të cilin Milani ka prej vitesh marrëdhënie shumë të mira. Diçka që e lehtëson transferimin e lojtarit në Milanon kuqezi.

11 MUAJ ME PARE

Rama pozon nga lokali i një shqiptari në Dortmund: Kur gjen shqipet!

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku pritet të ndjekë përballjen e kuqezinjve me Italinë. Vetë Rama ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, krahas të cilës bën me dije se është ulur të konsumojë ushqim në lokalin e një shqiptari.

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë në rrugën kryesore të qytetit dhe ti shkon e gjen shqipet,”- shkruan Rama. 

Sot zhvillohet dita e dytë e kampionatit europian të futbollit, ku të gjithë shqiptarët do të jenë me sytë nga Gjermania, për përballjen e mbrëmjes mes kombëtares kuqezi dhe Italisë. Dy ndeshjet e tjera që do të zhvillohen po sot, janë ato mes Hungarisë dhe Zvicrës, si dhe Kroacisë dhe Spanjës. Këto dy të fundit janë pjesë e grupit B, ku merr pjesë edhe Shqipëria. Atmosfera në Dortmund duket fantastike, pasi rreth 50 mijë shqiptarë janë të pranishëm për të ndjekur kombëtaren. Festa në rrugë ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme.

11 MUAJ ME PARE

Zvicra zbret në fushë përballë Hungarisë, trajneri çudit me vendimin për Shaqirin

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Hungari Zvicer

GJERMANI- Hungari-Zvicër përballen pasditen e kësaj të shtune në kuadër të raundit të parë të fazës së grupeve në Kampionatin Europian, Gjermani 2024.

Pasi Gjermani mposhti Skocinë me rezultatin 5-1 mbrëmjen e së premte, Hungari-Zvicër luajnë këtë pasdite ndeshjen tjetër të Grupit A.

Ndërsa jemi në prag të kësaj përballjeje, trajnerët Rossi dhe Yakin kanë zgjedhur formacionet zyrtare si do zbresin në fushën e blertë.

FORMACIONET 

Hungaria: Gulasci; Lang, Orban, A.Szalai; Fiola, A.Nagy, Schafer, Kerkez; Sallai, Szoboszlai; B.Varga; 

Zvicra: Sommer; Akanji, Schar, Rodriguez; Widmer, Freuler, Xhaka, Ndoye; Aebischer, Vargas; Duah; 

11 MUAJ ME PARE

Emocionuese/ Festë në çdo rrugë, pamjet LIVE nga Dortmundi, qyteti gjerman flet kuqezi

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
festakuqezi

GJERMANI- Kur na ndajnë rreth 7 orë nga ndeshja me Italinë, tifozët kuqezinj kanë mbushur rrugët e Dortmundit dhe kanë nisur nga festa. Ngjyrat kuqezi janë ato që dominojnë në qytetin gjerman, ndërsa nuk mungojnë as detajet tradicionale dhe flamujt e Kosovës.


Ndërkohë që në rrugë ka nisur dhe parakalimi i makinave, ndërsa në ndeshjen e sotme pritet që të marrin pjesë rreth 50 mijë tifozë shqiptarë, që kanë fluturuar nga Tirana, por edhe nga diaspora dhe qytetet e tjera gjermane.


/ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Italia me “artilerinë e rëndë”, Scamacca drejton sulmin ndaj Shqipërisë

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Italia

GJERMANI- Në orën 21:00 të mbrëmjes, Italia dhe Shqipëria do të përplasin “brirët” në mitikun “Signal Iduna Park” të Dortmundid dhe të dy teknikët duket se kanë sheshuar idetë për formacionin titullar.

Braziliani Silvinjo tha në konferencën zyrtare para ndeshjes se 11 startuese është thuajse e sigurt, me vetëm 2 apo 3 dilema të vogla që do të shuheshin pas stërvitjes finale.

Edhe Luciano Spalletti në krahun tjetër duket se e ka gati formacionin e “Të Kaltërve”, që do të hidhen në fushë për të mbrojtur titullin e fituar 3 vjet më parë në Ëembley. Përballë një Shqipërie me petkun e Seria A mbi supe, pasi gjysma e formacionit titullar aktivizohet me klubet italiane, Spalletti ka për detyrë vetëm të fitojë.

Për italianet, kuqezinjtë janë kundërshtari më i menaxhueshëm në Grupin B dhe mosmarrja e tre pikëve do ta komplikonte rrugëtimin drejt finales, ndaj Spalleti do të hedhë në fushë “arsenalin e rëndë”.

Me rikuperimin e Barella-s në mes, padyshim shumë i rëndësishëm, formacioni titullar i Italisë pritet të jetë ky: Donnarumma në portë, një mbrojtje me katër lojtarë me Di Lorenzo dhe Dimarco në krahë dhe dyshen e re të qendrës Bastoni-Calafiori, mesfushori i Interit dhe Jorginho në mesin e fushës dhe një trekëndësh interesant i përbërë nga Chiesa, Frattesi dhe Pellegrini që mbështesin Scamacca-n, të cilit do t’i besohet maja e sulmit.

Spalleti e shprehu edhe në konferencën për mediat se nga qendërsulmuesi i Atalantës pritet shumë. Edhe pse karakteristikat janë dukshëm të ndryshme, Scamacca shihet si Paolo Rossi i momentit, ai lojtar i bekuar nga Zoti pikërisht në mes të një kompeticioni kaq të rëndësishëm.

Tre vjet më parë, si në Kupën e fundit të Botës të fituar, Italia u mbështet në një grup graniti, por këtë herë sytë janë kthyer nga individët që mund të vendosin ndeshjen. Nga Scamacca i pari, e me radhë te Chiesa apo Pellegrini, nga Frattesi apo Barella, të gjithë njerëz me shpejtësi, cilësi dhe goditje preçize.

11 MUAJ ME PARE

Në Dortmund pritet stuhi shiu, tifozët kuqezi ndryshojnë vendin e grumbullimit para ndeshjes me Italinë

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Tifozet kuqezi

GJERMANI- Qyteti i Dortmundit ka nisur të mbushet me tifozë shqiptarë, të cilët janë gati të “pushtojnë” stadiumin “Iduna Park” në mbështetje të heronjve kuqezi në duelin e parë në Euro 2024.

Kundër kampionëve në fuqi të Italisë (21:00), një prej sfidave më të rëndësishme të Kombëtares, ku pritet të jenë të pranishëm rreth 50 mijë shqiptarë.

Tifozat Kuq e Zi kanë lajmëruar anëtarët dhe jo vetëm në lidhje me ndryshimin e vendtakimit përpara duelit ndaj të kaltërve.

NJOFTIMI I TKZ-SË

Për shkak të kushteve jo të mira të motit dhe paralajmërimit për stuhi, me keqardhje ju njoftojmë se pikëtakimi ynë në Westpark anulohet!

Në koordinim me Komunën e Dortmundit dhe Forcat e Rendit, pika e takimit e re do të jetë “Kampstraße/Reinoldikirche”.

Atmosfera para ndeshjes do të fillojë në të njëjtin orar: 14:00, por marshimi për në stadium në grup do të bëhet në orën 16:45. Me këtë itinerar:

Kampstraße – Rheinische Straße – Mollerstraße/Lindemannstraße – Hyrja D.

Nëse do të ketë ndryshime të tjera, do ju njoftojmë në vazhdim.

Nëpër borë e nëpër shi, PËRJETËSISHT me ty SHQIPËRI! 

11 MUAJ ME PARE

“Sigurisht që do jem në stadium”, Rama për mediat italiane: Në fushë barazim, në tribunë fitojmë ne

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
edi rama ne stadium

GJERMANI- Në prag të ndeshjes me Italinë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Tutto Sport” Kjo ndeshje bëhet edhe më emocionuese për Ramën, sepse siç dihet tashmë, ai është një tifoz i flaktë i Juventusit por edhe i kombëtares italiane:

Mirëmëngjes zoti Rama, Itali-Shqipëri vlen këtë herë për Kampionatin Europian. Çfarë efekti ka te ju?

“E pabesueshme. Do të jetë hera e parë dhe shpresoj e fundit në jetën time, që dëshiroj që Italia të mos fitojë një ndeshje ne Kampionatin Europian. Por gjithsesi, mua do më pëlqente më mirë një barazim, i cili për kuqezinjtë tanë do ngjante si një fitore. E di që për “axurrët”, një barazim me Shqipërinë do ishte fillimi i një gjyqi ndaj Spaletit. Por, për fat të keq, Italisë nuk mund t’i uroj asgjë më shumë se një barazim”

Çfarë duhet të kemi frikë nga Shqipëria? Dhe, sipas jush, si përfundon ndeshja?

“Duhet t’i frikësoheni supremacisë së qartë të Shqipërisë në tribuna, ku sigurisht fitojmë. Jemi një skuadër që nuk kemi se çfarë të humbim. Mund të përfundojë në çdo rast, por duke qenë se Italia nuk shkëlqen kurrë në fillimin e një turneu, mund të shpresoj në një barazim.”

Cili lojtar i kombëtares italiane do dëshiroje t’i bashkohej ekipit shqiptar?

“Donaruma, pa asnjë dyshim.”

A do të shkoni në stadium, apo do ta ndiqni në televizor?

“Sigurisht që do të shkoj në stadium.”

Keni ndonjë ritual të veçantë kur shikoni ndeshjet e Shqipërisë?

“Jo.”

Cila ndeshje ju emocionoi më shumë nga ato të Kombëtares?

“Kjo është Kombëtarja shqiptare me lojën më të mirë që mbaj mend. Grupi u kualifikua duke bërë gjithmonë futboll të mirë dhe nganjëherë, një lojë emocionuese.”

 Çfarë pritshmërie ke për atmosferën në Tiranë?

“Nuk është Tirana që mezi po pret me padurim këtë Europian. Në këtë Kombëtare bashkohen me Shqipërinë edhe populli i Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët në të gjitha pjesët e botës. Lojtari jonë i dymbëdhjetë përbëhet nga 10 milionë zemra dhe në Dortmund do të jetë një ortek kuq e zi.”

Nëse Shqipëria do të eliminohej nga Europiani dhe Italia do të ecte përpara, do ta mbështesnit Italinë?

“Gjithmonë Italinë.”

Në Kombëtaren shqiptare janë 10 futbollist që luajnë në Itali dhe tre nga katër trajnerët e fundit kanë qenë italian. Cili është ndikimi i futbollit italian në atë shqiptar?

“Me De Biasin kemi ardhur për herë të parë në Kampionatin Europian. Reja arriti një tranzicion të vështirë, por grumbulloi më shumë pikë se të gjitha edicionet e tjera kualifikuese të Kombëtares shqiptare. Më mirë të mos flasim për Panuçin. Por unë do t’ju them një sekret. Këshilla e një tjetër italiani të madh ndikoi në zgjedhjen e Silvinjos, Roberto Mançinit. Futbolli italian ishte parajsa jonë kur ne jetonim në ferrin komunist. Zërat e Sandro Kiotit dhe Bruno Pizul patën një efekt të papërshkrueshëm te ne, duke mos u ndierë vetëm në këtë vrimë të zezë. Kur pamë Kupën e Botës në duart e Dino Zof, na u duk sikur ishte në duart tona.”

Si kanë qenë marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe italianëve në këto 30 vitet e fundit dhe si i gjykoni tani për tani?

 “Tani jemi një popull që jemi të ndarë nga deti, por i bashkuar në gjithçka tjetër. Jemi të ngjashëm si dy pika uji, në pikat e forta dhe të dobëta të tij.”

Çfarë klisheje do të donit që italianët të fshihnin nga perceptimi i tyre ndaj shqiptarëve?

“Nuk më duket se ka mbetur diçka për të fshirë. Kohët e errëta të kriminelit shqiptar tashmë janë lënë pas.”

Rikthehemi te futbolli, si të duket Spaleti?

“Kam pasur privilegjin ta njoh dhe të shoh një njeri të jashtëzakonshëm. Një njeri i madh. Pastaj historia flet për cilësitë e tij si trajner.”

A do ta dëshironit në stolin e Juventusit?

“Mosmarrja e tij në ekip ishte një turp, por ndoshta një ditë ai do të ulet në atë stol. Ai është ende i ri.”

Cilën anë mbani midis përçarjes së tifozëve të Juventusit, pro dhe kundër Alegrit?

“Alegrin nuk e mbështeste më askush dhe kjo mund të vërehej edhe para se të faktohej publikisht. Ai shkroi historinë e Juventusit. Ai nuk u largua me të gjithë nderimet që meritonte. Kjo nuk është një shenjë e mirë për një klub, që largoi në atë lloj mënyre një trajner që u dha disa nga momentet më emocionuese të historisë së saj. Nuk duhen harruar mësimet e shkëlqyera të Anjelit.”

A ju pëlqen Tiago Mota?

Nga ai pritet shumë dhe talenti i tij është i padyshimtë. Shpresoj që ai të përballoj presionin e madh që do të ketë si trajneri i Juves, edhe pas largimit në atë lloj mënyre të Alegrit. Mos të harrojmë që Alegri fitoi Kupën e Italisë dhe udhëhoqi ekipin në Ligën e Kampioneve.

Ai ka një marrëdhënie të ngushtë me Bolonjën. A arritët ta ndiqnit atë gjatë sezonit të kaluar?

“Po sigurisht, ishte mbreslënës.”

Cilin lojtar të Kombëtares shqiptare do të rekomandonit për në Torino?

“Mario Mitaj, një mbrojtës krahu 20-vjeçar me një këmbë të majtë të mirë.”

A është më e lehtë për Juventusin të kthehet të fitojë kampionatin këtë vit, apo që Shqipëria të mundi Italinë?

“Kjo pyetje më bën të buzëqesh… Në këtë pikë do të thosha se është më e vështirë për Juventusin të fitojë kampionatin se sa që Italia t’ia lejojë vetes të mposhtet nga Shqipëria.”

11 MUAJ ME PARE

VD- Para ndeshjes me Italinë, trajneri surprizon djemtë e Kombëtares, i lejon takimin me familjarët

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Mario Mitaj me familjen

GJERMANI- Përpara një ndeshje të rëndësishme siç është ajo e përballjes së mbrëmjes së sitme, me Italinë, futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit, janë vizituar nga familjarët e tyre. Pas disa ditëve në izolim, ata janë lejuar nga trajneri Sylvinho që të takojnë të afërmit e tyre, të cilët padyshim i kanë dhënë motivin e duhur për ndeshjen e sotme.

Sytë, mendjet dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve janë tashmë në Dortmund, aty ku prej orës 21:00 Shqipëria e Sylvinhos do të nisë rrugëtimin në Kampionatin Europian, kompeticioin më madhor futbollistik në kontinent, aty ku kuqezinjtë përfaqësohen për herë të dytë në histori. 

Për sfidën e mbrëmjes trajneri Brazilian ka ende dilema mbi skemën dhe formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, diçka që e pranoi edhe vetë në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes.

Dilema e parë lidhet me rreshtimin, pasi krahas skemës 4-2-3-1 të zakonshme, trajneri Brazilian joshet edhe nga ajo 4-3-3, që do të sillte aktivizimin e një mesfushori më shumë dhe uljen në stol të një sulmuesi, për më shumë ekuilibër./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Asnjë fitore përballë tyre, çfarë thonë statistikat e ndeshjeve me Italinë

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Shqiperi Itali

GJERMANI- Përveç përballjes me një skuadër të madhe, siç është Italia, djemtë e kombetares kuqezi, sot duhet të thyejnë edhe statistikat, pasi në të gjitha përballjet që kanë pasur me axurrët nuk kanë arritur që të fitojnë.

Italia dhe Shqipëria do të përballen me njëra-tjetrën për të pestën herë në historinë e tyre. Në katër ndeshjet e mëparshme, të kaltrit kanë fituar gjithmonë. Përplasja direkte më e fundit është miqësorja e luajtur në “Air Albania” më 16 nëntor 2022.

Kombëtarja italiane fitoi 3-1 falë golave të Di Lorenzo dhe Griffo (dopietë). Goli i vetëm i Shqipërisë u realizua nga Ismajli. Në total, Italia ka shënuar 7 gola dhe ka pësuar 2 të tillë ndaj kuqezinjve.

Veç Italisë, Shqipëria përballet edhe me Spanjën dhe Kroacinë në Grupin B të Euro 2024.

Tashmë ka nisur numërimi mbrapsht dhe të gjithë kanë besimin se mund të bëjnë një paraqitje sa më dinjitoze në arenën europiane. Në konferencën për shtyp, trajneri Silvinjo tha se ekipi është përgatitur maksimalisht dhe me besojnë fort se mund të bëjë një paraqitje pozitive në Dortmund. Në krah të tij ishte dhe kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ndonëse i di mjaft mirë cilësitë e kundërshtarit të tij theksoi se kombëtarja shqiptare do të japë zemrën në fushë për të nisur mbarë këtë kompeticion. /ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Sot dita e madhe për Shqipërinë, si do të rreshtohen dy kombëtaret në fushën e lojës

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
itali shqiperi

GJERMANI- Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë, në “Signal Iduna Park”, të udhëhequr nga Sylvinho dhe stafi teknik. Tekniku në diskutim me Dorivën, Zabaletën, Bulkun dhe Salihin, ndërkohë që skuadra është ambientuar me terrenin ku këtë të shtunë do të përballet me 4 herë kampionët e Botës, aty ku në tribunat e stadiumit pritet të mbizotërojë ngjyra kuqezi, me tifozët që kanë vërshuar në Dortmund në mbështetje të kombëtares.

Trajneri ka provuar dhe disa vendosje taktike, ndërkohë që për sa i përket formacionit duke përjashtuar ndonjë surprizë të minutës së fundit, Shqipëria pritet të zbresë në fushë me modulin e zakonshëm, 4-3-3. Për portën Berisha është i avantazhuar ndaj Strakoshës, ndërkohë që në dyshen para “gardianit”, i sigurt është Gjimshiti, teksa ka një balotazh të fortë për shoqëruesin e tij mes Ajetit dhe Ismajlit.

Nuk ka risi nga krahët, me Mitaj dhe Hysajn të blinduar, ndërsa mesi i fushës pritet të jetë ai që luajti dhe në takimin e fundit me Azerbajxhanin, Asllani me Ramadanin dhe Bajrami para tyre. Për sa i përket treshes së sulmit, i paçmuar në qendër Broja, ndërsa nga krahët Asani dhe Seferi japin garancitë më të mëdha. Pritet të jetë kjo 11-shja që do të zbresë nga minuta e parë ndaj Italisë.

Në kampin e kaltër ndërkohë Spalletti është përpjekur të ruajë gjithçka për të surprizuar. Tekniku për këtë arsye ka preferuar të zhvillojë seancën e fundit në qendrën ku po stërvitet Italia dhe jo në stadiumin e ndeshjes, teksa në konferencë për shtyp nuk zbuloi nëse do të zbresë në fushë një skuadër të rreshtuar me mbrojtjen me tre apo mje katër.

Edhe mediat më prestigjioze në Itali në këtë situatë janë treguar të rezervuara, duke mos guxuar të hipotetizojnë e megjithatë ka disa që japin indicie, sipas tyre mbrojtja pritet të jetë me 4, me modulin 4-2-3-1. Para Donnarummës do të rreshtohen, Di Lorenzo, Mancini Bastoni e Dimarko.

Në mesfushë Barella është rikuperuar dhe do të jetë në qendër me Jorginhon, teksa i padiskutueshëm në majën e sulmit duket Scamacca, që do të mbështetet nga një treshe lojtarësh që e bëjnë Italinë të paparashikueshme, pikërisht Chiesa Fratessi dhe Pellegrini.

11 MUAJ ME PARE

“Ethet” e Kombëtares në “Euro 2024”, sa priten përftimet dhe bonuset pas çdo ndeshje

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Kombetarja shqiptare e futbollit

GJERMANI- Kombëtarja Shqiptare do të përballet me atë italiane në një ndeshje që pritet të sjellë emocione të forta.

Pavarësisht rezultatit dhe ecurisë që do të ketë në Grup, djemtë e Shqipërisë e kanë bërë tashmë historinë, duke u kualifikuar për herë të dytë, pas atij në Francë në vitin 2016.

Përveçse një rezultat i rëndësishëm nga pikëpamja sportive, një garë futbollistike madhore, siç është Kampionati Europian shoqërohet edhe me përfitime të rëndësishme të natyrës ekonomike.

Këtu përfshihen përfitimet direkte për Federatën Shqiptare të Futbollit, bonuset e mundshme për lojtarët, por edhe të ardhura shtesë për disa sektorë të veçantë të ekonomisë, të lidhur me zhvillimin e këtij evenimenti.

Të ardhurat që pritet të sigurojë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nga pjesëmarrja në këtë kompeticion janë të konsiderueshme për një vend si Shqipëria.

Sipas informacionit nga Federata Europiane e Futbollit (UEFA), pagesa fikse e pjesëmarrjes për secilën nga federatat pjesëmarrëse në Euro 2024 do të jetë 9.25 milionë euro.

Me kualifikimin për në Europian, kjo shumë është një e
ardhur e siguruar tashmë për FSHF.

Të ardhurat e tjera do të jenë në varësi të rezultateve sportive që do të sigurojë Kombëtarja.

Për çdo ndeshje të fituar në fazën e grupeve, ekipet do të përfitojnë 1 milion euro, ndërsa për çdo barazim do të marrin nga 500 mijë euro.

Në këtë mënyrë, e ardhura shtesë mund të arrijë deri në 3 milionë euro, në rast se Kombëtarja do të arrinte t’i fitonte të gjitha ndeshjet.

Kjo do ta çonte të ardhurën maksimale të mundshme nga faza e parë, në grupe, në 12.25 milionë euro.

Më tej, kualifikimi për fazën e ardhshme, atë të të gjashtëmbëdhjetave, do të shoqërohej me një bonus shtesë prej 1.5 milionë eurosh.

Pra, në rast se Kombëtarja kalon fazën e grupeve, FSHF do të përfitonte 10.75 milionë euro, plus të ardhurat nga fitoret ose barazimet e mundshme.

Në rastin më të mirë, pra, të arritjes së tre fitoreve, e ardhura nga faza në grupe do të arrinte në 13.75 milionë euro.

Duke pasur parasysh se në fazën e një të tetave do të kualifikohen 16 ekipe nga 24 pjesëmarrëse (dy vendet e para në çdo grup dhe katër vendet e treta më të mira) të paktën nga pikëpamja statistikore shanset për të vazhduar më tej janë të konsiderueshme.

Në rast se Kombëtarja do të arrinte të kualifikohej më tej për në çerekfinale, bonusi nga UEFA për këtë fazë do të ketë vlerën e 2.5 milionë eurove.

Kjo do ta çonte përfitimin total për FSHF në të paktën 13.25 milionë euro (pa përfshirë të ardhurat nga rezultatet në fazën e grupeve).

Në rast të arritjes në gjysmëfinale, bonusi i parashikuar nga UEFA ka vlerën e 4 milionë eurove. Kjo do ta çonte të ardhurën totale nga Europiani në të paktën 17.25 milionë euro, plus shtesat e mundshme nga rezultatet e arritura në fazën e grupeve.

Skuadra që do të fitojë Kampionatin Europian do të përfitojë një shpërblim prej 8 milionë eurosh, që e çon të ardhurën totale për ekipin fitues në të paktën 25.25 milionë euro, plus të ardhurat nga rezultatet në grupe (e ardhura maksimale do të arrinte në 28.25 milionë euro)

Ekipi që do të renditet i dyti do të marrë një shpërblim prej 5 milionë eurosh, që do ta çonte të ardhurën minimale nga arritja në finale në shumën e 22.25 milionë eurove (e ardhura maksimale llogaritet në 25.25 milionë euro).

Në fakt, të ardhurat maksimale të disponueshme do të jenë më të ulëta krahasuar me Euro 2020, kur ekipi fitues mund të përfitonte deri në 34 milionë euro. Në Euro 2024, shpërblimet e lidhura me rezultatet në secilën fazë do të jenë më të ulëta.

Natyrisht që Shqipëria nuk renditet mes ekipeve favorite për të shkuar deri në fazat e fundit të Kampionatit Europian, por, në rast se Kombëtarja do të befasojë me rezultatet e saj, të ardhurat do të ishin të mëdha dhe mund të përbënin një bazë për të rritur investimet në zhvillimin e futbollit në vend.

Kampionati Europian i Futbollit i vitit 2024 do të zhvillohet nga datat 14 qershor deri më 14 korrik në Gjermani.

Sipas shortit të hedhur më datë 2 dhjetor, Shqipëria bën pjesë në grupin B, së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë./Monitor 

11 MUAJ ME PARE

PAMJET E KUQEZINJVE/ Shqipet e ndezin Dortmundin, spektakël në rrugët e qytetit

EURO 2024/ Shqipëria bie përballë Italisë! Ndeshja mbyllet 2
Pamje nga festa

GJERMANI- Shqiptarët ndezin Dortmundin në Gjermani në këtë nisje të madhe të Kampionatit Europian. Tifozët kuqezi po festojnë në rrugët e qytetit me këngë patriotike, me valle shqiptare dhe me flamurin dy krenarë të hedhur në shpatulla. ZËRI ju sjell pamjet ekskluzive, nga festa e shqiptarëve./ZËRI



Poll

MOS HUMB