LIVE UPDATES

Skenë filmash në Kosovë- Përplasje me armë mes dy fiseve, 1 i vrarë dhë 5 të plagosur, viktima emër i njohur

➤Një përplasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e djeshme Prishtinën, ku ka mbetur i vrarë Premtim Gashi, i cili vetëm pak javë më parë kishte dalë nga burgu. ➤Ndërkohë që si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy fiseve, mbetën të plagosur në gjendje të rëndë edhe pesë persona të tjerë. Ata janë Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi. ➤Mediat në Kosovë raportojnë se të shtënat dyshohet se kanë qenë pasojë e konfliktit midis familjeve Sekiraqa dhe Capat. ➤Nga familja Capa, disa muaj më parë është plagosur një person. ➤Policia e Kosovës ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, duke shtuar kontrollet në vende të ndryshme.

3 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

Dy javë më parë u lirua nga burgu, kush është Premtim Gashi, viktima e përplasjes me armë në Kosovë. Poshtë trupit iu gjet kallashnikov

Skenë filmash në Kosovë- Përplasje me armë mes dy
Premtim Gashi

PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy fise, Sekiraqët dhe Capat, u përplasen me armë zjarri. Nga kjo përplasje mbeti i vdekur Premtim Gashi i familjes së “Capave”. Bëhet me dije se viktima ishte liruar me kusht nga burgu 2 javë më parë, pasi ishte dënuar për një plagosje që ndodhi në vitin 2023.

Poshtë trupit të viktimës, autoritetet e policisë në Kosovë kanë gjetur edhe një kallashnikov, të cilin dyshohet se e përdori gjatë përplasjes me armë.

Nga videot e postuara në rrjetet sociale, skena e sulmit duket si në filma, Premtim Gashi është i shtrirë përtokë dhe 3 persona e kanë rrethuar me armë zjarri.

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).

Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Skenë si në filma/ Momenti i përplasjes mes dy fiseve me ndikim në Kosovë, një viktim dhe disa të plagosur

Skenë filmash në Kosovë- Përplasje me armë mes dy
Pamje nga vendngjarja

PRISHTINË- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur dy fiset përplasen me armë zjarri në Prishtinë. Sipas videos së mëposhtme skena duket si në filma. Sipas mediave të Kosovës, raportohet se nga të shtënat ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 5 të tjerë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Mësohet se në këtë përplasje janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët, ku këtyre të fundit u ishte plagosur një anëtar disa muaj më parë.

I vrarë mësohet se ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave. Po ashtu bëhet e ditur se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).

Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Përplasje mes dy fiseve me ndikim në Kosovë, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Skenë filmash në Kosovë- Përplasje me armë mes dy
Viktima

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, në lagjen Aktash në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku ka pasur përplasje me armë zjarri mes dy fiseve.

Sipas mediave të Kosovës, raportohet se nga të shtënat ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Mësohet se në këtë përplasje janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët, ku këtyre të fundit u ishte plagosur një anëtar disa muaj më parë.

I vrarë mësohet se ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave. Po ashtu bëhet e ditur se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).

Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi./ZËRI 

Poll

MOS HUMB